Connect with Us

Drogë dhe tymosje në skenat e filmave/ Zbulohet çfarë përdorin në të vërtetë aktorët

Kryesore Show Biz

Drogë dhe tymosje në skenat e filmave/ Zbulohet çfarë përdorin në të vërtetë aktorët

Publikuar

-

Ndonëse një aktor i mirë bën që substancat që merren para ekranit të duken të vërteta, ato pothuajse gjithmonë janë të rreme, dhe këtu përfshihen jo vetëm drogërat por edhe duhani.

Ndërsa pamjet e pirjes së duhanit në rrjetet televizive janë ndaluar me ligj që në fillimet e viteve ’90, skenat ku mund të tymoset një cigare janë të vështira që prodhuesit e filmave t’ju rezistojnë.

Por mesa duket ata arrijnë shumë mirë të na mashtrojnë me aktrimet pasi sipas “Indipendent”, tani aktorët pijnë herbariume që nuk shkaktojnë dëme. Për shembull tek seriali si Mad Men dhe Boardwalk Empire, apo Jersey Boys, të detyruar të pinin në çdo dy- tre skena, ata konsumonin një markë cigaresh bimore me petale trëndafili, vanilje, pluhur karafilash dhe akoma me më shumë produkte natyrore.

Por jo vetëm kaq, ka edhe produkte të tjera që duken njëlloj sikur të ishin kokainë, siç janë qumësht pluhur, bikarbonat sode, pudër bebesh apo laksativë për bebe, që mund të të duken si drogë nëse filmohen nga këndi i duhur.

Për filmin Non Stop, Liam Neeson ka konsumuar çaj kamomili, të mbledhur në një cigare dhe e ka tymosur para kamerave.

Kjo ndodh edhe në filmat “Requiem for a dream” apo “Breaking Bad” , me ndryshimin se brenda shiringës producentët nuk kanë futur asgjë, por çdo gjë modifikohet gjatë montazhit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: