Connect with Us

Pse gënjejnë njerëzit kur thonë se janë mirë e nuk janë!

Life Style

Pse gënjejnë njerëzit kur thonë se janë mirë e nuk janë!

Publikuar

-

Një qendër bamirësie ka ekzaminuar problemet dhe brengat e 2 mijë njerëzve duke vërejtur trendin e fshehjes së problemeve nga familja dhe miqtë duke u shtirë kinse janë mirë.

Rezultatet e ekzaminimit vërtetuan një prirje të njerëzve për t’i fshehur ndjenjat apo duke u munduar “ të mos i shfaqin dobësitë” nga frika e të qenit të gjykuar nga të tjerët.

Studimi tregoi se shumica e njerëzve që përballen me stres dhe brenga të cilat i hasin rregullisht, i fshehin problemet edhe nga njerëzit më të afërt për të mos ju bërë barrë.

Kur shtiren kinse janë mirë, mesatarja e britanikëve përballen me probleme serioze me shëndetin, financat apo stres të rritur duke e thënë frazën “Jam mirë” tetë herë në muaj kur në fakt nuk janë mirë.

Këtë studim e ka bërë “Beneath Health”, qendër mjekësore në bashkëpunim me qendrën e bamirësisë “Beating Bowel Cancer”.

U shfaq gjithashtu fakti se gjashtë në dhjetë njerëz pranojnë se “ shtiren se janë mirë” atëherë kur janë më së keqi ndërsa një e katërta prej tyre thanë se turpërohen të shfaqin dobësitë e tyre sepse frikësohen se do të gjykohen nga të tjerët.

Paul Keenan, kreu i “Benenden Health”, tha: “Duke u shtirë se jemi mirë shpesh paraqet qëndrimin tonë kur përballemi me brenga nga frika .Duam ta paraqesim veten si të fortë.

Por kur kjo gjë ndikon në shëndetin tonë ne duhet të hapemi dhe t’i shfaqim brengat tona dhe të kërkojmë ndihmën e duhur”.

“Kur flasim në fazat e hershme kur diçka na mundon sidomos kur ka të bëjë me shëndetin mund ta rrisë paqen e mendjes dhe ta zvogëlojë rritjen e problemeve. Ne nuk duhet të frikësohemi që të flasim për gjërat që na brengosin dhe të kërkojmë ndihmë kur jemi në vështirësi.”

Rezultatet treguan se 85% e njerëzve bëhen kinse janë mirë kur nuk në fakt nuk janë dhe kjo gjë paraqet një tipar të zakonshëm të britanikëve.

Dy e treta e tyre pranuan se janë shtirur që janë mirë në punë dhe katër në dhjetë njerëz kanë rrëfyer se i kanë fshehur shumë probleme në të kaluarën duke shpresuar se do të shuhen. Një e treta prej tyre deklaruan se nuk kanë me kë t’i qajnë hallet e tyre.

Gjysma e pjesëmarrësve kanë pranuar se i maskojnë dhimbjet nga të tjerët dhe i fshehin problemet shëndetësore nga partneri.

Mark Flannagan, shefi ekzekutiv i qendrës bamirëse tha “ “Është shqetësuese që njerëzit të mos flasin për problemet shëndetësore me të tjerët për shkak se sëmundjet e tyre janë temë tabu.

Mbi 90% të rasteve për shembull për personat e prekur nga kanceri në zorrë mund të trajtohen me sukses nëse është në fazë të hershme”.Të anketuarit thanë se edhe nga njerëzit më të dashur i fshehin problemet me të cilat përballen duke e bërë këtë çështje mjaft shqetësuese.

Aktualitet

Alzheimer/ Burrat apo gratë, cilët janë më të ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje

Publikuar

-

Prej kohësh sëmundja e Alzheimerit ka prekur shumicën e popullsisë botërore pa gjetur shkakun kryesor. Por së fundmi një studim ka zbuluar se gratë janë më të rrezikuara të vuajnë nga kjo semundje.

Sipas ekspertëve amerikanë cdo gjë ka të bëjë me trurin, lidhja që ekziston në disa pjesë të trurit, aty ku formohet proteina  përgjegjëse për pllakat të cilat grumbullohen së bashku me sëmundjen dhe në disa gjene.

Ato kanë analizuar me qindra rezonanca magnetike që i përkisnin burrave dhe grave. Ata hulumtuan shpërndarjen e proteinës tau e cila së bashku me proteinën amiloide mund të formojnë përbërje toksike të cilat vrasin qelizat cerebrale duke shkaktuar probleme me kujtesën.

Gratë kanë një lidhje më të mirë mes zonave të trurit ku formohet kjo protein, cka i bën gratë më të rriskuara nga shpërndarja e shpejtë e proteinës tau cka con në një degjenerim kognjitiv.

Një tjetër studim nxori në pah prezencën e disa gjeneve specifike tek gratë dhe burrat të cilat mund të jenë të lidhura me sëmundjen e Alzheimer.

Të dyja zbulimet mund të ndihmojnë mjekët për të ditur risqet me të cilat do të përballen por edhe sesi të gjejnë mjekimet e duhura për të ndihmuar pacientët.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ekspertët përhapin alarmin/ Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie në zhdukje

Publikuar

-

Për herë të parë, më shumë se 100 mijë specie janë në listën e kuqe të IUCN (Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), si të rrezikuara për tu zhdukur.

Këtë muaj u zbulua se më shumë se 9 mijë specie ishin shtuar në listë, duke e çuar totalin e këtyre gjallesave në 105 mijë e 732. Nga këto specie, më shumë se 28 mijë kafshë, pra gati 1 e treta e tyre. janë gati të zhdukura.

IUCN-ja, ka që në vitin 1964 që ruan statusin e kafshëve, inesekteve dhe bimëve në të gjithë botën. Këtë vit gjithsesi, aty ka më shumë kafshë se kurrë më parë. Drejtori i këtij institucioni, Dr. Grether Aguilar tha: “Me më shumë se 100 mijë gjallesa në listën e kuqe, konfirmohet fakti që njerëzit po e shfrytëzojnë në maksimim jetën e egër dhe gjallesat e egra. Duhet të zgjohemi dhe të kuptojmë që rujtja e diversitetit të natyrës është në interesin tonë, është shumë e rëndësishme që të arrijmë qëlliemt që i kemi vënë vetes.

Një nga gjallesat që i është shtuar listës është peshku që quhet “freshëater fish”, pra në shqip peshku i ujërave të ftohtë .

Ato gjenden në Japoni dhe Meksikë, por më shumë se gjysma e tyre në shtetin aziatik janë zhdukur, ndërkohë që në shtetin latin kanë mbetur vetëm 1 e treta e popullatës. Kjo vjen nga ndotja urbane dhe e agrikulturës, humbja e lumenjve me rrymë të ftohtë, peshkimi i pakontrolluar dhe shumë arsye të tjera. Një specialist i IUCN, William Darwell, për këtë lloj peshku që është drejt zhdukjes thotë: “Me 18 mijë peshq të këtij lloji të mbetur dhe me humbjen e tyre dramatike dhe të shpejtë në të gjithë botën, sidomos në Japoni dhe Meksikë, do të ketë pasoja të rënda për miliarda njerëz. Një ekosistem i tërë do të vujaë pasojat, ndërkohë që këto njerëz do të humbisnin një burim shumë të çmuar ushqimi dhe të ardhurash. Duhen marrë masa urgjentisht që ekosistemi ku ato jetojnë të ruhet dhe ti kthehet normalitetit.

Ndërkohë, 7 lloje të dnryshme primatësh janë afër zhdukjes totale, 6 prej të cilëve gjenden në Afrikën Perëndimore.

Prerja e pyjeve dhe gjuetia e paligjshme janë shkaku kryesor për humbjen e këytre popullatave. “Afrika Perëndimore është një nga zonat më të rëndësishem në botë, ku ruhen shunë specie, ndër to dhe primatët. Për ta ruajtur diversitetin e mrekullueshëm të primatëve në këtë regjion do të dojë krijimin e një zone të ruajtur, të menaxhuar më mrië se këto ekzistueset dhe që do t’i vlerësojë këto gjallesa më shumë se sa një burim ushqimi, apo ekoturizmi.“- shprehet Russ Mittermierier, një tjetër ekspert i intitutit IUCN.

Shtetet e ndryshme, bizneset dhe shoqëritë civile duhet të ndalojnë menjëherë shfrytëzimin, mbishfrytëzimin e natyrës dhe duhet të respektojnë komunitetet lokale të kafshëve apo njerëzve indigjenë, në mënyrë që e gjitha bota të ketë mundësinë e një jetese më të mirë. /Burimi:blitz.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fotot që nuk do humbasin kurrë në memorien tonë/ Njihuni me imazhet më të rëndësishme të historisë

Publikuar

-

Thonë se një foto vlen një mijë fjalë. Megjithatë, disa fotografi janë me vlerë të paktën një milion.

Edhe pse këto foto legjendare mund të njihen nga të gjithë, prapë ato vazhdojnë të na habisin sikur t’i shihnim për herë të parë.
Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme.
LEXO TE PLOTE