Connect with Us

Kanceri pulmonar,cfarë është dhe si ndikon ai

Life Style

Kanceri pulmonar,cfarë është dhe si ndikon ai

Publikuar

-

Madhësia:

Kontaktoni menjëherë mjekun nëse keni kollë kronike, vështirësi në frymëmarrje, gjak në pështymë, bronkit persistent ose infeksione të përsëritura respiratore, dhimbje gjoksi, humbje e pashpjegueshme në peshë apo lodhje, pasi të tilla shenja flasin qartë për kancerin pulmonar.

Me rritjen e duhan-pirjes kanceri pulmonar është rritur në mënyrë dramatike dhe pasi formohet ka tendencë të përhapet shumë shpejt, duke e bërë atë një ndër sëmundjet më të vështira në trajtim dhe me vdekshëri më të lartë. Kanceri pulmonar shpërndahet kryesisht në mëlçi, gjendrat mbiveshkore, kocka dhe në tru.

“Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 lëndë kimike, pjesa më e madhe e të cilave janë identifikuar si shkaktarë të kancerit. Një person që pi më shumë se një paketë në ditë ka një risk 20 – 25 herë më të lartë për të zhvilluar kancer pulmonar se një person që nuk ka pirë kurrë duhan”, – shprehet mjekja Radiologe, Arjeta Docaj.

Masa kryesore parandaluese ndaj kancerit pulmonar është ndërprerja e duhanpirjes. Kanceri pulmonar mbetet kanceri më i shpeshtë në femra dhe meshkuj në rang botëror.

Çfarë është kanceri pulmonar?

Kanceri pulmonar zhvillohet si pasojë e transformimit të qelizave normale dhe për  këtë shkak ato ndahen dhe proliferohen në mënyrë të pakontrolluar, duke formuar një masë apo tumor që diferencohen nga indi përreth nga i cili janë zhvilluar. Tumoret ndahen në beninje dhe malinje dhe sigurisht kur flasim për kancer i referohemi tumoreve malinje. Tumoret beninje rrezikohen dhe nuk shpërndahen në organet e tjera. Ndërkohë që tumoret malinje kanë rritje agresive dhe invadojnë organet e tjera të organizmit nëpërmjet kalimit të qelizave malinje në qarkullimin e gjakut apo në atë limfatik. Ky proces shpërndarje quhet metastazim. Duke qenë se kanceri pulmonar ka tendencë të përhapet e të metastazojë shumë shpejt pasi është formuar, e bën atë një nga sëmundjet më të vështira në trajtim dhe me vdekshmëri më të lartë.

Kanceri pulmonar ndahet në:

Kancer pulmonar me qeliza të vogla përbën 20% të të gjitha rasteve.

Kancer pulmonar me qeliza jo të vogla.

Kanceri pulmonar me qeliza jo të vogla ndahet në:

Adenocarcinome është tipi më i shpeshtë i kancerit pulmonar, përbën 30% – 40% të të gjithë rasteve. Një nëntip i adenokarcinomës është karcinoma bronkoalveolare,

Karcinoma Squamose përbën 30% të të gjithë rasteve.

Kanceri me qeliza të mëdha përben 10% të të gjithë rasteve.

Tumoret Karcinoide përbëjnë 1% të të gjithë rasteve.

Cilat mosha preken më shumë?

Kanceri pulmonar prek kryesisht moshat e rritura.  Rreth 70% e personave të diagnostikuar me kancer pulmoni janë mbi 65 vjeç, vetëm 3% janë nën 45 vjeç. Përpara viteve 1930 kanceri i pulmonit nuk ishte një sëmundje e shpeshtë, por me rritjen e duhanpirjes nga popullata sëmundshmëria u rrit në mënyrë dramatike. Në shumë vende të zhvilluara incidenca e sëmundjes është ulur në sajë të sensibilizmit të popullatës mbi efektet anësore të duhanpirjes. Por pavarësisht kësaj kanceri pulmonar mbetet kanceri më i shpeshtë në femra dhe meshkuj në rang botëror.

Cilat janë shkaqet e kancerit pulmonar:

Duhanpirja është shkaktari kryesor i kancerit pulmonar. Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 lëndë kimike, pjesa më e madhe e të cilave janë identifikuar si shkaktarë të kancerit. Një person që pi më shumë se një paketë në ditë ka një risk 20 – 25 herë më të lartë për të zhvilluar kancer pulmonar se një person që nuk ka pirë kurrë duhan. Risku ulet gradualisht me ndërprerje e duhanit. Rreth 15 vjet pas lënies së duhanit, risku për të zhvilluar kancer pulmonar bie në të njëjtin nivel me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë. Rreth 90 % e kancereve pulmonar janë pasojë e duhanpirjes. Risku i kancerit pulmonar është i lidhur me këto faktorë:

Numri i cigareve të pira

Mosha në të cilën individi ka filluar duhanpirjen

Kohëzgjatja e duhanpirjes (vitet)

Shkaqe të tjera të kancerit pulmonar janë:

Duhanpirja pasive.

Ndotja e ajrit nga mjetet e transportit, fabrikat etj

Ekspozimi ndaj asbestit rrit riskun e kancerit pulmonar. Kombinimi i ekspozimit ndaj asbestit me duhanpirjen e rrit riskun me 50 herë. Me ekspozizmin ndaj asbestit është e lidhur ngushtë dhe mesotelioma që është një tumor i pleurës.

Sëmundjet pulmonare, si Tuberkulozi apo sëmundja pulmonare obstruktive kronike, rrisin riskun e kancerit pulmonar.

Ekspozimi ndaj radonit është një tjetër faktor risku. Radoni është një gaz natyral radioaktiv i cili është një produkt i uranimuit.

Predispozicioni familjar. Studimet kanë treguar që kanceri pulmonar ka më shumë mundësi të zhvillohet në të afërmit e personave me kancer pulmonar (duhanpirës ose jo) sesa në popullsinë e përgjithshme.

Cilat janë simptomat dhe shenjat e kancerit pulmonar?

Asimptomatike (pa simptoma), 25 % e rasteve të kancerit pulmonar është gjetje rastësore në një grafi pulmoni apo në një skaner.

Shenja të tjera klinike jane:

kollë,

marrje fryme

dhimbje gjoksi

hemoptizi (kollë me rrema gjaku)

simptoma të lidhura me metastazimin e sëmundjes (shpërndarjen).

Kanceri pulmonar metastazon kryesisht në mëlçi, gjendrat mbiveshkore, kocka dhe në tru. Metastazimi në mëlçi dhe gjendrat mbiveshkore nuk shkakton simptomatikë. Metastazimi në kocka shkakton dhimbje kockash. Metastazimi në tru shkakton probleme vizive, dobësi në një anë të trupit ose epilepsi.

Kur duhet të kontaktojmë mjekun?

Individi duhet të drejtohet tek mjeku kur ka një kollë kronike, vështirësi në frymëmarrje, gjak në pështymë, bronkit persistent ose infeksione të përsëritura respiratore, dhimbje gjoksi, humbje e pashpjegueshme në peshë ose lodhje.

Si diagnostikohet kanceri pulmonar?

Anamnezë e sëmundjes dhe ekzaminim fizik

Grafi mushkërie është hapi i parë diagnostikues

Skaner pulmoni (CT). Rekomandohet që në personat duhanpirës mbi 55 vjeç të performohet një loë – dose CT çdo vit.

PET-CT, parimi i punsë është matja e aktivitetit metabolik të indeve. Përcakton nëse indi tumoral ka rritje aktive njëkohësisht ndihmon në determinimin e tipit të qelizave në një tumor të caktuar.

Shintigrafi kockore, në rastet kur ka dyshime për metastazim në kocka.

Citologji i pështymës

Bronkoskopi: ekzaminim i rrugëve të ajrit me bronkoskop.

Çfarë lloj trajtimi këshillohet?

Trajtimi bazohet në:

Kirurgji

Kimioterapi

Radioterapi

Vendimi se cila nga këto metoda do përzgjidhet për një individ të caktuar varet nga lokalizimi dhe shpërndarja e tumorit, si dhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Si në gjithë llojet e tjera të kancereve terapia mund të jetë kurative (heqje e tumorit) ose palliative (nuk ka qellim të kurojë sëmundjen, por të qetësojë dhimbjet e vuajtjen e pacientit).

Si mund të parandalohet?

Masa kryesore parandaluese ndaj kancerit pulmonar është ndërprerja e duhanpirjes. Për këtë në treg ka shumë produkte me bazë nikotine, si nikotinë spray, gum (camcakëzë) ose ngjitëse me nikotinë. Minimizimi i ekspozimit ndaj duhanpirjes pasive mund të jetë një masë efektive parandaluese. Aplikimi i low doze CT mund të ndihmojë në diagnostikimin e kancereve të vegjël në dimensione që mund të hiqen me kirurgji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: