Connect with Us

Tavolina e ngrënies multifunksionale

Life Style

Tavolina e ngrënies multifunksionale

Publikuar

-

Për këdo që kërkon cilësi në dizajn dhe prodhim, çdo tavolinë ngrënieje nuk duhet të ketë vetëm këtë funksion. Dhe është pikërisht këtu që fillon kërkimi për një tavolinë perfekte ngrënieje. Informacioni është i domosdoshëm , në mënyrë që të merrni vendimin e duhur për tavolinën tuaj perfekte, kështu që duhet të dish cfarë kërkon përpara se të kërkosh të gjesh. Realisht ka shumë dizajne gjë që e bëjnë zgjedhjen akoma më të vëshirë… por ne me profesionalizmin tonë ju ofrojmë 5 modelet më të mira:   1- Tavolina e parë në listën tonë vjen e projektuar nga dizajneri gjerman Draenert. Ajo është një tavolinë multifunksionale , prej mobiljeje në të cilën të tërheq më së shumti mesi i saj i cili krijon një hapësire metalike. Një gjë e tillë përdoret për të vënë ushqimin direkt nga kuzhina në të , për të ruajtur shampanjën apo për të vendosur servisin që do përdoret gjatë ngrënies. Kjo tavolinë mund të realizohet në gure natyral apo në MDF. Ky model tryeze ngrënieje është perfekte për një sallon modern. 2- Kjo tryezë vjen si dizajn dhe prodhim italian . Mund të luajmë me ngjyrat : te bardhën e të zezën por, gjithmonë me siperfaqen prej xhami. Këtu shohim shumë qartë kombinimin e dizajnit modern dhe atij klasik, pasi tryeza ka nje srukturë prej druri të bardhë e të zezë, mbuluar me xhamin bashkekohor të bardhë ose të zi. Pra nje miksim i klasikes së brëndshmi me modernen në pjesën e jashtme.   3- Vazhdojmë akoma në një krijim italian me linjat e pastra dhe me bukurine « pa kohë ». Kjo tryezë është për së gjati dhe ka në vetvete një kombimin të metalit, drurit dhe qelqit për një rezultat të mahnitshëm. Ajo ka dy variante për sipërfaqe : ose me dru arrë ose me xham kristali të llakuar, ndërkohë që baza mund të bëhet me një nga keto katër materiale : inoks të llakuar e rafinuar në ngjyrë të bardhë, gri të errët apo me dru arre. 4- Kjo tryezë e projektuar nga dizajner Crate & Barrel në stil amerikan, duket sikur të sjellë një pjesë të vogël të natyrës dhe transmeton qetësi në sallën e ngrënies. Kombinimi bashkohorë i drurit të thjeshtë natyral e të rënde, me sa duket është ajo cka disa dëshirojnë : një tryezë mbresëlënëse e të vecantë ngrënieje në shtëpinë e tyre. 5- Desajneri i njohur amerikan Thos Moser donte këtë tavolinë në menyrë që ky dizajn I mahnitshëm të krijonte eksperiencën e një darke perfekte e mbresëlënëse. Sipas tij dëshira dhe detyra e cdo dizajneri është të krijojë një produkt absolutisht të balancuar si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, në mënyrë që secili të shijojë jo vetem ushqimin po edhe rehatinë që ofron kjo tryezë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: