Connect with Us

Plan dixhital për shpëtimin e vendeve antike nga ISIS

Kultura

Plan dixhital për shpëtimin e vendeve antike nga ISIS

Publikuar

-

Arkeologët nga universiteti i Harvardit dhe Oxfordit janë duke planifikuar që japin kamera të cilat mundësojnë imazhe 3D, të cilat do t’i shpërndajnë nëpër gjithë Lindjen e Mesme, me qëllim që të ruajnë vendet antike dhe artefaktet, të cilat po rrezikohen të shkatërrohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Mijëra banorëve do t’u kërkohet që të incizojnë video me kamera të lira 3D dhe më pas ato imazhe do të përdoren në një projekt të Institutit të Arkeologjisë Dixhitale.

Imazhet do të ngarkohen automatikisht në databazë dhe më pas ekspertët do të përdorin teknologjinë 3D për të krijuar kopje të ndërtesave dhe objekteve të ndërtuara.

Lajmi për këtë projekt i cili do të kushtojë 3 milionë dollarë vjen vetëm pak ditë pasi militantët e Shtetit Islamik shkatërruan një tempull 2 mijë vjeçar në Palmira të Sirisë.

Sipas Drejtorit të Institutit të Arkeologjisë Dixhitale, Roger Michel thotë se “me dokumentimin në fushën dixhitale të së kaluarës sonë, bëhet e mundur që ajo të qëndrojë përgjithmonë, pavarësisht vandalëve dhe terroristëve”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kultura

“Manifest i artit të ri shqiptar të pavarur”/ Shfaqje magjepsëse në qytetin antik

Publikuar

-

Nga

Mund të flitet, pa hezitim, për një «manifest të artit të ri shqiptar të pavarur». Kaq e veçantë dhe kërkuar, por në të njejtën kohe naive (kuptimi më i bukur i fjalës), është ajo çka u vu në skene në Vlorë, në Parkun Arkeologjik të Orikut, mes ullinjve dhe mermerëve të qytetit antik. Nën krahët […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kultura

“Duhet fshirë në gjenezë nga tullat”/ Kastro Zizo reagon ashpër për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e ka krahasuar teatrin me një bordello. Kastro Zizo ka treguar se nuk është aspak dakort me protestat që po bëhen pasi sipas tij duhet fshirë deri në gjenezë. Statusi i plotë i Kastro Zizos […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kultura

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Nga

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro. Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: