Connect with Us

Ja ushqimet që ju forcojnë kujtesën

Femra

Ja ushqimet që ju forcojnë kujtesën

Publikuar

-

Kujtesa që të jetë e shëndetshme është shumë e rëndësishme që të ketë një kujdes në lidhje me ushqimet që do të konsumohen.

Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.

Këto janë gjashtë produktet ushqimore që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj nëse dëshironi që të keni një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme:

Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes të qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.

Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë të trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 kanë efekt mbrojtës për trurin dhe rrisin aftësitë njohëse dhe kujtesën. Rritin rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.

Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alzajmerit. Për më tepër omega-3, ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru.

Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksidantësh, gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon  njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omëletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.

Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidues. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnë në rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira për trurin tuaj.

Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirësojnë funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alzhajmer dhe parkinson.

Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në uljen e zhvillimit të degjenerimit të trurit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Femra

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

Nga

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit. Hiq makeup-in para se të flesh […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

Nga

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre. Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: