Connect with Us

Pse ndiheni sikur jeni të zënë gjatë gjithë kohës

Kuriozitete

Pse ndiheni sikur jeni të zënë gjatë gjithë kohës

Publikuar

-

Mospasja e orëve të mjaftueshme në ditë, ngjan si një problem me të cilin po përballet shumica prej nesh këto kohë, por ne fakt a jemi realisht aq të zënë apo thjesht ndjehemi të tillë? Hipotezat kryesore, sugjerojnë se shkak është ndryshimi në stilin e jetës dhe ajo orët shtesë të punës. Tek e fundit, shumë studime dhe raporte pohojnë se shumica prej nesh janë duke punuar më pak orë se dikur, dhe patur më shumë pushime…Atëherë, çfarë po ndodh?

Me pak fjalë, ndërsa nuk ka asnjë përgjigje përfundimtare mbi këtë çështje, mbështetja jonë e madhe tek teknologjia – si në jetën personale ashtu edhe atë profesionale – i bën gjërat të duken të ethshme, edhe kur s’duhet të jetë kështu. Një sasi e madhe informacioni (falë internetit), një sjellje “gjithmonë gati”, dhe mënyra se si smartfonët na mbajnë të lidhur me njëri-tjetrin gjatë tërë kohës, janë të gjitha arsyet pse nuk mund të relaksohemi sa na nevojitet, shkruan bota.al.

Përparimi i shpejtë i teknologjisë ka sjellë përfitime, por ka “shkaktuar edhe një mbingarkesë informacioni, duke mjegulluar kufijtë midis punës dhe kohës së lirë, dhe mundësuar një monitorim më të sofistikuar dhe mbikëqyrje të punonjësve”- sugjeron një raporti i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Pra, edhe kur ne nuk jemi duke punuar, ndjehemi sikur jemi në punë.

Vitin e kaluar, psikologia Ojfe Meklauglin nga Universiteti Xhejms Kuk në Singapor, publikoi një studim që e mbështet këtë ide. Ajo zbuloi se përdorimi i pajisjeve moderne si smartfonët, mund të bëjë në fakt që koha të duket sikur ecën më shpejt. “Është thuajse sikur jemi duke u përpjekur të imitojmë teknologjinë për të qenë më të shpejtë dhe efikasë”- thotë Meklauglin. “Duket sikur ka diçka në lidhje me vetë teknologjinë që na nxit të rrisin mekanizmin brenda nesh që mat kalimin e kohës”. Ndoshta një supërbollëk opsionesh mbi kohën e lirë ka gjithashtu efektin e vet, siç sugjerohet nga një studim i vitit 2003 në SHBA. Në thelb, ekzistojnë kaq shumë opsione të kohës së lirë – gjëra për të parë, vende për të shkuar, libra për të lexuar, filma për të ndjekur – saqë kjo na bën të ndjehemi sikur kemi më pak kohë të lirë, edhe nëse e kundërta është e vërtetë.

Kjo është e lidhur me paradoksin e zgjedhjes:ndërsa pasja e shumë mundësive duket diçka pozitive mirë, kjo në fakt mund të krijojë ankth. Një tjetër arsye e mundshme pse ndjehemi të zënë gjatë gjithë kohës, është se të jesh i zënë lidhet me suksesin dhe vetërealizimin në shumicën e shoqërive moderne. Për shkak të kësaj, ne kemi më shumë gjasa ta mbushim kohën tonë me përpjekjet për t’u treguar të tjerëve (dhe bindur veten) se jetët tona janë në rrugën e duhur, dhe se ne jemi duke bërë “më mirë” se ata që na rrethojnë.

Disa studime madje kanë treguar se ne preferojnë të jemi të zënë. Autori i librit “Menaxhimi i kohës” Toni Kreib, thotë se problemi me ndjesinë e të qënit shumë të zënë, qëndron tek ajo që ai e quan “bota jonë e pafundme”. Në thelb, shumë prej nesh janë zhendosur nga fushat apo fabrikat për t’u angazhuar për pak orë punë në javë duke kontrolluar e-mailet tona gjatë gjithë kohës. Kreib thotë se presioni për të përballuar një volum të pafundëm pune dhe një sasi të pafundme mundësish për të kaluar kohën e lire, na bën të ndjehemi më nën tension se kurrë më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: