Connect with Us

Ndryshimet e mëdha që priten të vijnë në Facebook

Life Style

Ndryshimet e mëdha që priten të vijnë në Facebook

Publikuar

-

Facebook njoftoi për disa veçori dhe përditësime në Konferencën e Zhvilluesve në San Francisko të mërkurën, ku u bë e ditur se gjëra të mëdha do të vijnë për përdoruesit e rrjetit social.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tregoi dy përditësime të mëdha në Facebook Messenger, vegla e kompanisë për biseda.

Përdoruesit tani do të jenë në gjendje që të dërgojnë fotografi në formatin GIF, këngë dhe ta integrojnë atë me aplikacione si ESPN dhe Weather Channel, transmeton Lajmi.net.

Përmirësime të tjera u bënë në luajtësin e videove të Facebook dhe aplikacionit të platformës për analiza. Facebook njoftoi gjithashtu edhe për fillimin e ‘Internet of Things’.

Kjo është e gjitha çfarë duhet të dini:

Ndoshta përditësimi më i madh që Zuckerberg e zbuloi gjatë kësaj konference ishte që Facebook Messenger do të bëhet një qendër masive e komunikimit, ku përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë më shumë se vetëm të flasin me të tjerët përmes tij.

Zhvilluesit tani mund të shtojnë një buton të Messenger-it në aplikacione të palës së tretë gjithashtu.

Në të ardhmen, një zhvillues do të jetë në gjendje që të shtojë një buton të Messenger-it për shembull në një faqe të filmave, kështu që kur një përdorues është duke e shikuar një film ai mund ta ndajë atë direkt me një shok në Facebook.

Facebook Messenger për biznes

Një tipar i rëndësishëm i platformës në rritje është Messenger Business, i cili do t’i lejojë përdoruesit të komunikojnë me tregtarë duke u dërguar atyre një mesazh të drejtpërdrejtë ose për të bërë një porosi apo për të kontrolluar informacionet e dërgesës së porosisë.

Njerëzit do të jenë në gjendje që të kenë biseda personale me kompanitë dhe do të jenë në gjendje që të bëjnë kërkesa, të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje të shpejta, tha kompania.

Videot sferike

Facebook kaloi disa momente duke folur për të ardhmen e videove në këtë faqe. Për të filluar, rrjeti social së shpejti do të mbështesë ‘videot sferike’ – videot 360 shkallë të cilat do të shfaqen në Newsfeed.

Videot do të ekzekutohen vetvetiu dhe do të bëhen me 24 kamera të rezolucionit të lartë, transmeton Lajmi.net. Këto video do të punojnë gjithashtu edhe me kufje të realitetit virtual, të tilla si Samsung Gear VR dhe natyrisht, kufjen në pronësi të Facebook, Oculus Rift.

Video të kopjueshme (Embed) dhe komente të rifreskuara

Facebook do të lansojë një plugin të ri i cili do t’i lejojë publikuesit të bëjnë video të kopjueshme (embed) nëpër gjithë Web-in. Kjo do të thotë se të gjitha videot e ngarkuara në Facebook tani do të mund të nguliten në faqe të tjera të internetit. Më herët, vetëm disa video mund të nguliteshin në faqe të tjera.

Facebook është duke e lansuar gjithashtu edhe një tjetër plugin për Komentet. Përdoruesit do të jenë në gjendje që të hynë në llogaritë e tyre dhe të komentojnë në një webfaqe, por tani mesazhi i tyre do të shihet edhe në historinë e Facebook, gjithashtu.

Analiza për aplikacione

Kompania prezantoi gjithashtu edhe një vegël të re të Analytics for Apps, vegël kjo e cila promovon një pult të të dhënave në mënyrë që zhvilluesit ta kuptojnë më mirë audiencën e tyre.

Interneti i gjërave (Internet of Things)

Facebook paraqiti një program për të mbështetur pajisjet për shtëpi që mund të lidhen në web, si garazhet e mençura dhe frigoriferët. Kompania do të hapë suitën e saj të ndërtimit të aplikacioneve për pajisjet shtëpiake që mund të lidhen në internet në mënyrë që ta mbështesë Internet of Things.

Internet of Things përfshin gjithçka nga termostatet e mençur dhe dyert e garazheve të mençura e deri tek brushat e dhëmbëve, raketat e tenisit dhe madje edhe shtratit tuaj. Kjo mbledhë të dhëna rreth modeleve tuaja të përdorimit dhe shprehive, dhe në mënyrë tipike lidhet me një aplikacion i cili ofron një reagim për të përmirësuar stilin e jetës tuaj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: