Connect with Us

Dieta Dukan, për të humbur peshë shpejt!

Shëndeti

Dieta Dukan, për të humbur peshë shpejt!

Publikuar

-

 

Dieta Dukan është krijuar nga doktori francez Pierre Dukan, i cili la neurologjinë për dietologjinë këtu e 10 vite më parë. Ai e ka publikuar librin e tij me këtë dietë dobësimi disa vite më parë, por shitjet janë rritur në mënyrë drastike, menjëherë pas aplikimit të teorisë së tij të dobësimit nga këngëtarja e njohur J. Lopez si dhe nga princesha e Britanisë së Madhe përpara dasmës së saj.   Pretendimet e dr. Dukanit: Dobësim i shpejtë, duke ngrënë ‘sa të duash’ dhe nuk i fiton kurrë kilogramët mbrapsht (vetëm nëse ndjek rregullat e tij në mënyrë të përpiktë pa asnjë tolerim).   Kjo dietë është e ndarë në 4 faza. Faza e parë është ajo më agresivja ku mund të konsumosh vetëm ushqime proteinike dhe vetëm 3 lugë tërshërë. Në këtë fazë pretendohet rënia drastike në peshë. Faza e dytë është ajo e rënies 1 kg në javë për të arritur “peshën e vërtetë” duke konsumuar vetëm proteina dhe disa zarzavate pa amidon. Faza e trete është faza e konsolidimit ku duhen 10 ditë për çdo kilogram të rrëzuar dhe faza e fundit është faza e mbajtjes ku çdo të enjte, gjithherë në vazhdim, duhet të mbash regjimin e fazës së parë. Sa qëndrojnë pretendimet e dr. Dukanit për teorinë e tij? Pretendim 1: Njeriu është karnivor, i ndërtuar për të ngrënë sasi të pakufizuara mishi, peshku dhe pule Po, miliona vite më parë, njeriu ka qenë gjahtar, por në ato kohë jetëgjatësia e njeriut ka qenë 30 vjeç! Përveç se gjahtar, njeriu ka qenë dhe grumbullues i bimëve. Studime shkencore tregojnë mjaft qartë se njeriu gëzon shëndet më të mirë nëse dieta e tij përmban sasi të ulët proteinash shtazore dhe është e pasur në ushqime bimore me pak përpunim.   Pretendimi 2: Mund të hash sa te duash Duke kufizuar ne kete nivel karbohidratet dhe yndyrën pa diskutim që mund te hash sa të duash dhe përsëri vështirë se do të arrish kalorazhin ditor që djeg trupi. Duke ngrënë vetëm ushqime proteinike pa yndyrë, pikë së pari do të mërzitet ushqimi (deri në neveri), së dyti proteinat kanë efekt ngopës dhe së treti ushqimet proteinike kërkojnë më shumë energji për t’u asimiluar. Proteinat largojnë një sasi të konsiderueshme të ujit nga trupi duke dhënë rezultate entuziaste mbi peshore. Problemi është se ushqimet shtazore përmbajnë një sasi yndyrash të ngopura dhe kolesteroli. Përveç kësaj, një dietë e tillë do pasohet nga kapsllëku dhe këputje për shkak të mungesës së karbohidrateve dhe fibrave bimore.   Pretendimi 3: Humb 0,5-1kg në ditë, javën e parë Është e pamundur të humbasësh 1kg dhjam në ditë, por mund të humbësh muskuj dhe ujë 1kg në ditë!   Pretendimi 4: Disa fruta ndalohen Frutat janë burim i çmuar antioksidantesh dhe vitaminash dhe duhet të jenë patjetër pjesë e pandarë e menysë ditore. Bananet, qershitë, etj, ndalohen në dietën Dukan. Në fakt, 1 mollë e cila lejohet ka të njëjtën sasi sheqeri me gjysmë banane. E gjithë çështja është te sasia e kalorive. Meqenëse Dukan fsheh reduktimin e ushqimit pas sasisë së kënaqshme, pa dyshim që do zgjedh fruta me sa më pak sheqer që të ngopet syri!   Pretendim 5: Karbohidratet duhet të kufizohen, pothuajse të eliminohen Nëse i hedhim një sy dietës mesdhetare, do të shohim se ajo është mjaft e pasur në karbohidrate, madje edhe në yndyrë, dhe në fakt popujt që e kanë ndjekur kanë jetuar më gjatë, më elegant, dhe për më tepër s’kanë vuajtur nga kapsllëku! Është e vërtetë që një pjesë e mirë e karbohidrateve duhen eliminuar nga dieta dhe këto janë kryesisht mielli i bardhë dhe sheqeri. Por frutat, drithërat, fasulet dhe zarzavatet janë ushqime të çmuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Ndikon në sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet/ Përfitimet e jashtëzakonshme të vajit të farës së zezë

Publikuar

-

Nga

Vaji i farës së zezë është i njohur për përfitime të shumta shëndetësore.Vaji i farës së zezë (Nigela Sativa) ka një përdorim të gjerë rreth 2500 vjeçar dhe gjurmët e përdorimit të tij janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Përmirësimi i cilësisë së ajrit/ Ulja e rrezikut të sëmundjeve të ndryshme

Publikuar

-

Nga

Përmirësimi i cilësisë së ajrit ka qenë e vetmja e mirë që ka sjellë Coronavirus dhe duhet të mbahet përmes çdo strategjie daljeje. Historitë e jetës së egër që kthehen në hapësirat e mëparshme të pabanueshme dhe dioksidi i azotit i cili është ulur deri në 60 përqind në disa qytete kanë siguruar një lehtësim […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Eksperimenti më i ri i studiuesve/ Vitamina D ul rrezikun e infektimit nga Covid-19?

Publikuar

-

Nga

Vitamina D është objektivi i fundit për studiuesit që hetojnë opsionet e trajtimit të koronavirusit . Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që vitamina, e cila vjen kryesisht nga ekspozimi në diell dhe është thelbësor për një sistem të shëndetshëm imunitar, mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër infeksioneve të tjera të frymëmarrjes. Tani, studiuesit spanjoll kanë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: