Connect with Us

Kundër rënies së flokut

Femra

Kundër rënies së flokut

Publikuar

-

Rozmarina e 1 mijë virtyteve: një mjet efektiv kundër rënies së flokëve, por edhe një qetësues, anti-inflamator, antiseptik që ndihmon tretjen e ushqimit.

Zbuloni se si mund të përgatisni infuzionin me këtë bimë aromatike, se si mund ta përdorni atë dhe të gjitha përfitimet.

Ky infusion është i vlefshëm edhe për djemtë dhe për vajzat, si edhe për ata që kanë probleme të trashëguara, gjenetike, apo ndonjë çrregullim hormonal të lehtë, në rastin e vajzave. Infuzioni me rozmarinë është një zgjidhje e lehtë, ekonomike dhe natyrore.

Të gjitha përfitimet e rozmarinës

Rozmarina ka veti terapeutike mbresëlënëse dhe të dobishme. Është analgjezike, antioksidante, antiseptike dhe antibakteriale, shumë e dobishme për të ftohtit, kollën dhe temperaturën, antidepresant; anti-inflamator, funksionon edhe në lëndimet e muskujve, qetësues, duke vepruar në dhimbje koke, dhimbjet e dhëmbit, reumatizmës, antiviral, përdoret në rastet e diarresë apo gjakderdhje, ekspektorant, dezinfektues, ndihmon tretjen e ushqimit dhe pastrimin e mëlçisë. Rozmarina forcon kujtesën dhe shërben edhe si aromatirues për dhomën.

Rozmarinë për flokët

Të gjitha këto përfitime shëruese japin rezultate më të mira në flokë. Rozmarina rregullon zbokthin dhe i bën flokët me shkëlqim dhe më të bukur, duke ndihmuar edhe personat që kanë flokë me yndyrë.

Rozmarina gjithashtu vonon daljen e thinjave dhe zvogëlon humbjen e tepërt të flokëve, duke stimuluar rrënjët, duke rritur furnizimin me gjak të lëkurës. Në këtë mënyrë ndihmohet rritja e flokëve.

Si përgatitet maska me çaj rozmarine

Caji me rozmarinë mund të aplikohet në flokë, duke e lënë atë për 10-15 minuta. Për të përgatitur , hidhni ujë në një enë dhe vendoseni të valojë. Fikni sobën dhe shtoni një lugë çaji gjethe rozmarine për filxhan, mbulojeni me kapak dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta.

Filtrojeni çajin dhe pijeni atë të ngrohtë apo ta aplikoni në flokë, pasi të jetë ftohur. Nëse aplikohet në lëkurën e flokëve, ato do të kenë ngjyrë pak më të errët. Ata që kanë flokë të çelur, ose bjondë duhet të përgatisin një çaj më pak të koncentruar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Femra

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

Nga

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit. Hiq makeup-in para se të flesh […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

Nga

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre. Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: