Connect with Us

10 shprehje që tregojnë menjëherë vetëvlerësimin tuaj të ulët

Life Style

10 shprehje që tregojnë menjëherë vetëvlerësimin tuaj të ulët

Publikuar

-

Një person vë në dukje që moti është shumë i keq. Pastaj ata menjëherë kërkojnë falje sepse mendojnë se ju nuk doni të flisni për motin. Pastaj kur kërkojnë falje që folën për motin, akoma më të turpëruar, thonë që ata e bezdisin cdo njeri. Aty kuptohet menjëherë vetvlerësimi i ulët që kanë për veten.

Më poshtë po iu shkruajmë disa shprehje që tregojnë menjëherë tek të tjerët se keni shumë pak besim tek vetja.

Thoni “më fal” 100 herë në ditë
Sipas studimeve të Insitutit të Vetëvlerësimit, kjo shprehje do të thotë se keni probleme shumë të mëdha me vetëvlerësimin tuaj, gjë e cila e bën atë person të mendojë se nëse diçka nuk shkon mirë është gjithmonë faji i tyre.

Cfarë të bëni: Nëse e keni një problem të tillë, pas çdo incidenti që iu bën juve të kërkoni falje, analizoni situatën: me të vërtetë bëtë diçka mjaftueshëm të keqe për të kërkuar falje?

“Është thjesht fat”
Disa njerëz pasi kanë arritur një farë suksesi në jetë, përgjigjen me frazën “Ishte thjesht fati”. Ata pretendojnë se thjesht ishin me fat, duke harruar se sa janë munduar për ta arritur atë rezultat. Sipas kërkimeve, ky fenomen është quajtur vetëvlerësim irracional ose i pasinqertë.

Çfarë të bëni: Pranojeni që jeni të mirë. Kur dikush iu lavdëron mësoni të thoni “faleminderit” në vend që të nxirrni justifikime.

“Më shqetëson çfarë ata mendojnë për mua”
Sipas studiuesve nga Universiteti New Hampshire (USA), njerëzit me vetëvlerësim të ulët janë më të shqetësuar nga ajo çfarë njerëzit mund të thonë për të. Ata preferojnë të komunikojnë me njerëzit negativë dhe të papëlqyeshëm (edhe pse ata i trajtojnë keq) në vend që të argumentojnë me njerëz të vërtetë që dinë të vlerësojnë.

Çfarë të bëni: Në këtë rast, ju duhet të kuptoni se çdo njeri shqetësohet vetëm për veten e tij dhe asnjeri nuk mendon për ju. Mendoni që njerëzit negativë nuk ekzistojnë dhe largojini nga jeta juaj. Çdo gjë do të bëhet më e lehtë.

“Do të bëj një pushim”
Vetëvlerësimi i ulët nuk ka vetëm shqetësime në sjellje por edhe në shëndetin fizik, siç është lodhja e vazhdueshme dhe dëshira e ulët për të berë gjëra. Në këtë mënyrë, ai person thjesht do të shmangë problemet dhe shqetësimet.

Çfarë të bëni: Nëse mendoni se kjo gjendje iu përshkruan juve duhet menjëherë të flisni me një psikolog. Sëbshku mund të arrini të rifitoni veten dhe të bëni gjëra të mira për jetën tuaj.

“Nuk e di se çfarë të zgjedh”
Nëse vazhdimisht pyesni kamarierin në restorant për më shumë kohë pasi e keni të veshtirë të zgjidhni, atëherë duhet të mendoni për vetëvlerësimin tuaj. Njerëzit me vetëvlerësim të ulët nuk mund ta bëjnë shpejt një zgjedhje shumë të thjeshtë dhe shumë shpesh ndryshojnë mendje për gjërat që zgjedhin.

Çfarë të bëni: Mundohuni të kuptoni që jeta mund të jetë shumë më e thjeshtë dhe e lumtur. Vendimet e vogla nuk do ta ndryshojnë jetën tuaj, por do t’iu ruajnë kohë dhe nerva. Nëse nuk dini çfarë të zgjidhni në restorant, thjesht kërkoni një sallatë sa për fillim.

“Unë thjesht…”
Disa njerëz mundohen të mbrojnë gjatë gjithë kohës veten, madje edhe pa ndonjë arsye të fortë. Ata mund ta interpretojnë çdo fraze, madje edhe një kompliment, si një kritikë ose sulm ndaj tyre. Për ndonjë arsye, ata fillojnë të justifikojnë veten , duke filluar me përgjigjjen “Unë thjesht…”. Për shembull, dikush iu thotë “Dukesh shumë bukur!” ndërsa ju replikoni “Është thjesht fustani i motrës sime” sikur po e akuzoni për bukurinë e saj.

Çfarë të bëni: Ju duhet të kuptoni me qartësi se çfarë iu kanë thënë dhe të përgjigjeni në mënyrë korrekte. Me mirënjohje kur iu komplimentojnë, me shpjegime kur iu bëjnë një pyetje, por asnjëherë me justifikime.

Thoni fjalë poshtëruese për veten tuaj
Disa njerëz me vetëvlerësim të ulët vazhdimisht tallen me veten e tyre dhe përdorin fjalë poshtëruese kur flasdin për veten. Atyre u duket sikur çdo njeri mendon për gabimet e tyre gjatë gjithë kohës dhe mendojnë t’u paraprijnë mendimeve të tyre.

Çfarë të bëni: Nëse ju nuk e tërhiqni vëmendjen të gabimet tuaja, të tjerët as nuk do t’i vënë re fare.

“Ndoshta ka mundësi që të kem të drejtë, por nuk jam e sigurtë”
Përdorimi i vazhdueshëm i shprehjeve si; “ndoshta”, ‘nëse nuk jam gabim”, “pak a shumë”, “ka mundësi”, këto janë justifikime të njerëzve që hedhin poshtë atë që mendojnë.

Çfarë të bëni: Filloni t’i kontrolloni fjalët tuaja, kujtoni se mendimi i asnjë njeriu nuk mund të jetë 100% i vërtetë.

“Çdo njeri mendon kështu”
Të gjitha shprehjet si; “Çdo njeri vepron kështu”, ‘Shumica e njerëzve mendojnë njëlloj”, “Çdo njeri e do” janë shëmbuj të frikës së opinionit personal.

Çfarë të bëni: Kuptojeni se formimi i opinionit tuaj personal iu bën të keni një personalitet tuajin.

“Mendoj ndryshe, por po bie dakort”
Mund të keni parë shumë njerëz që bien dakort me opinionet e të tjerëve dhe preferojnë të mos argumentojnë opinionin e tyre. Kjo në fakt nuk është një sjellje e duhur.

Çfarë të bëni: Kuptojeni më në fund se të huajt nuk mund ta dinë çfarë është më e mirë për ju dhe çfarë opinion duhet të keni./CityNews

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: