Connect with Us

Shkencëtarët arrijnë të krijojnë veshkë funksionale të rritur në laborator

Kuriozitete

Shkencëtarët arrijnë të krijojnë veshkë funksionale të rritur në laborator

Publikuar

-

Shkencëtarët thonë se janë një hap larg arritjes për të rritur veshka plotësisht funksionale nga qelizat staminale në laborator, pas disa testeve befasuese në kafshë. Ata përdorën minjtë si inkubator për rritjen e indeve embrionale. Edhe pse ka ende kohë për ta provuar këtë në njerëz, hulumtimi ndihmon që shkencëtarët të ecin drejt arritjes së qëllimit përfundimtar për të krijuar organe për njerëzit, thonë ekspertët. Veshkat ishin gjeneruar nga qelizat staminale dhe ishin testuar për herë të parë në derra. Hulumtuesit kohët e fundit kanë arritur sukses në rritjen e veshkave funksionale nga qelizat embrionale të njeriut, por këto veshka nuk ishin në gjendje që të rriteshin në madhësi të plotë për shkak që ato nuk kishin rrugë për të sekretuar urinën, duke rezultuar në një gjendje të quajtur ‘hidroneprozë’. Për ta zgjidhur këtë problem, hulumtues nga Japonia shtuan një rrugë të kullimit dhe një fshikëz të përshtatshme për të lidhur çdo gjë në fshikëzën ekzistuese të kafshës – një teknikë që ata e quajnë SWPU. Pas testimeve në kafshë, metoda funksionoi në minj madje edhe kur ishin kontrolluar tetë javë më vonë, kështu studiuesit e provuan atë në derra, që gjithashtu doli të jetë funksionale dhe shumë premtuese. Hapi tjetër i madh është që të kryhen hulumtime shumë të gjera për të parë efektet afatgjata që këto veshka i kanë në trup dhe më vonë të testohen edhe në njerëz

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: