Connect with Us

Pse është e vështirë të biesh në peshë?

Life Style

Pse është e vështirë të biesh në peshë?

Publikuar

-

Trupi ynë përbëhet nga masa e shëndoshë dhe ajo e dobët (muskujt). Një trup ku qelizat dhjamore janë të numërta do të ketë më shumë vështirësi të jetë në formë, krahasuar me fizikun ku janë më të pakta në numër.

Të humbësh peshë nuk do të thotë të humbësh kalori
Kur ndjekim një dietë, sidomos nëse bëhet fjalë për një regjim ‘drastik’, që na premton të humbim shumë kile në pak kohë, zakonisht çon në humbjen e lëngjeve, që rifitohen në shumë pak kohë pa prekur masën e dhjamit.

Për të djegur kaloritë më efikase janë ushtrimet fizike të shoqëruara me një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Dobësohesh me kokë
Ndjesia e urisë është mekanizmi me të cilin truri na bën të ditur se na ‘është harxhuar karburanti’ për të cilin ka nevojë të funksionojë. Dëshira për ushqime të caktuara, gjeneron nga sistemi limbik, qëndra e kënaqësisë e trurit tonë. Kjo ndodh sepse disa ushqime kanë fuqinë e ngushëllimit dhe kënaqësisë që plotëson nevojat tona për të mbijetuar. Për fat të keq të kesh kaq shumë ushqime të larmishme në dispozicon të stimulon edhe më shumë sistemin limbik dhe të hamë pa fund.

Çfarë duhet të bëjmë?
Si fillim, shmangni dietat që premtojnë mrekulli. Harrojeni se mund të humbisni 7 kg në 7 ditë. Një rezultat i mirë, është ajo i heqjes së një kilogrami në javë. Ajo që mund të bëjmë ne vetë, nëse duam të humbasim 4 apo 5 kile është të shmangim sheqernat e tepërta, si ëmbëlsirat dhe të heqim dorë nga alkooli dhe aperitivët. Përveç kësaj duhet të lëvizim më shumë, të paktën gjysëm ore aktivitet fizik në ditë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: