Connect with Us

Femrat e duan më shumë Apple Watch

Teknologji

Femrat e duan më shumë Apple Watch

Publikuar

-

Ka kaluar më shumë se një muaj që kur është lancuar ora e Apple, Apple Watch, ndërsa shifrat e shitjeve kanë treguar një raport të shëndetshëm. Ora e Apple ka bërë që dy gjinitë, meshkujt dhe femrat, të reagojnë ndryshe-ndryshe për produktin. Sipas një hulumtimi nga një kompani në Florida, “CrowdFlower”, opinionet në lidhje me Orën Apple kanë dallime të qarta gjinore. Kompania ka analizuar mbi 30,000 postime në Twitter në lidhje me Apple Watch. Hulumtimi thotë se femrat kanë mendime më pozitive për produktin e Apple në krahasim me meshkujt. 64 për qind e femrave kanë cicëruar pozitivisht për Apple Watch në krahasim me 53 për qind të meshkujve. Nga cicërimat e përgjithshme për Orën, rreth 70 për qind kanë ardhur nga meshkujt që është një tregues i qartë i stereotipit se “teknologjia është për meshkuj”. Përveç ndasisë gjinore, raporti thotë se shumica e ankesave nga përdoruesit kanë qenë në lidhje me vonesat në transport të produktit dhe për aplikacionet e dobëta të Apple Watch.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Apple në rrezik të hakimit përmes aplikacionit të postës elektronike

Publikuar

-

Nga

Një defekt në sistemin operativ celular të Apple mund të ketë lënë miliona përdorues iPhone dhe iPad të prekshëm nga hakerat. Kërkimet e publikuara nga ZecOps , një firmë e sigurisë celulare, thanë se një problem në aplikacionin Mail i bëri pajisjet të ndjeshme ndaj sulmeve të sofistikuara. Firma tha se kishte “besim të lartë” […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme/ Google bllokon 18 milionë email-e nga mashtruesit ekonomikë

Publikuar

-

Nga

Gjiganti i teknologjisë thotë se pandemia ka çuar në një shpërthim sulmesh mashtruesish në të cilat kriminelët përpiqen të mashtrojnë përdoruesit në zbulimin e të dhënave personale. Kompania tha se po bllokonte më shumë se 100 milion email të mashtruesve në ditë. Gjatë javës së kaluar, pothuajse një e pesta ishin emailë për mashtrim në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: