Connect with Us

Çfarë dhurojnë më shumë njerëzit për festat e fundvitit?

Kuriozitete

Çfarë dhurojnë më shumë njerëzit për festat e fundvitit?

Publikuar

-

Çfarë dhuratash blejnë më shumë njerëzit për festat e fundvitit? Bashkimi Kombëtar i Konsumatorëve realizoi një studim mbi shpenzimet e Krishtlindjeve 2017, duke vlerësuar se cilat do të kenë shitjet më të larta, jo në bazë të sondazheve por duke përpunuar të dhënat e INSTAT mbi shitjet e viteve të kaluara.

Media italiane “Ansa”, shkruan se në vend të parë në shtetin e tyre janë lojërat (lodra e artikuj sportivë), sikurse e do tradita.

Në vend të dytë janë orët dhe stoli të çmuara si unaza, varëse, vëthe etj.

Në vend të tretë janë parfumet dhe sendet e kujdesit personal ndërsa në vend të katërt janë librat.

Më pas, në radhë vijnë celularët dhe kompjuterët.

Në fund të listës janë pajisjet elektroshtëpiake, radiot, televizorët etj.

Sipas “Ansa”-s, studimi analizon edhe rritjen e shitjeve që regjistrojnë këto produkte në muajin dhjetor krahasuar me nëntorin.

Lojërat e lodrat që mbajnë vendin e parë në këtë klasifikim shënojnë një rritje prej 70,7% krahasuar me nëntorin, stolitë shënojnë rritje me 67,6% ndërsa parfumet me 63,3%. Ushqimet janë në vend të 11 dhe shënojnë një rritje prej +28,7%.

Ky zë përfshin si rritjen e shpenzimeve që regjistrohet për darkën apo drekën e Krishtlindjeve, ashtu edhe dhuratat e këtij lloji si prodhimet e pastiçerisë apo ëmbëlsira të ndryshme.

Sigurisht duhet evidentuar se ushqimet janë një shpenzim konstant për familjet gjatë gjithë vitit dhe në ndryshim nga prodhimet specifike të Krishtlindjeve, si dhuratat, rritja në këtë rast është më e vogël./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: