Teknologji
Google përballë një krize të madhe, humbet 24 miliardë dollar brenda javës
Ditën e Hëne filiali Europian i Google u detyrua të kërkonte falje reklamuesve në Britani sepse reklamat e tyre u shfaqën në disa video të cilat promovonin terrorizmin në youtube.
Klientë Britanikë të profilit të lartë si Tesco, Mark dhe Spencer, The Guardian e madje edhe qeveria e këtij vendi tërhoqen fushatat reklamues nga Google.
Megjithatë kërkimi i faljes bëri shumë pak për të qetësuar ujërat. Ditën e Mërkure kriza preku Shtetet e Bashkuara ku Verizon dhe AT&T ishin dy gjigand të tjerë që u tërhoqën nga Google.
I gjithë ky episod jo vetëm që u përjetua rëndë nga kompania edhe nga të ardhurat e saj. Siç e shikoni edhe nga grafiku i paraqitur, vlera e tregut e kompanisë ra më 24 miliard dollar./CityNews
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania