Connect with Us

Studimet/ Virusi i ebolës po evoluon

Shëndeti

Studimet/ Virusi i ebolës po evoluon

Publikuar

-

Të dhënat gjenetike po fillojnë të na tregojnë sesi po evoluon virusi i ebolës që ka shkaktuar një epidemi në Afrikën Perëndimore.
Shkencëtarët kanë deshifruar gjithë katalogun e të dhënave gjenetike për 96 virusët e ebolës së marrë nga pacientë të infektuar më 2014, gjatë 4 muajve të parë të epidemisë. Rezultatet tregojnë se një tip i veçantë virusi është dominant mes pacientëve në Sierra Leone, gjë që sugjeron se dy tipet e mëparshme që dominuan gjatë epidemisë, janë shuar. Ky tip i tretë ka evoluar nga një mutacion i vetëm në katalogun gjenetik, ose gjenomin e virusit – tha Stephen Gire i universitetit të Harvardit dhe Institutit Broad in Kembrixh, Masaçusets. Ai ka paraqitur të dhënat përfundimtare më 14 shkurt në takimin vjetor të American Association for the Advancement of Science.
Virusi i veçantë përgjegjës për shpërthimin e epidemisë së ebolës në Afrikpën Perëndimore është ebolavirusi i Zairesë. Analizat e mëparshme tregojnë se virusi mund të zhvillojë mutacione që reduktojnë efektshmërinë e terapive eksperimentale me bazë ARN-të e shkurtra interferuese, tha Gire. Të dhënat më të shumta nga gjenome të tjera do t’u japin mundësi shkencëtarëve të zhvillojnë terapi më të mira, dhe më efektive.
Gire tha se disa qindra gjenome të tjera duhen kataloguar dhe të bëhen të disponueshme brenda muajit të ardhshëm. Të dhënat mblidhen dhe bëhen të qasshme për publikun në virological.org.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: