Connect with Us

Lini një dritë ndezur gjatë seksit, sepse meshkujt…

Life Style

Lini një dritë ndezur gjatë seksit, sepse meshkujt…

Publikuar

-

Këto tri pika kyçe nuk kanë të bëjnë as me truket, këshillat apo kënaqësitë seksuale, madje as për rolin e udhëheqësit në krevat. Këto janë këshilla serioze për një marrëdhënie, madje nga ato që shumë femra i ndeshin çdo natë me partnerët e tyre, por kanë frikë t’i pranojnë. Dhe nëse ia plotëson dëshirën partnerit çdo natë, do të ndryshosh të gjithë jetën dinamike seksuale, madje intimiteti mund të shkojë deri në nivele shumë të larta kënaqësie, shkruan Blitz.

Lëre dritën ndezur

Ai do të të shohë. Të zhveshur. Plotësisht të zhveshur. Do të të admirojë çdo pjesë tënden dhe do të të vlerësojë për atë që je. Sa më shumë që shqetësohesh për të fshehur joperfeksionin tënd apo gjithçka mendon për të metat që ke, më shumë e largon veten nga ai dhe krijon pengesa në komunikimin seksual. Sigurisht, ka edhe raste kur të dy i doni dritat fikur, por mos harro se qëllimi nuk është të bëni dashuri në errësirë. Madje, kur ai të të thotë ‘je e bukur’, mos e tund kokën, por buzëqesh. Dhe besoji….

Jepi mesazhe të sinqerta dhe me zë

Të gjitha e dimë. Je e shqetësuar se si do të mendojë dhe nëse do të të kritikojë. Apo që do të thotë diçka që do ta prishë të gjithë ‘lojën’. Në fakt, ai ka për qëllim të dijë cila është e vërteta dhe nëse është që ai duhet të tregohet më i dashur, sërish duhet ta dijë këtë. Ai do të tregojë se mund të jetë më i dashur nëse ti do t’ia kërkosh këtë gjë, ndaj tregohu më e hapur dhe mos e ndrydh veten.

Nëse nuk ia tregon atij se çfarë të pëlqen të bëjë, si do ta dijë? P.sh., mund t’i thuash: “Jo, jo aty” ose, “unë do ta bëj atë nëse ti do të…” ose, “më pëlqen kur ti…” ose thjesht “pooooo”. A e ke menduar ndonjëherë se të gjitha këto sinjale ME ZË TË LARTË mund të jenë një pikë kthese e madhe në marrëdhënien tuaj?

Fokusi nuk duhet të jetë te ‘kulmi’ i tij

Shumë gra mendojnë se kënaqësia më e madhe e një mashkulli është ejakulimi dhe kaq. Në fakt, nuk është kështu. Janë dy gjëra që i kënaqin shumë meshkujt: të qëndrosh sipër: duke i dhënë atij mundësinë të vlerësojë bukurinë tënde, por edhe duke e ndihmuar atë se si të japë kënaqësi.

Në marrëdhëniet intime, nuk duhet të përqendrohesh te marrëdhënia mekanike më shumë se sa ta shijosh atë deri në fund. Mos mendo se këtu është fjala për të shkatërruar mitin (që ai të kujdeset më shumë dhe të marrë rolin e liderit), por mendo se destinacioni i fundit i udhëtimit duhet të jetë një kënaqësi e kompletuar, sepse kjo e bën atë të ndihet i talentuar, i vlerësuar dhe i suksesshëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nuk arrijnë dot t’i fshehin emocionet/ 4 fakte interesante që nuk i dinit rreth shenjës së Gaforres

Publikuar

-

Nga

Gaforret kanë tendëncën të analizojnë çdo situatë. Gaforret janë shumë kuriozë dhe duan të dinë çdo gjë rreth gjithçkaje. Kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm ata janë në agoni për orë, ditë apo edhe javë të tëra duke peshuar anët negative dhe pozitive të këtij vendimi. I frikësohen shumë refuzimit nga njerëzit që […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Manipulues dhe kokëfortë/ Tiparet më negative për çdo shenjë të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi Demi ka tendencën që ti bëjë gjërat në mënyrë shumë impulsive për shkak se edhe si natyrë është shumë impulsive. Nëse diçka nuk ka të bëjë me idenë e tyre atyre nuk u intereson aspak kjo gjë. Demi Ata janë shumë posesivë, materialist dhe dembelë. Ndonjëherë duhet forcë tu mësosh atyre rregullat pasi janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kursejnë aspak/ 3 faktet që nuk i dinit rreth shenjës së Demit

Publikuar

-

Nga

Një nga tiparet më të mira të Demit është se janë shumë të qetë. Në përgjithësi Demi është një nga shenjat më të qeta të zodiakut. Tokai  ndihmon ata që të qëndrojnë të qetë në situata stresuese. Nuk është  një shenjë dembele Ata punojnë shumë për të qenë në gjendje të jetojnë jetën me luksin […]

LEXO TE PLOTE