Connect with Us

Këshilla të shpejta për të pasur thonj të fortë

Femra

Këshilla të shpejta për të pasur thonj të fortë

Publikuar

-

Thonjtë e dobët, të zverdhur dhe që këputen lehtësisht vijnë si rezultat i kequshqyerjes, problemeve shëndetësore dhe ndikimit të jashtëm .

Mund të mos jeni duke marrë sasi të mjaftueshme të vitaminave A dhe B, kalcium, hekur dhe zink. Problemet shëndetësore si anemia, reumatizma, problemet e qarkullimit të gjakut apo tiroidja ndikojnë po ashtu në dobësimin e thonjve.

Ja disa këshilla të shpejta që ju ndihmojnë nëse keni probleme të tilla.

Trajtim me vaj ulliri dhe limon: Bashkoni në një enë 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë lëng limoni të freskët. Më pas lani duart mirë dhe fshijini me napë pambuku. Më pas masazhojini derisa lëngu të penetrojë në lëkurë. Duhet ta përsëritni këtë veprim deri në dy deri në tre herë në javë. Uthull e bardhë rrushi, birrë dhe vaj ulliri: Kjo metodë është një ndër më të mirat për trajtimin e thonjve të dobët dhe të brishtë. Në një enë bashkoni nja një lugë gjelle përkatësisht me birrë, vaj ulliri dhe uthull të bardhë rrushi. Ngrohni në zjarr të avashtë tre përbërësit dhe pasi të ftohen, lyeni thonjtë dhe mbulojini me fasho. Mbajeni kështu gjatë gjithë natës.

Mjaltë, vezë, vaj ulliri dhe grurë i zier: Gruri duhet të zihet një natë më parë që të jetë gati për përdorim. Duhet të arrijë pak a shumë formën që na duhet kur bëjmë ashuren. Më pas merrni një lugë nga ai dhe bashkojeni me një lugë gjelle mjaltë , disa pikë vaj ulliri dhe të verdhën e vezës. Masën ruajeni në një vazo të vogël qelqi për 24 orë në errësirë. Më pas vendoseni mbi thua dhe mbajeni për disa orë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Femra

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

Nga

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit. Hiq makeup-in para se të flesh […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

Nga

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre. Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë […]

LEXO TE PLOTE

Femra

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

Nga

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: