Connect with Us

10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

Fashion

10 mitet e modës që nuk duhet ti besoni

Publikuar

-

 

Miti: Disa nga veshjet duken mirë vetëm nëse jeni e gjatë dhe e dobët.

Realiteti: Nëse diçka nuk ju qëndron mirë, është për shkak se nuk ju bën madhësia apo thjeshtë ai stil nuk ju përshtatet. Të themi për një veshje të caktuar, si psh. pantallona të gjera, fustane të shkurtra e të tjera iu përshtaten mirë vetëm atyre të gjatave dhe të hollave, është një gjykim i padrejtë sepse nuk ka të bëjë fare me rrobat, por me atë se si ndjehet personi me trupin e tij. Shikoni, çdo trup është i ndryshëm, por jo edhe aq i ndryshëm saqë një palë pantallona të mos ngjajnë si pantallona, kështuqë mos e fajësoni trupin tuaj.

Miti: Printet e gjëra iu shkojnë për shtati atyre femrave me shtat të madh, ndërsa printet e vogla atyre me shtat të ulët.

Realiteti: Ky është vetëm një mit sikur miti 1, një print i mirë është me të vërtetë i mirë, pavarsisht se a qëndron në madhësinë 2 apo 20.

Miti: Merr aq sa paguan.

Realiteti: çmimi nuk është domosdoshmerisht një tregues i cilësisë. Kompanitë nuk janë përgjegjës për veshjet se a janë me të vërtetë me vlerë, ata thjeshtë ju furrnizojnë me diçka që jeni të gatshëm të paguani. Pra, varet nga ju se a e bëni dallimin mes asaj që ka vlerë dhe asaj që nuk ia vlen ta paguani. Së pari duhet të bëni dallimin mes asaj që është e lirë dhe asaj që është e shtrenjtë, qoftë ajo ndonjë rrobë, bizhuteri apo çantë. Pastaj, duhet ta edukoni veten që të njihni materialet me cilësi të lartë dhe ato me cilësi të ulët.

Miti: Syzet nuk janë tërheqëse.

Realiteti: Ju lutem! Syzet mund të jenë po aq tërheqëse sa ju dëshironi. Ato janë vetëm një lloj i aksesorëve- varet se si i kombinoni ato.

Miti: Duhet të shpenzoni shumë për fustanin e dasmës.

Realiteti: Sigurisht që është një ditë e veçantë dhe fustan i tillë dhe mund të bëni çka është më mirë, por ideja është që mos të shpenzoni shumë për diçka që nuk ju shërben edhe aq gjatë.

Miti: Duhet të përqëndroheni vetëm në një lloj veshje.

Realiteti: Nuk duhet të limitoni veten për të veshur vetëm një lloj garderobe, mund të kombinoni shumë gjëra që janë të këndshme për syrin tuaj, vetëm dalloni rastet dhe eventet ku shkoni.

Miti: Nëse dëshironi të keni një siluetë femërore, duhet të veshni korset për ngushtimin e belit.

Realiteti: Nuk është e thënë që të dukeni me bel të hollë me doemos të përdorni korset për të ngushtuar belin dhe për të vënë në pah linjat trupore, ju mund të përdorni kombinimin e ngjyrave për të krijuar iluzionin me linja trupore më dramatike dh eta theksoni belin me ndonjë xhaketë të hapur.fustan-mode-bel

Miti: Duhet të investoni në veshje klasike, jo ato që janë në mode.

Realiteti: Duhet të harxhoni në gjëra që ju pëlqejnë më së shumti dhe që do i vishni më tepër. Gjërat klasike janë gjithmonë aty, kështuqë keni nevojë për veshje trendi.

Miti: Duhet të tregoni lëkurën (nuditetin) ose lart ose poshtë. Duke treguar lëkurën në të dy vendet duket e pavlerë.

Realiteti: Gjërat e pavlerë kanë të bëjnë më tepër me mënyrën se si ju veproni, e jo me lëkurën që zgjidhni për ta treguar. Merrni si shembull Rihanna, fustani i saj në Awards 2014 tregoi tërë trupin e saj dhe ende ishte një nga veshjet më elegante dhe të sofistikuar që ka veshur ndonjëherë.modes-stil-biciklteta

Miti: Taket e larta janë më të sofistikuara se taket e ulta.

Realiteti: Shikoni rreth çdo dyqan këpucësh ku do gjeni këpucë me take të larta dhe do ta hiqni këtë mit. Vërtetë taket e larta ndryshojnë mënyrën e qëndrimit tuaj, por ju mund ta rregulloni drejtpeshimin pa u ngritur me lartësinë e takeve. Thjeshtë hidhni shpatullat mbrapa, mjekrrën lart, gjoksin te jashtë dhe kjo është e gjitha. Këtë mund ta bëni edhe këmbëzbathur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fashion

FOTOT- Modelja e famshme nuk ndalet/ Shfaqet më seksi se kurrë me bikini

Publikuar

-

Nga

Modelja e famshme Emily Ratajkowksi ka ndezur rrjetin teksa ka pozuar me rroba banjo duke treguar edhe një herë linjat e saj perfekte. Modelja ka publikuar këtë veshje që është pjesë e koleksionit më të ri të saj dhe duket tejet seksi teksa i reklamon ato. Bukuroshja duket se ka gati linjën e saj të […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Sfida më e re që po “pushton” Instagramin/ Si të ktheni jastëkun në fustan

Publikuar

-

Nga

Personazhet e njohur dhe kryesisht bloggeret kanë realizuar sfidën më të fundit të ‘Instagram-it’. Angelina Kotorri, Sarah Berisha janë disa nga bloggeret që e “përqafuan” menjëherë këtë sfidë. Të “veshësh” jastëkun e gjumit me një rrip në mes dhe çantën në krahë, është trendi më i fundit në rrjetet sociale. Me jastëkët shumëngjyrësh, gotat e […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

Ideali i bukurisë po ndryshon në vitin 2020/ Kopertinat e revistave të njohura e vërtetojnë këtë

Publikuar

-

Nga

Edicioni i shkurtit i  revistës Glamour u publikua me 11 kopertina. Gratë që më parë as nuk mund të ëndërronin të futeshin në kopertinën e parë të një reviste të modës disa vjet më parë, u bënë fytyrat e reja të  Glamour. Dhe guximi i tyre, tiparet unike dhe bukuria jo-moderne tani po pushtojnë rrjetet […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: