Connect with Us

Ja përse ju nuk mund të ndërprisni duhanin teksa pini alkool!

Kuriozitete

Ja përse ju nuk mund të ndërprisni duhanin teksa pini alkool!

Publikuar

-

Ka një shpjegim shkencor se pse ju nuk mund të ndaloni pirjen e duhanit teksa konsumoni alkool.

Sipas një studimi që u zhvillua në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 2009, Doktor John Dani dhe ekipi i tij botoi një eksperiment që studioi se si nikotina prekte kujtesën e minjve. Në thelb, nikotina sinjalizon kujtesën tuaj të bëjë një lidhje mes mjedisit që ju rrethon dhe pirjes së duhanit. Dr. Dani shpjegon :”Truri ynë normalisht  bën lidhje të caktuara mes gjërave që suportojnë ekzistencën tonë dhe indikatorëve mjedisorë në mënyrë që të bëjmë sjellje që çojnë në një jetë të suksesshme. Truri dërgon një sinjal shpërblimi kur veprojmë në një mënyrë që kontribuon në mirëqenien tonë.

Megjithatë, nikotina e komandon këtë proces të të mësuarit nënndërgjegjësues në tru, kështu që ne fillojmë të sillemi sikur pirja e duhanit është një veprim pozitiv “.Dozat e mëparshme të nikotinës që keni marrë ndikojnë në kujtesën tuaj për të pirë alkool. Pra, nëse pini duhan dhe pini alkool, herën tjetër që jeni duke pirë, ju kujtohet duhani dhe dëshironi që të filloni përsëri. Dani vazhdoi:”Ndryshimi i aktivitetit të trurit ishte thjesht mahnitës. Krahasuar me injektimet e salinës, nikotina forconte lidhjet neuronale – ndonjëherë deri në 200 % .

Ky forcim i lidhjeve nënkupton formimin e kujtesës së re. ” Megjithatë, ndikimet janë kimike, si dhe psikologjike. Më vete, nikotina dhe alkooli mund të rrisin dopaminën në gjakun tuaj. Dopamina është një neurotransmetitor i cili ju bën të ndiheni më mirë.

Ndërsa shpesh jetëshkurtër, kjo ndjenjë e adrenalines ose e lumturisë së përgjithshme mund t’ju bëjë të krijoni varësi.

Përfundimi është se së bashku, alkooli dhe nikotina bëjnë të kundërtën. Nëse vendosni të pini duhan gjatë kohës që konsumoni një pije, nivelet e dopaminës në trupin tuaj bien dhe ju mund të ndiheni të stresuar ose të pakënaqur.

Pa e kuptuar këtë, ju doni të rrisni nivelin e dopaminës prandaj merrni dhe një cigare tjetër. Kjo krijon një cikël vicioz dhe kjo është arsyeja pse ne shpesh nuk jemi të kënaqur me vetëm një cigare dhe përfundojmë duke pirë një paketë të tërë duhani teksa konsumojmë një pije në bar.Zgjidhja është e thjeshtë, por jo më e lehtë: mos pini duhan në radhë të parë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: