Connect with Us

Filozofia dhe politika / Përse bota “është mbretëria e të Keqes”

Kultura

Filozofia dhe politika / Përse bota “është mbretëria e të Keqes”

Publikuar

-

Rilexim i Shopenhauerit në dritën e sulmeve të ISIS-it. Vullneti për të jetuar është ai që e dominon njeriun. Nën një mjedis të jashtëm zjarresh, uraganesh, zije buke, vrasjesh, masakrash dhe luftërash. Ai pesimizëm total, i lavdëruar nga Tolstoi, një alternativë ndaj Hegelit dhe e admiruar nga Niçe

“Perëndimi ka idelin e jetës, Al-Kaeda atë të vdekjes”- thoshte dikur Osama bin Laden. ISIS-i, lindi “si një degë e Al-Kaedës, e aktualizon të keqen duke prerë koka, skllavëruar gratë dhe shkatërruar vepra arti. Për këtë mund t’i drejtohemi filozofit Artur Shopenhauer, për të cilin bota është mbretëria e së keqes.

Për Tolstoin, Shopenhaueri ishte filozofi më i madh, i cili më shumë se kushdo tjetër e kishte parë të keqen në botë pa e zvogëluar, ashtu siç bënë të tjerët. Me ndërrimin e epokave, njerëzit tradhtojnë një filozof të një epoke të shkuar me një të epokës aktuale, ashtu siç një burrë tradhton gruan e tij për një më të re. Kjo është ajo që ka ndodhur me Shopenhauerin.

Çdo filozof, sipas Bergsonit, mendon si reagim ndaj një mendimtari tjetër. Ndaj kujt reagon Shopenhaueri? Kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore për të rihyjnëzuar botën me ndihmën e shqisës sonë të gjashtë, sensit të historisë. Shopenhaueri e përdhos botën dhe e demonizon natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur Aristoteli.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e Frymës, Idesë, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave: është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit, e antropomorforizuar. Në të nuk ka vend për natyrën. Kjo nuk është ndonjë gjë thelbësore, por një koncept artificial. Qielli me yje, është një qiell lebroz.

Për të shmangur dualizmin e shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra tek shpirti, objekti tek subjekti; natyra identifikohet “me procesin praktik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve” të subjektit (Kroçe). Por nëse kapërcehet natyra, kjo ndodh së bashku me të keqen e natyrës:tërmetet, cunamet, thatësirat, urinë, epidemitë, zjarret, uraganet, dhe struktura piramidale e qenieve, ku ata që gjenden lart të armatosur me brirë, kthetra, helme ose armë zjarrit, ushqehen me ata që ndodhen më poshtë, përveç përjashtimeve për të kundërtën.

Tek të këqijat e natyrës përfshihen edhe ato njerëzor:padrejtësitë, krimet, luftërat dhe masakrat, të cilat janë provuar si të pashmangshme. Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet mbi të gjithë. Pra filozofisë së shpirtit i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofi irracionale, e objektit, pasivitetit, nevojës, skllavërisë dhe fatalizmit, e negativitetit, që janë pjesë të jetës shumë më të mëdha se sa ajo pozitive e lirë dhe aktive, pra një filozofi pesimiste, e disantropomorforizuar.

Filozofia idealistike, lëvizte nga ilegjimiteti i deduksionit të gjësë në vetevete duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë, që është një ligj i parimit të arsyes, domethënë subjektiv. Kështu ata mendonin në dy nivele të realitetit, në një kohë që ka vetëm një:ajo e fenomenit. Tek vetë dukuria ishte ndërfutur shpirti, duke e bërë “konkreten universale”.

Shopenhaueri bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t’u hedhur më pas tek risia e tij e madhe:Vullneti për të jetuar (Wille zum Leben). Reculer pour mieux sauter (të tërhiqesh për të kërcyer më mirë), kishte thënë Laibnici. Kështu, fenomeni u integrua në Vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, fenomeni, domethënë gjëja tek ne, është i vetmi element i njohshëm. Tek gjëja në vetevete, ne s’kemi qasje.

Por, për Shopenhauerin dukuria është një pamje e thjeshtë, e cila nuk përputhet me asnjë realitet. Ai thotë:”Bota është përfaqësimi im”. Megjithatë ky përfaqësim është i bazuar tek noumenon-i, d.m.th Vullneti për të jetuar, dhe kjo është e njohshme menjëherë në ndërgjegjen tonë. Deri tek Kanti, thotë Shopenhauer, filozofia ishte e gjitha një shkollë. Besohej se ligji i shkakësisë që rregullon fenomenin, dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin ligje absolutisht të vlefshme, veritates aeternae (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër pranohej tutela e filozofisë fetare. Më pas u pa se parimi i arsyes “nuk është i pari i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë dhe në përputhje me të” (Shopenhauer). Para noumen-it, Kanti ishte ndalur para një kështjellje të blinduar. Shopenhaueri depërton në një vendkalim sekret:vetë-vetëdija. Ai kishte gjetur kështu një burim të dytë të dijes, atë të drejtpërdrejtë dhe intime të Vullnetit, e cila integron njohuritë jo të drejtpërdrejta të përfaqësimit të ndërmjetësuar nga mendja.

Ai tregon me një analizë madhështore, në mënyrë të plotfuqishme dhe të papërmbajtshme, se vullnetin për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëviz tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, dhe për arritjen e përhershme të kufijve të rinj. Është një “stuhi infernale që nuk pushon asnjëherë”, ku qeniet janë në kaos, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të nevojave të jetës, dhe shkëputen nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia pas plotësimit të nevojave, dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur dot ndonjëherë një qëllim përfundimtar.

Organi mbishqisor

Vullneti na lëviz në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe lëviz të gjitha qeniet dhe gjërat e tjera. Bota, në të cilën njeriu cilësohej si një mikrokozmos, bëhet kësisoj një makroantropo, që nuk është i përbërë nga asgjë tjetër veç vullnetit dhe përfaqësimit. Kjo i jep titullin e kryeveprës së Shopenhauerit:Bota si vullnet dhe përfaqësim.

Në të, thotë ai, shpreh një mendim të vetëm:bota është vullnet dhe përfaqësim. Ajo është një pemë lisi që rritet nga ky filiz. Veprat e mëvonshme janë zhvillime të mëtejshme të këtij mendimi unik. Para hyrjes së Vullnetit për të jetuar në historinë e filozofisë, besohej se gjëja më e lartë ishte arsyeja, dhe se çdo filozofi fillonte pikërisht nga ajo.

Përsëri për idealistët arsyeja ishte organi i mbishqisores. Nga Shopenhaueri e tutje, çdo filozofi e nis nga irracionalja, dhe kjo është kthesa që mori gjithë filozofia perëndimore. Ndarja dhe thellimi i dy sferave, ajo racionale e kufizuar nga parimi i arsyes, dhe ajo irracionale e pakufizuar e Vullnetit për të jetuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën.

Ndikimi i filozofisë irracionale reflektohet më së pari tek nxënësi i tij rebel Niçe, pastaj mbi antropologjinë e re filozofike, pra tek “filozofia e jetës” dhe në fund mbi ekzistencializmin, duke frymëzuar edhe psikoanalizën (Vullneti bëhet Pavetëdije). Bota si vullnet dhe përfaqësim, është libri më i bukur i filozofisë, i thellë dhe tërësor. Për shkak se lejon dekriptimin e botës (Erklwrung der Welt), që sipas Shopenhauerit është qëllimi i filozofisë.

Dhe për shkak se nuk përputhen, me filozofin, një moralist dhe artist i madh. Sipas Niçes, Shopenhaueri është madje një gjeni moralist dhe jo një filozof. Tek Bota, Shopenhaueri pikturon në fakt një afresk i madh të jetës njerëzore, të virtyteve dhe veseve të njeriut, gëzimeve dhe hidhërimeve të tyre, dhe shpjegon gjëra që konsiderohen ende të pashpjegueshme sot.

Megjithatë, analizat nuk mbeten të izoluara, si tek moralistët e tjerë:ato kthehen tek parimet filozofike të sistemit dhe këto të fundit rrezatojnë dhe zbresin tek çështjet njerëzore. Rezultati është një tabllo e madhe dhe unike, që asnjë filozof tjetër s’mund ta konkurrojë. Stili i Shopenhauerit armirohet nga të gjithë. Por arti i tij shkon përtej stilit dhe prek thelbin.

Vizioni i tij është ai i një poet tragjiki dhe ‘Bota’ është romani tragjik i njerëzimit. Është strukturimi i tij artistic, ai që e bën këtë vepër mbresëlënëse dhe të paharrueshme, burim të shumë konvertimeve. Zhan Pol e krahason atë në “një liqen melankolik norvegjez, të rrethuar nga shkëmbinjtë e lartë, ku nuk pasqyrohet asnjëherë dielli, por vetëm qiellin i ndritshëm”.

Por në Berlin, Chamisso, poet dhe shkrimtar me siguri nuk qeshur, i tha Shopenhauerit se nuk kishte nevojë për ngjyrën e zezë:një e gri e errët mund të mjaftonte. Së fundi, Shopenhaueri kundërshton panteizmin e Spinozës, “pandiabolizmin” e tij. Por, pavarësisht nga të qënit “ateisti i parë i sinqertë dhe i palëkundur” (Niçe), është ndërkohë ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin dhe skandalin e hyjnores, si autor jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së natyrës./bota.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Manifest i artit të ri shqiptar të pavarur”/ Shfaqje magjepsëse në qytetin antik

Publikuar

-

Nga

Mund të flitet, pa hezitim, për një «manifest të artit të ri shqiptar të pavarur». Kaq e veçantë dhe kërkuar, por në të njejtën kohe naive (kuptimi më i bukur i fjalës), është ajo çka u vu në skene në Vlorë, në Parkun Arkeologjik të Orikut, mes ullinjve dhe mermerëve të qytetit antik. Nën krahët […]

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Duhet fshirë në gjenezë nga tullat”/ Kastro Zizo reagon ashpër për shembjen e Teatrit

Publikuar

-

Nga

Këngëtari i njohur Kastro Zizo ka folur rreth çështjes për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale e ka krahasuar teatrin me një bordello. Kastro Zizo ka treguar se nuk është aspak dakort me protestat që po bëhen pasi sipas tij duhet fshirë deri në gjenezë. Statusi i plotë i Kastro Zizos […]

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Gojëmjaltë dhe zemërbehar”/ Muharrem Meko “ringjit” në skenë aktorin 92-vjeçar

Publikuar

-

Muharrem Meko, drejtor i RTSH Korça, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ringjitjen në skenë të aktorit 92-vjeçar, Koço Qendro. Ndoshta rast unikal në historinë e artit skenik, edhe pse 92 vjeç, s’i ndahet që s’i ndahet skenës. Ai  do të shkojë së shpejti në Gjirokastër me “Kopracin”, por edhe pjesmarrës në “Koko-Fest” […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: