Connect with Us

Disa fakte për sytë

Shëndeti

Disa fakte për sytë

Publikuar

-

Më poshtë do të njiheni me disa fakte për sytë: Secila pjesë e retinës së syrit pranon një gjysmë imazhi, truri e proceson dhe e formëson në një figurë të cilën jemi në gjendje ta shohim.

Truri mund të procesojë një figurë për më pak se 13 milisekonda.

Të gjithë europianët me sy të kaltër mund të kenë një paraardhës të përbashkët.

Të gjithë njerëzit, në origjinalitet kanë pasur sy të kaftë.

Mesatarja e bashkimit të syve për minut është 15-20 herë.

Nëse jeni largpamës, atëherë kokërdhoku i syve është më i shkurtër se normalja.

Lotët tuaj kanë përbërje të ndryshme, varësisht nga çfarë shkaktohen.

Sytë tuaj bëjnë lëvizje konstante të quajtura microsaçades, që t’i mbajë objektet në fokus.

Rezolucioni i një kamere të iPhone 6, është 8 megapiksel, ndërsa rezolucioni i syve është afër 576 megapiksel. /CityNews 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Ekskluzive-“Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh”/ Anila Kalleshi zbulon “sekretet” për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë

Publikuar

-

Nga

Anila Kalleshi është një nga dietologet më të mira dhe të famshme në Shqipëri. Historia e saj e suksesit është shumë frymëzuese për çdokënd që dëshiron të ketë një karrierë të suksesshme në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Ndër të tjera ajo është vlerësuar me çmime të ndryshme në eventet më të mëdha botërore që kanë lidhje me shëndetin. Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Anila ka rrëfyer sekretet dhe këshillat më të domosdoshme për kujdesin ndaj shëndetit.

Intervista e plotë:

1. Ju keni fituar shumë çmime të rëndësishme dhe jeni vlerësuar si një nga dietologet më të mira në Shqipëri. Cili nga këto çmime ka përmbushur qëllimin tuaj? Të thoni, po kjo është ajo që kam dashur gjithnjë?

Nuk ka qenë vetëm një çmim por disa që kanë përmbushur qëllimet e mia dhe kanë afirmuar karrierën time profesionale. Pra mund të përmend disa prej tyre: “ The name of Science” vlerēsuar në Lucerne të Zvicrës me motivacionin “A personal contribution of a candidate to scientific research, his/her personal achievements in the development of national science”, si dietologia më e mirë  në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë dhe “ The Rose of Paracelsus”, çmim mjaft i rëndësishëm ndërkombërar që jepet për praktikat më të mira mjekësore nga European Medocal Association me qendër në Bruksel . (The Rose of Paracelsus is an award that is given to those who have excelled in the field of public health, in the organization, implementation and modernization of care and health services in general). Çmimi i Sokrates gjithashtu është një çmim mjaft i rëndësishëm për mua, i marrë në Kanë, me një vlerë të jashtëzakonshme, pasuar më pas me çmime të tjera të marra në Amerikë dhe në shumë vende të Europës. 
Theksoj se përgjatë karrierës sime kam marrë shumë  çmime prestigjoze ndërkombëtare të cilat kanë qenë vendimtare në fillimin e një karriere ndërkombëtare në fushën e dietologjisë. 
Ndërsa po të më pyesni cili është çmimi që them “Po, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”, është padyshim titulli që më është propozuar në Dhjetor të 2019 në Oksford, nga “Unioni Akademik i Oksfordit” si “Profesore Nderi”. Një vlerësim i tillë nga akademikë të shquar ndërkombëtare, është një vlerësim tejet i madh dhe një nder për mua të jem pjesë e tyre.



2. Në qendrën tuaj keni patur shumë personazhe të njohur që falë ndihmës dhe përkujdesit tuaj kanë arritur peshën ideale. Cili ka qenë rasti më i vështirë për ju?

Shumë prej tyre kanë teka, janë të përkëdhelura dhe mendojnë që e gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Shpesh nuk janë të rregullt me seancat dhe nuk kanë vullnetin e duhur që t’i shkojnë deri në fund. Ka qenë një rast, nje personazh mjaft i njohur i skenes shqiptare ku gjatë periudhes se trajtimeve tek “AKC” hante çdo ditë akullore me pesë kupa. Ka shumë raste të tilla dhe gjithmonë mundohem që të kultivoj te ta një stil të shëndetshëm të të ushqyeri, pasi shpesh herë shikoj që abuzojnë me ushqimin.

3. Ku e gjen Anila të gjithë energjinë për të motivuar personat që vijnë në qendrën tuaj për t’u dobësuar pasi është shumë e vështirë të bindësh dikë të heqësh dorë  nga ajo që do më shumë për shembull ushqimi?

Pas gjithë këtyre viteve punë, i kam kushtuar një vëmendje të veçantë punës psikologjike te persona që kanë pasur nevojë të humbin kilogramët e tepërta. Pra kam pasur mundësinë të punoj me persona të cilët kanë pasur vullnet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës dhe jetën e tyre, si dhe me ato që në një farë mënyre kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre për shumë shkaqe. Sot janë në rrugën e duhur në sajë të trajtimeve në “AKC”, në sajë të vullnetit dhe përkushtimit të tyre, si dhe në sajë të punës së palodhur nga ana ime dhe stafit të “Anila Kalleshi Center” AKC.

4. Cili është 24 orëshi ideal sipas jush, si duhet të nisë,  vazhdojë dhe përfundojë dita?

24 orëshi ideal është një regjim i mirëbalancuar, nuk është një dietë por një regjim i mirëbalancuar i cili do të kishte të gjithë nutrientët dhe mikronutrientët e nevojshëm për organizmin. Trupi ynë është i programuar për të marrë të gjitha elementët që i japin energji, e mbajnë larg sëmundjeve, i rrisin sistemin imunitar si dhe të mbajnë çdo qelizë të trupit në funksion optimal. Dhe për të arritur këtë, duhet një regjim ushqimor i mirëbalancuar, i cili konsiston në marrjen e sasive të duhura të karbohidrateve, yndyrnave, proteinave por gjithashtu edhe të vitaminave, mineraleve, enzimave, fibrave dhe anti-oksidantëve. Një regjim ideal 24 orësh do të ishte ai që fillon me një zgjim të hershëm, i shoqëruar me një aktivitet fizik dhe nisjen e mëngjesit me një gotë uji me lëng limoni ose kanellë (të cilët janë perfekte për pastrimin e zorrëve).

Mëngjesi mund të jetë kos me drithëra dhe të kombinuara me fruta të thata. Antioksidantët që ato përmbajnë të mbajnë të ngopur gjatë dhe nuk e lejojnë trupin të kalojë në gjendje urie. Dreka është mirë të konsumohet në të njëjtin orar dhe të përmbajë sasi të balancuara karbohidrate/perime si dhe darka të përmbajë proteina/perime. Por gjithmonë duhet të kemi kujdes me sasitë e porcioneve si dhe me balancimin e tyre përgjatë ditës. Konsumi çdo ditë i lëngjeve të perimeve dhe frutave do të ishte një zgjidhje ideale për të marrë sasitë e duhura të lëngjeve që i nevojiten trupit. Sasia e ujit është ajo më e rëndësishmja, duhet konsumuar rreth 30 ml ujë për peshë trupore, duke i shtuar gradualisht sasi nëse personi merret me aktivitet fizik. Pra nëse merret me aktivitet fizik duhet të marri një sasi më të madhe të ujit, në mënyrë që të mos jetë i/e dehidratuar.



5. Cila është dieta më pak e “mundimshme” që do t’iu sugjeroje atyre që ndjekin dhe dëgjojnë me shumë vëmendje këshillat tuaja për mënyrën e të ushqyerit?

Dietat nuk janë shkop magjik, por janë një kombinim i shumë faktorëve: stil i shëndetshëm ushqyerje, aktivitet fizik, shumë vullnet dhe përkushtim. Pra “dieta perfekte” do të ishte një regjim ushqimor afatgjatë i kombinuar me aktivitet të rregullt fizik, i cili është çelësi kryesor për një jetë të shëndetshme dhe shëndet optimal. Mbani mend: Me shëndetin nuk ka kompromise! Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Intervistuar nga: Anxhelina Elezaj & Enxhi Rapo

LEXO TE PLOTE

Life Style

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur qani?

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht nëse shkaktohet nga parja e një filmi të trishtë, ribashkimet familjare, apo alergjitë,  e qara duket se u shërben shumë qëllimeve. Një lëng i kripur rrjedh nëpër sipërfaqen e syve tuaj, dhe në fund ju ndiheni më mirë. Ndërsa edhe kafshët e tjera kanë lotë, njerëzit janë kafshët e vetme, që mund të lotojnë për shkak të emocioneve.

Megjithatë Çarls Darvini, babai i evolucionit, shkruante dikur se e qara ishte “e paqëllimshme”. Gati 150 vjet më vonë, të qarat emocionale, janë ende një nga misteret më të mëdha të trupit tonë. Por ja çfarë dimë deri tani mbi to.

Llojet e lotëve

Lotët mund të duken njëlloj kur bie nga sytë. Në fakt Akademia Amerikane e Oftalmologjisë, dallon 3 lloje lotësh.

Lotët bazikë:Këto lloj lotësh ndodhen gjatë gjithë kohës në sytë tanë, duke i mbrojtur ato nga tharrja, teksa mbrojnë edhe kornenë. Këto lloj lotësh, i mbrojnë sytë nga të gjitha papastërtitë dhe mbeturinat. Sytë tanë, prodhojnë rreth 125-250 mililitra lot çdo ditë.

Lotët refleksivë:Këta dalin, kur sytë përballen me elementë irritues si tymi, pluhuri, apo era e qepës. Këto lotë mund të përmbajnë antitrupa shtesë, që ndihmojnë në luftimin e baktereve.

Lotët emocionalë:Ne i prodhojmë këto lotë, kur i kapërcejmë të gjitha llojet e emocioneve, duke nisur nga gëzimi dhe trishtimi, deri te frika dhe stresi. Disa shkencëtarë, besojnë se lotët emocionalë kanë hormone dhe protein, që nuk gjenden në llojet e tjera të lotëve.

“Përfitimet” nga të qarit

Ne e kuptojmë qëllimin fiziologjik të lotëve bazikë dhe atyre refleksivë. Por sado paradoksale mund të duket, nga e qara emocionale njeriu ka shumë përfitime. Ja cilat janë ato.

Fiton vëmendjen e të tjerëve:Foshnjat qajnë për të na njoftuar se kanë nevojë për diçka, duke bërë që njerëzit (nëna, babai, familjarët e tjerë) t’u kushtojnë vëmendje. E qara është mënyra e tyre për të thënë se janë të uritur, u flihet gjumë, se nuk ndihen rehat etj, kur nuk munden ende të flasin. Djemtë dhe vajzat qajnë thuajse njëlloj. Megjithëse kur rriten, gratë thuhet se kanë prirjen të qajnë më shumë se sa burrat.

Lehtëson stresin:Disa studiues, besojnë se të qarat zhdukin hormonet e stresit dhe substancat e tjera toksike, që mund të ndërtohen gjatë stresit. Frenimi i lotëve dhe i emocioneve, ka të ngjarë të jetë me kalimin e kohës një gjë jo e shëndetshme. Disa studime, thonë se frenimi i lotëve është i lidhur me një rrezik më të lartë të sëmundjeve të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut. Ndërkohë, studime të tjera tregojnë se njerëzit që vuajnë nga ulçera dhe koliti, kanë më pak të ngjarë të qajnë, sesa njerëzit që nuk vuajnë prej tyre. Një studim tjetër nga studiuesit e Universitetit të Kuinslendit në Australi, zbuloi se të qarët mund të ndihmojë në rregullimin e frymëmarrjes gjatë situatave stresuese.

Forcon lidhjet sociale:Studiuesit në Universitetin e Tel Avivit në Izrael, zbuluan se lotët rrëzojnë të gjithë barrierat mbrojtëse, dhe veprojnë si një shenjë e nënshtrimit, duke i afruar më shumë njerëzit. “Lotët nxisin ​​empatinë dhe dhembshurinë tek tjetri”- thotë Majkëll Trimbëll, një neurolog dhe ekspert mbi të qarin.

Manipulon të tjerët:Foshnjat mësojnë rreth moshës 9 muajshe, se përmes të qarit të tyre mund të detyrojnë të tjerët rrotull të bëjnë diçka për ta. Ky është fillimi i asaj, që disa ekspertë e quajnë e qara manipuluese. Disa njerëz, e vazhdojnë këtë lloj të qare edhe në moshën madhore. “Ne mësojmë që herët, se e qara e ka këtë efekt vërtet të fuqishëm tek njerëzit e tjerë”-tha për “Time” Xhonatan Rotenberg, profesor i psikologjisë në Universitetin e Floridas Jugore. 

“Ajo mund të neutralizojë shumë shpejt zemërimin. Kjo është arsyeja pse njerëzit qajnë shpesh gjatë zënkave kur ndihen fajtorë, dhe kur kërkojnë që të falen. Të rriturve u pëlqen të mendojnë se janë jashtë kësaj sjellje, por unë mendoj se sillen pak e shumë njëlloj”- thotë ai.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Life Style

Probleme në frymëmarrje dhe temperaturë/ Cigaret elektronike po shkaktojnë këtë sëmundje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Mjekët amerikanë po përhapin një “alarm” mes njerëzve që konsumojnë cigaret elektronike duke investiguar rreth 100 raste të një sëmundjeje misterioze të mushkërive e cila besohet të ketë lidhje me to.

Shumica e personave që janë sëmurur janë adoleshentë ose të rinj. Një numër i madh personash janë shtruar në spital ndërsa shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike dhe po mbahen në jetë me anë të aparaturave.

Simptomat e kësaj sëmundjeje misterioze përfshijnë probleme në frymëmarrje, dhimbje në gjoks, marrje fryme etj. Autoritetet shëndetësore thonë që ka pasur edhe raste të sëmurësh me temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre.

Cigaret elektronike po përdoren gjithnjë e më tepër me kalimin e viteve, edhe pse ka shumë pak studime që analizojnë efektet e tyre në terma afatgjatë.

 

LEXO TE PLOTE