Life Style
Zbulohet çokollata që ju zvogëlon në moshë
Për të gjithë adhuruesit e çokollatave tani ka një tjetër lajm të mirë. Shkencëtarët kanë zbuluar çokollatën që do t’iu bëj të dukeni më të rinj. Duke përdorur antioksidant në copën e magjishme të çokollatës, shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit kanë bërë me dije se, kjo do ti bëjë 50-60 vjeçarët, të duken si 20-30 vjeçare. Hulumtimet klinike treguan se, vullnetarët të cilët kanë ngrënë çokollatë për katër javë patën më pak inflamacion në gjakun e tyre si dhe një rritje të furnizimit me gjak të indeve të lëkurës. Sipas shkencëtarëve, kjo çokollatë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në parandalimin e rrudhave.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania