Connect with Us

Vetitë shëruese të bimës magjike Selino

Life Style

Vetitë shëruese të bimës magjike Selino

Publikuar

-

Selinoja është një bimë e cila ka shumë veti kuruese dhe një produkt shumë i mirë kozmetik. E papërpunuar ajo përdoret kundër gurëve në veshka, për uljen e shtypjes së gjakut dhe të kolesterolit si dhe zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak.

Ajo përdoret për përgatitjen e barnave kundër stresit dhe është shumë efektive për t’iu qetësuar në raste ankthi.  Për shkak të përmbajtjes së madhe të vajrave eterike dhe përbërësve të tjerë të dobishëm, selinoja ndikon kundër baktereve dhe mukozës në zorrë.

Përveç këtyre lëngu i saj është shumë i mirë për të gjithë ata që duan të bien në peshë dhe duan të zvogëlojnë fryrjen e barkut. Gjithashtu selino mund të përdoret edhe për shërimin e astmës.

Ja disa nga përfitimet e selinos:

1.Ul kilet e tepërta
Një selino ka vetëm 10 kalori. Prandaj duhet përdorur në ushqimet tuaja.

2.Selinoja është kundër stresit
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Për ata që vuajnë nga pagjumësia është një ilaq shumë i mirë.

3.Ndihmon në rastet e inflamacionit
Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.

4.Largon aciditetin në trup
Selinoja ka shumë minerale të cilat ndihmojnë për reduktimin e acidit në lukth.

5.Ndihmon tretjen e ushqimit
Përqindja e lartë e ujit në kombinim me fibrat ndihmon në rregullimin e jashtëqitjes dhe tretjes.

6.Përmban kripëra të nevojshme
Në selino kripa është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.

7.Ndihmon në përmirësimin e shikimit
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Horoskopi javor sipas astrologut të famshëm italian/ Zbuloni surprizat që ju presin

Publikuar

-

Nga

Dashi Java fillon pozitivisht dhe mbështetet nga një qiell i mirë . Hëna dhe Venusi i favorshëm do të lejojnë përmirësime të vogla. Sipas horoskopit Paolo Fox ju jeni ndër shenjat e pasigurta të zodiakut në këtë fazë dhe duhet të mendoni për ndryshime për të ardhmen e afërt por është gjithashtu e nevojshme të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Nesër në serialin “Lule të vetmuara”/ Gokhan i propozon për martesë Xhemresë

Publikuar

-

Nga

Neriman dyshon se Seher e gënjen për punën e saj të dytë. Zejno ia vë syrin Serkanit dhe nuk heq dorë derisa ta bëjë për vete. Mesude nuk ndahet dot nga Kemali dhe gjen sërish arsye për ta takuar. Kader shet xhaketën dhe këpucët e saj për të fituar para me të cilat telefonon të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

10 arsyet pse seksi është i mirë për trupin dhe trurin

Publikuar

-

Nga

1. Seksi lëshon kimikate që lehtësojnë dhimbjen Endorfinat janë qetësuesit natyralë të trupit. Gjatë seksit, endorfinat përmbytin trupin dhe trurin, duke lehtësuar çdo siklet. Për disa njerëz, mund të kurojë një dhimbje koke . Kjo mund të jetë për shkak të endorfinave, ose lëshimit të serotoninës neurotransmetuese, gjë që ju bën të ndjeheni të lumtur. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: