Connect with Us

Si t’i shkrini lehtë e shpejt kaloritë?

Life Style

Si t’i shkrini lehtë e shpejt kaloritë?

Publikuar

-

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mundet të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol. Niveli i lartë i hormonit të stresit mundet ta ndryshojë mënyrën se si metabolizmi grumbullon dhjamin

Të gjithë kemi shokë dhe shoqe që mund të konsumojnë pothuajse gjithçka, e të mos shtojnë as një gramë të vetëm në peshë. Ju grimconi karotat turshi dhe selino, derisa ai ose ajo shërbehet me hamburgerin me plot majonezë. “Si ia del?”, pyeteni me shpresë se do të zbuloni informatat me vlerë, e ajo vetëm ul krahët dhe ju thotë: “Ide nuk kam, me sa duket thjesht kam një metabolizëm të shpejtë”. Të gjithë ne dimë se çfarë është metabolizmi, reagimet kimike, të cilat ndodhin në organizmin e gjallë për të na mbajtur në jetë. Kësaj radhe ju sjellim katër këshilla efikase si ta përshpejtoni metabolizmin.

Proteinat

Proteinat janë bazë në ndërtimin dhe pastrimin e muskujve. Sa më shumë muskuj të pastër të keni aq më shumë do të shkrini kaloritë. Do të ishte mirë që të përdorni 46 gramë proteina në ditë dhe jo në të njëjtën shujtë. Ja një shembull i një menyje të shëndetshme ditore:

Mëngjesi: 170 ml jogurt pa yndyrë, me fruta mali dhe kafe me qumësht pa yndyrë;

Dreka: Sallatë me spinaq me 60 gramë gjoks pule, 1/3 e gotës fasule të zier dhe pite, bukë;

Darka: perime të përziera në tigan me gjysmë lugë vaj (speca, bizele, lakër, karotë…) me 3/4 e gotës oriz të zier integral dhe 2 lugë badem.

Largojeni stresin

Është e pamundur të jetohet i mbrojtur dhe pa stres, por tensionimi konstant mundet të shkaktojë që gjëndrat e adrenalinës të sekretojnë shumë kortizol. Niveli i lartë i hormonit të stresit mundet ta ndryshojë mënyrën se si metabolizmi grumbullon dhjamin, duke i dërguar në stomak ku ngjiten për organet tuaja vitale.

Ushtroni

Vetëm 45 minuta ushtrime intensive mund t’ju ndihmojnë ta përshpejtoni metabolizmin tuaj, madje për 37% vetëm pas 14 orë ushtrime. Pas ushtrimeve të tilla keni nevojë për energji shtesë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme. Ushtrimet djegin kaloritë e në mënyrë që metabolizmi juaj të jetë aktiv edhe pas ushtrimeve, duhet të ushtroni së paku dy herë në javë nga 45 minuta ushtrime intensive.

Gjumi

Vetëm dy net me orar të çrregulluar të gjumit mund të kenë ndikim të madh në metabolizmin tuaj, duke shtuar nivelin e hormonit grelinë, e cili stimulon urinë dhe zvogëlon nivelin e hormonit septinë. Shtatë deri tetë orë gjumë janë masë e nevojshme, madje kjo çdo natë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: