Connect with Us

8 gjëra që iu bëjnë më të lumtur se sa një bashkëshort perfekt

Life Style

8 gjëra që iu bëjnë më të lumtur se sa një bashkëshort perfekt

Publikuar

-

Shumica e njerëzve janë të bindur se lumturia më e madhe është kur martohesh dhe kur bëni fëmijë. Por, në realitet ka disa gjëra të tjera që e shumëfishojnë lumturinë dhe i japin kuptim jetës suaj.

Më poshtë po iu tregojmë disa nga komponentët më të rëndësishëm të cilat janë shumë thelbësore, pavarësisht nëse keni një partnet perfekt dhe fëmijë shumë të mirë.

Mirëqenia fizike dhe mendore
Një trup i shëndetshëm do të thotë një shpirt i lumtur. Me shëndet të mirë, çdo vështirësi mund të kalohet dhe jeta është e mbushur me ngjyra të reja: jo dhimbje koke ose dhimbje muskujsh. Përpiquni të jeni të vëmendshëm për shëndetin tuaj dhe bëni ushtrime fizike për të qëndruar në formë.

Bëni punën që keni ëndëruar gjithmonë
Jo thjesht për paratë, por sepse ju e dashuroni atë punë. Në të shumtën e rasteve, suksesi financial vjen nga një punë që ju e doni. Një punë që iu ndihmon me realizimin e vetes suaj, asnjëherë nuk iu mërzit dhe iu sjell vetëm gëzim. Nëse e keni kaluar gjithë jetën tuaj duke punuar në një bankë por gjithmonë keni dashur të jeni një pastiçer, thjesht rrezikoni. Do t’ia vlejë.

 Shokët e vërtetë
Ata janë ashtu siç mund të jetë dashuria e vërtetë. Një shok i vërtetë iu beson më shumë se vetja. Është dikush që iu kupton me të vërtetë dhe i ndan me të tjerët vlerat e tua. Ju mund të qeshni dhe të qani sëbashku, por, më e rëndësishmja ju e dini se gjithmonë mund të mbështeteni tek ata. Në momentin që e gjeni një shok të tillë mbajeni fort.

Hobet që iu inspirojnë
Hobet dhe interesat janë shumë të rëndësishme për realizimin e vetes. Shpenzoni kohë në diçka që iu bën të lumtur, diçka që është e gëzueshme dhe iu bën që të rriteni si person. Mos kini frikë të nisni diçka të re.

Kurseni dhe jini të pavarur financiarisht
Përgatituni për një ditë  më të rëndë. Disa japing me qera një apartament, dikush pikturon, rrit lulet, kujdeset që qenin, ose thjesht kursen para. Çfarëdo që të ndodhë të nesërmen, kursimet tuaja do t’iu vijnë në ndihmë ose për vetën tuaj ose për ata që ju doni.

Respektoni veten
Vlerësojeni veten dhe mos i lini të tjerët t’iu vënë në pikëpyetje vlerat tuaja. Dëgjoni zemrën tuaj dhe lëreni të shkojë çdo gjë që iu mërzit ose acaron. Ndryshoni edhe ambientin nëse e keni të nevojshme. Punoni në një vend ku puna juaj është e vlerësuar. Largojeni nga vetja çdo njeri që iu ul vlerat dhe iu keqtrajton. Pse të toleroni dikë që poi u shkatërron thjesht prej mirësjelljes suaj?

Duajeni veten ashtu siç jeni
Kujdesuni për veten tuaj. Trajtojeni veten me pushime të mira, dhurata të herë pas hershme, ushqim të mirë etj. Jini të sjellshëm me veten tuaj dhe mos e lejoni veten të shqetësohet tepër për gjërat që nuk ia vlejnë.

Dashuria e vërtetë
Fillojeni me veten tuaj. Dashuria e vërtetë është e lindur thellë në zemrën tuaj dhe rritet nga aty për t’u ndarë më vonë me të tjerët. Aftësia për të parë të mirën e njerëzve shkëlqen në sytë tuaj. Njerëzit e lumtuar janë edhe njerëzit më të bukur. Duajeni veten dhe jetën tuaj. Vetëm atëherë do të jeni në vendin e duhur për të takuar njerëzit që më të vërtetë do t’iu duan./CityNews

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: