Connect with Us

Hacker-at marrin “fronin”/Vidhen të dhënat e rrjetit gjigand televiziv!

Teknologji

Hacker-at marrin “fronin”/Vidhen të dhënat e rrjetit gjigand televiziv!

Publikuar

-

Menjëherë pas transmetimit të serisë së re të serialit me famë ndërkombëtare “Game of Thrones”, i cili është në sezonin e tij të shtatë, gjigandi televiziv amerikan HBO ka raportuar se i janë vjedhur një sasi e madhe të dhënash nga serverët e saj.
Përllogaritjet arrijnë shifrën e 1.5 terabyte të dhëna, të cilat mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme ndaj kompanisë. Të dhënat përfshijnë disa skenare të serialeve televizive më të njohura në SHBA, duke përfshirë dhe gjithë serinë e radhës të “Game of Thrones”.
Duket gjithsesi se kompaninë nuk e shqetësojnë aq shumë të dhënat lidhur me serialet, filmat, skenaret apo projektet e ardhshme të tyre, por të dhënat e shumta të cilat lidhen me stafin, financat etj.. Vjedhja është e ngjashme me atë të vitit 2014 ndaj kompanisë Sony, por sigurisht nëse vërtetohen përmasat e mëdha dhe sasia, mund të kemi telashe për HBO.
Ata kanë theksuar se autoritetet përkatëse janë vënë në dijeni dhe kanë nisur menjëherë hetimin ndaj kësaj ngjarjeje për të gjetur fajtorët e mundshëm. Nga ana tjetër e medaljes gjenden hacker-at të cilët e kryen këtë vjedhje, dhe e njoftuan me anë të një adrese anonime ku shprehen qartë se kjo është vjedhja më e madhe kibernetike e kësaj epoke televizive, duke theksuar se e dëmtuara do të jetë kompania HBO, dhe duke e bërë lajmin një “boom” të vërtetë me përdorimin e emrit të serialit më të ndjekur në botë, “Game of Thrones”. A do të jetë kjo rënia e HBO siç janë shprehur hacker-at në postimin e tyre? Mesa duket lufta e froneve ka filluar dhe në realitet, virtualisht!/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Teknologji

Tinder shton butonin që po përhap “panik”/ Kujdes kur dilni me dikë dhe përdorni aplikacionin

Publikuar

-

Nga

Tinder shton “butonin panikues” që lejon ndjekësit të njoftojnë policinë nëse ndiehn në rrezik gjatë një takimi. Ky buton do të jetë i disponueshëm në US në 28 Janar. Tinder do të njoftojë se kur do të jetë i disponueshëm edhe në shtete të tjera. Firma ka bashkëpunuar me aplikacionin e sigurisë Noonlight për të […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Sfida më e re në rrjet/ Fotot që fiksuan personazhet e famshme

Publikuar

-

Nga

Një sfidë e re po qarkullon në rrjetet sociale dhe të parët që janë bërë pjesë e saj kanë qenë personazhet e famshme të huaj dhe shqiptarë. E para që e nisi këtë sfidë ishte Dolly Parton dhe u pasua nga Naomi Campbell, Ellen, Donatella Versace apo edhe moderatorja shqiptare Rudina Magjistari. Ajo postoi një […]

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Misioni hapësinor për të zbuluar ‘të vërtetat’ rreth ndryshimit të klimës

Publikuar

-

Nga

Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqë një mision hapësinor për të marrë një matje absolute të dritës së reflektuar në sipërfaqen e Tokës. Informacioni do të përdoret për të kalibruar vëzhgimet e satelitëve të tjerë, duke lejuar që të dhënat e tyre të krahasohen më lehtë. Përkrahësit e misionit presin që të dhënat e tij […]

LEXO TE PLOTE