Connect with Us

Si ta largoni zbokthin

Shëndeti

Si ta largoni zbokthin

Publikuar

-

 

Zbokthi paraqitet për shkak të sëmundjes së lëkurës së kokës, Kjo shkakton kruarje, qërim dhe paraqitjen e ‘pikave të bardha’ të pakëndshme. Këtë problem mund ta largoni në shumë mënyra. Më së miri me ndihmë të natyrës.

Vaji i çajit është antiseptic natyral, i cili na ndihmon që ta largojmë zbokthin. E nevojshme është që në shampon tuaj të shtoni disa pika nga ky vaj dhe ta përdorni rregullisht. Gjithashtu, mund të përzieni një lugë të vajit të çajit me një filxhan të ujit të ngrohtë dhe të gjithë këtë ta fusni në shishe me llak. Pas larjes standard të flokëve, spërkateni kokën me këtë miks dhe masazhoni ngadalë më pas lëreni disa minuta të ndikojë dhe thani pastaj flokët.

Vaji i ullirit ndikon mirë në të gjithë organizmin, e kështu edhe në flokë. Ju duhet të nxeheni pak vaj të virgjër të ullirit. (Që të jetë i vakët). Masazhoni rrënjën dhe mbështilleni kokën me peshqir dhe kështu lëreni gjysmë ore. Pas kësaj, krihini flokët që të largoni lëkurën e vdekur dhe lajeni si zakonisht.

Rrënjët mund ti masazhoni me lëng limoni. Acidi i limonit duhet të largojë bakteret. Lëngun lëreni të ndikojë disa minuta, e pas kësaj flokët lajini me shampoo dhe regjenerator. Përsëriteni këtë tretman rregullisht dhe zbokthi me kohë do të largohet.

Aloe vera është njësoj e mirë për shumë sëmundje të lëkurës, dhe mund ta përdorni në luftën kundër zbokthit. Disa minuta para dushit vendosni lëngun e pastër apo gjelin aloe vera në kokë. Flokun lajeni me shampoo të lehtë. Procedurën përsëriteni dy herë në ditë derisa zbokthi të tërhiqet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

E ardhmja e pasigurt e fëmijëve/ Zbuloni çfarë paralajmërojnë studiuesit

Publikuar

-

Nga

Asnjë vend nuk i ofron një fëmije edhe mundësinë e një edukimi të shëndetshëm dhe një mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës dhe reklamat e dëmshme që inkurajojnë konsumin e ushqimit të shpejtë dhe pirjen nën moshë po i rrezikojnë fëmijët. […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Gjumi në orët e vona i dëmshëm për fëmijët nën 6 vjeç/ Rrezik për tu prekur nga obeziteti

Publikuar

-

Nga

Kohët e fundit është zhvilluar një stusim që lidhet me fjetjen vonë të fëmijëve nën moshën 6 vjeç dhe riskun për tu prekur nga obeziteti. Por jo për këtë arsye, nënat duhet të nxitojnë të vënë në gjumë fëmijët më herët. Sipas studimit ata duhet të përqëndrohen për të mbajtur një rutinë të rregullt kur […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Melanoma/ Shtetet me rrezikshmërinë më të lartë për tu prekur nga kjo sëmundje

Publikuar

-

Nga

Shtetet me normat më të larta të rasteve të melanomës të lidhura me rrezatimin ultravjollcë janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara në brigjet e Lindjes dhe Perëndimit, në Hawaii dhe në shtetet e bllokuara, sipas një studimi të botuar të hënën në Gazetën Ndërkombëtare të Kancerit. Melanoma është një nga kanceret me rritje […]

LEXO TE PLOTE