Connect with Us

Apple fillon shpërndarjen e ftesave për evenimentin e 9 shtatorit

Teknologji

Apple fillon shpërndarjen e ftesave për evenimentin e 9 shtatorit

Publikuar

-

Nëse ende nuk e dinit, po ju themi që Apple do të prezantojë smartfonin e saj të ardhshëm, iPhone 6S në një eveniment që do të mbajë në datën 9 shtator, si tradicionalisht Së fundmi Apple ka filluar shpërndarjen e ftesave për këtë event të cilat nxjerrin në pah më shumë informacione rreth tij. Ky event do të mbahet në datën 9 shtator në orën 10am në sallën gjigande Bill Graham Auditorium në San Francisco. Përkrah iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, një produkt tjetër që është përmendur se do të debutojë gjatë këtij eventi është dhe një iPad i ri. Nuk dihet nëse do të debutojë një iPhone 6C apo jo. Ky lançim i smartfonëve të rinj do të shoqërohet nga sistemi i ri operativ iOS 9 cili ka disa muaj që është në fazë testimi. Orët e fundit kanë qarkulluar online disa imazhe të kamerës kryesore 12 megapiksel dhe kamerës frontale të pajisur me flash, një risi kjo në smartfonët e sotëm. Një tjetër element i rëndësishëm padyshim do të jetë dhe teknologjia ForceTouch e cila debutoi si fillim në muajin prill me Apple Watch. Ftesa është shoqëruar nga mbishkrimi ‘Hey Siri, give us a hint’.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Apple në rrezik të hakimit përmes aplikacionit të postës elektronike

Publikuar

-

Nga

Një defekt në sistemin operativ celular të Apple mund të ketë lënë miliona përdorues iPhone dhe iPad të prekshëm nga hakerat. Kërkimet e publikuara nga ZecOps , një firmë e sigurisë celulare, thanë se një problem në aplikacionin Mail i bëri pajisjet të ndjeshme ndaj sulmeve të sofistikuara. Firma tha se kishte “besim të lartë” […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Përfitojnë nga gjendja e jashtëzakonshme/ Google bllokon 18 milionë email-e nga mashtruesit ekonomikë

Publikuar

-

Nga

Gjiganti i teknologjisë thotë se pandemia ka çuar në një shpërthim sulmesh mashtruesish në të cilat kriminelët përpiqen të mashtrojnë përdoruesit në zbulimin e të dhënave personale. Kompania tha se po bllokonte më shumë se 100 milion email të mashtruesve në ditë. Gjatë javës së kaluar, pothuajse një e pesta ishin emailë për mashtrim në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: