Connect with Us

Çfarë ndodh me trupin kur flemë?

Shëndeti

Çfarë ndodh me trupin kur flemë?

Publikuar

-

 

Gjumin e duam të gjithë. Na relakson dhe na bën të lumtur. Duam të flemë sa më shumë 8, 9, 10 orë…

E dimë se 8 orë gjumë janë të mjaftueshme, por nuk e dimë se çfarë ndodh me trupin gjatë kohës që flemë. Ja disa nga gjërat që i ndodhin trupit kur është ne gjendje gjumi, shkruan Cosmopolitan.

Lëvizjet

Para se të na zërë gjumi dhe pasi të na zë gjumi trupi ynë lëviz. Janë lëvizje të vogla motorike të cilat mund t’i vërejmë tek njerëzit që janë në gjumë. Këto lloj lëvizje janë të shkurta dhe të shpejta. Sa më të lodhur që të jemi aq më shumë na lëvizin gjymtyrët në gjumë.

Ju ulet temperatura e trupit

Gjate ditës trupi djeg kalori. Prandaj, gjatë gjumit e ul temperaturën për shkak se djeg më pak kalori. Për njeriun gjumi, është mekanizëm i mbijetesës.

Pastrohen toksinat

Gjumi e rinovon trupin dhe trurin. Tek njerëzit që nuk flenë mirë, nuk ka filtrim të trupit. Kjo shpjegon pse ata që nuk bëjnë gjumë të mirë, janë më nervozë dhe të stresuar.

I harroni informatat e panevojshme

Gjatë kohës kur flini i harroni informatat e panevojshme që merrni gjatë ditës. Cdo informatë që e thithni gjatë ditës e që është e panevojshme, do të harrohet kur jeni në gjumë.

Trupi paralizohet, por truri është edhe më aktiv

Truri i një njeriu që fle dhe ëndërron, është më aktiv se truri i një njeriu që është i zgjuar. Dr. Alon Y. Avidan, neurolog, thotë se gjatë gjumit njeriu është edhe më i mençur dhe mund të zbulojë gjëra të ndryshme.

Të gjitha qelizat riparohen

Të gjitha qelizat e trupit që janë të dëmtuara, riparohen gjatë gjumit. Nëse nuk bëni gjumë të mirë, procesi i riparimit të tyre jua çrregullon ditën. Kjo është arsye pse në ditën pas një gjumi të keq, ndiheni sikur të ju kenë rrahur.

Gjatë gjumit zgjohemi disa herë

Ndodh që gjatë gjumit të zgjohemi 5 deri në 15 herë në orë. Kjo ndodh sa herë i ndërrojmë fazat e gjumit, të cilat janë 4. Zgjimi ndodh aq shpejtë, sa ne nuk i mbajmë në mend asnjëherë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: