Shëndeti
Kakaoja ndihmon në uljen e presionit të gjakut
Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. Substancat intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, mbrojnë pra nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t’i japë po ashtu një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. Kakaoja përmban flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Por, natyrisht se duhet të keni kujdes që mos ta teproni me konsumimin e kakaos, pasi që mund t’i shkaktoni probleme të caktuara organizmit tuaj.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania