Connect with Us

REZONANCA MAGNETIKE – Fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Shëndeti

REZONANCA MAGNETIKE – Fjala e fundit e Imazherisë së Avancuar në diagnostikimin e kancerit të gjirit.

Publikuar

-

Dr. Shk. Iris Allajbeu

Shefe e Departamentit të Imazherisë së Avancuar

Spitali Amerikan

Çfarë është Rezonanca Magnetike e Gjirit?

RM e gjirit është ekzaminimi më i avancuar diagnostikues për sëmundjet e gjirit që realizohet me anë të një programi të posaçëm të rezonancës magnetike nga specialistët përkatës. Është një ekzaminim joinvaziv, pa dhimbje, pa rrezatim dhe pa efekte anësore, i sigurt për të gjithë grupmoshat e pacientëve.

RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese, si mamografia apo ekoja janë të pamjaftueshme, duke çuar në diagnostikimin e saktë të sëmundjes. Gjithashtu RM e gjirit arrin të diagnostikojë patologjitë e gjirit që në fazat fillestare kur ato nuk janë të dukshme ende në mamografi apo eko.

Në cilat raste rekomandohet të bëhet RM e gjirit?

Rezonance Magnetike nuk është një metodë depistuese për të gjithë popullatën, por një metodë imazherike e avancuar që përdoret për grupe të caktuara dhe në situata të caktuara si:

Depistimi i grave me RISK TË LARTË për kancerin e gjirit.

Shoqata Amerikane e Kancerit dhe |ajo Europiane e Imazherise se Gjirit  rekomandojne fuqishëm Rezonancën Magnetike, si metodë depistuese krahas mamografisë për gratë me risk 20-25%  më të lartë se pjesa tjetër e popullatës.

– Në këtë grup përfshihen gratë me histori familjare të kancerit të gjirit të të afermve si; nëna, motra, tezja, nën moshe 50 vjeç.

– Defektet apo Mutacionet gjenetike BRCA1 dhe BRCA2

– Histori e kancerit të njërit gji, e cila rrit rrezikun për kancer në gjirin tjetër

– Histori e rrezatimit të kraharorit në doza të larta në moshat 10-30 vjeç

– Diagnostikimi i lezioneve prekanceroze të gjirit në biopsi si Hiperplazia atipike duktale,karcinoma insitu lobulare apo duktale.

RM luan një rol të rëndësishëm në planifikimin e ndërhyrjes kirurgjikale dhe terapise në pacientët të diagnostikuar me kancer gjiri, pasi jep informacion të detajuar për përhapjen e kanceritdhe të strukturave përrethdhe vlerësimin e gjirit tjetër për të përjashtuar një vatër të mundshme kanceri.

*Ndjekje postkirurgjikale e pacientëve që kanë kryer Kirurgji konservative të modifikuar të gjirit

*Diferencimi i lezioneve të dyshimta të diagnostikuara në eko apo mamografi

*Vlerësimin e rezultatit të kimioterapisë

*Vlerësimin e pacientëve që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale plastike të gjirit.

* Vlerësimi preoperativ i pacientëve të diagnostikuar me kancer të gjirit

 

Në disa raste, kanceri i gjirit trajtohet me kimioterapi neoadjuvante para se t’i nënshtohet ndërhyrjes kirurgjikale. Në këto raste, RM përdoret shpesh për të monitoruar trajtimin me kimioterapi, si dhe për të rivlerësuar sasinë e tumorit ende të pranishëm, para se operacioni të jetë kryer.

Në këta pacientë RM përdoret si për vlerësimin e implanteve në rastet kur dyshohet për rupturë të tyre, ashtu edhe në ekzaminimin e lezioneve të dyshimta, pasi Ekoja dhe mamografia në këta pacientë  realizohet më me vështirësi.

Cilat janë kundërindikimet e RM së gjirit?

– Prezenca e implanteve metalike, pacemakerave etj. në trup.

– Pacientët me histori alergjie nga lënda e kontrastit që përdoret për ekzaminimet me RM (raste shumë të rralla).

– Pacientët klaustrofobike. Në raste të tilla mund të përdoren forma të ndryshme sedacioni.

-RM është ekzaminim radiologjik i avancuar  qe kerkon aparatura te posacme dhe specialiste me pervoje per  te minimizuar biopsi apo nderhyrje kirurgjikale te panevojshme.

Ky ekzaminim ashtu si dhe të gjitha ekzaminimet e tjera të gjirit këshillohet të kryhet brenda 10 ditëshit të parë të ciklit menstrual, mundësisht ditën 5-7 të ciklit, ku gjiri është më i qetë dhe më pak i ndikuar nga ndryshimet hormonale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Comment

  1. Arianita

    7 Tetor, 2017 at 2:01 pm

    Sa kushton një RM e gjirit ju lutem?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Janë të rrezikshme për shëndetin tuaj/ 9 gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë

Publikuar

-

Nga

Njerëzit kanë një  sens që i ndihmon ata të parashikojnë se kur do të jenë në rrezik. Sidoqoftë, jo të gjitha situatat mund të parashikohen, veçanërisht me gjërat që bëjmë çdo ditë që besojmë se janë të padëmshme. Pirja e lëngjeve në shishet plastike. Mikroplastikat mund të gjenden në një numër të madh shishesh plastike. […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Brumë, patatina dhe kola/ Studiuesit: Mund të ulin prodhimin e spermës

Publikuar

-

Nga

Sipas një studimi të kryer së fundi, studiuesit kanë zbuluar se meshkujt që konsumojnë brumë, patatina dhe kola kanë mundësi të kenë probleme me testikujt apo numrin e ulët të spermës. Ata kanë analizuar 2,935 meshkuj të moshës 19 vjeç dhe kanë matur madhësinë e testikulit dhe ekzaminuan numrin, formën  dhe aftësitë e nxjerrjes së […]

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Bullizmi/ Si të kuptoni që fëmija juaj ka rënë pre e tij

Publikuar

-

Nga

Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër . “Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Duke qenë se shpesh herë fëmijët gjenden përballë këtij fenomeni […]

LEXO TE PLOTE