Kuriozitete
Planeti i afërt mund të jetë vendi më i përshtatshëm për të suportuar jetë
Shkencëtarët kanë gjetur një planet të përshtatshëm i cili mund të mbështesë jetë dhe ai është një nga fqinjët tanë më të afërt.
Exoplanet i ri, i njohur si Ross 128 b, është sa madhësia e Tokës tonë dhe ka një temperaturë sipërfaqësore që mund të jetë e afërt me tonën.
Kjo dhe cilësitë e yllit të tij e bëjnë atë një nga kandidatët më të mundshëm për të gjetur jetë.
Krahas këtyre ngjashmërive, ylli që orbiton planeti është një xhuxh i kuq. Ata janë të ftohtë, të zbehtë dhe të zakonshëm në univers, dhe shkencëtarët po punojnë shumë për të gjetur planetet që e rrethojnë ndërsa kërkojnë më shumë botëra dhe potencialisht forma të jetës në vende të tjera në hapësirë.
Ross 128 është një yll shumë i “qetë” dhe është më i qeti nga të gjithë yjet që njihen rreth të cilit orbiton dhe një planet. për t’u njohur të ketë një planet që e rrethon atë. Kjo do të thotë se mund të jetë një vend shumë më i përshtatshëm për të jetuar, dhe kështu përmirëson shanset që jeta të gjendet atje.
Ylli është aktualisht 11 vite dritë larg Tokës, por gradualisht po lëviz më afër. Në vetëm 79.000 vjet, ai do të bëhet fqinji më i afërt./CityNews