Connect with Us

Ndryshuan historinë e njerëzimit, këto janë kafshët më të famshme në botë

Kuriozitete

Ndryshuan historinë e njerëzimit, këto janë kafshët më të famshme në botë

Publikuar

-

Ne njerëzit qëndrojmë me krenari në krye të zinxhirit ushqimor, duke pretenduar se jemi përgjegjës për të gjitha fitoret dhe duke e formësuar botën me historinë e saj.

Asnjëherë nuk mungojnë rastet kur shfaqim mburrjet për akte heroike dhe zbulimet tona. Madje ndonjëherë harrojmë ”miqtë” tanë më të vegjël, të cilët kanë qenë të njohur si shpëtimtarë të jetës sonë dhe njerëzimit në përgjithësi.

Më poshtë ju tregojmë një listë të këtyre ”miqve” që kanë ndryshuar botën. Që nga rruga për në Mars, e deri tek zbulimi i krimeve, këto janë kafshët që kanë ndihmuar në zbulimet më të mëdha të njeriut:

1-Patat që shpëtuan Romën me kakarisjen e tyre.

17813610-1IRtRcs_xvEJ0fVNRUtax5Ve1he9zxdeWZ97uZl_vas-1512794050-650-27ce27ca49-1513172828

Perandoria romake u sulmua gjatë lulëzimit të saj nga gaulët (francezët e vjetër), në fillim të shekullit IV para Krishtit. Ata mundën romakët në betejën e Alia-s dhe u afruan pranë Kodrës së Kapitolinit për të hyrë në Romë fshehurazi.

Gaulët ishin të heshtur dhe të shpejtë, dhe arrinin të lëviznin pa u vënë re nga rojtarët. Kur pothuajse po afroheshin tek kodrat, patat e disa qytetarëve romakë filluan të kakarisnin me zë të lartë, çka bëri që rojet ta kuptonin rrezikun. Kështu Roma u shpëtua dhe patat fituan admirim dhe famë.

2-Ujqërit që ndaluan përkohësisht Luftën e Parë Botërore.

17813660-Depositphotos_97869450_xl-2015-1512972290-650-442731350c-1513172828

Trupat ruse dhe gjermane luftuan në dimrin e viteve 1916-1917 në një zonë që shtrihej nga Deti Baltik në veri, deri në Detin e Zi në jug. Moti i ashpër i detyroi disa ujqër të uritur të sulmonin grupet e ushtarëve. Sulmi u përshkallëzua dhe të dyja palët rezultuan se kishin më shumë viktima nga ujqërit sesa nga beteja.

Kjo bëri që të ato të njoftonin një armëpushim të përkohshëm, për të luftuar ujqërit. Ata arritën të vrisnin qindra ujqër, dhe u kthyen në luftë ndaj njëri-tjetrit vetëm pas përfundimit të luftimit të ujqërve. U deshën ujqërit e uritur që të provohej se lufta nuk ishte e nevojshme.

3-Macja që hapi që hapi një kapitull të ri në kriminologji

17813710-38523060-531179-2-0-1513068098-1513070199-0-1513070207-0-1513089124-1513089131-650-1-1513089131-650-442731350c-1513172828

Në vitin 1994, policia mbretërore kanadeze gjeti një trup të një burri në një varr të cekët, së bashku me një xhaketë të ngjyrosur me gjak. Prova tregoi se gjaku i përkiste viktimës, por hetuesit gjithashtu zbuluan qime të bardha që i përkisnin një maceje. Macja u quajt ”top dëbore” ndërsa ndihmoi që të gjendej autori i krimit. Autoritetet morën qimet e maces për të kryer një test të ADN-së. Por rezultoi se asnjë laborator nuk kishte testuar ADN-në e kafshëve, dhe askush nuk donte të ishte i pari. Pas shumë thirrjeve dhe kërkimeve të shumta, një institucion ra dakord të ndihmonte. Policia mori mostrat e gjakut për 20 mace për të siguruar që ato nuk kishin ADN të ngjashme. Kështu u gjet macja bardhoshe dhe pronari i saj.

Kjo hapi një kapitull të ri të përdorimit të ADN-së së kafshëve për të kapur kriminelët, dhe u krijua baza që i testonte.

4- Pëllumbi që shpëtoi qindra trupa amerikane.

tmg-article_tall

Një pëllumb i quajtur Cher Ami (I dashur mik) jetoi në gjatë Luftës së Parë Botërore. Në fillim të tetorit të vitit 1918, më shumë se 500 burra ngecën nëpër barka pa ushqim dhe municion pas kufirit të armikut. Kapiteni i tyre u përpoq të dërgonte mesazhe, por dy pëllumbat e parë u qëlluan. Cher Ami u plagos rëndë. Por, pavarësisht nga dëmtimi, ai ishte luftarak dhe arriti të jepte mesazhin. Burrat e bllokuar u shpëtuan, dhe Cher Ami mori dekoratë të lartë nga qeveria franceze.

5- Laika, Belka dhe Strelka – qentë që pushtuan hapësirën

Two dogs, Belka and Strelka (in pic), were the first leaving creatures to have returned safe and sound from a space flight. (Photo ITAR-TASS / Sergei Preobrazhensky; Nikolai Sitnikov) ----- Íà ñíèìêå: ÷åòâåðîíîãèå êîñìîíàâòû Ñòðåëêà è Áåëêà, áëàãîïîëó÷íî âåðíóâøèåñÿ íà Çåìëþ. Ôîòî Ñåðãåÿ Ïðåîáðàæåíñêîãî è Íèêîëàÿ Ñèòíèêîâà /Ôîòîõðîíèêà ÒÀÑÑ/.

Kafsha e parë që kaloi nëpër orbitë, qeni Laika, hipi në anijen sovjetike Sputnik 2 më 3 nëntor 1957. Laika njihet si qenushi që hapi rrugën për njerëzit që të mbërrinin në hapësirë. Por fatkeqësisht ajo nuk mundi të mbijetonte gjatë rikthimit në tokë. 3 vjet më vonë më 19 gusht 1960, 2 qen të rinj, Belka dhe Strelka, hipën në Sputnik 5. Ata hynë në hapësirë dhe u kthyen të sigurtë në Tokë, duke siguruar besimin e nevojshëm që të dërgoheshin njerëzit në orbitë më pak se një vit më vonë.

6-Delja që provoi se klonimi ishte i mundshëm

17813760-profianwilmutdolly-1512960476-650-e9e85153a5-1513172828

Delja ”Dolly” është një nga delet më të famshme në histori. Ajo ndihmoi shkencën, edhe pse nuk kishte asnjë ide për rolin e saj. Dolly ishte gjitari i parë që u klonua plotësisht dhe me sukses duke përdorur një qelizë të vetme. Ajo ka lindur në korrik 1996 dhe ishte suksesi i vetëm nga 277 përpjekje.

Teknikat e klonimit u përmirësuan ndjeshëm pasi shkencëtarët mësuan shumë për procesin e klonimit përmes studimit të Dolly-t. Ajo jetoi deri në vitin 2003.

7- Shimpazeja që ndryshoi kuptimin njerëzor.

Jane-Goodal-and-David-Greybeard

Jane Goodall shkoi në Tanzani në korrik të vitit 1960, për të studiuar shimpanzetë që ishin ende një mister për njerëzit në atë kohë. 3 muajt e parë nuk u zbulua asgjë, pasi shimpazetë ishin të trembura dhe nuk lejonin që t’i shihje. Pastaj ajo takoi David Greybeard, një shimpaze me mustaqe gri. Ai i dha Jane zbulimin e saj të parë kur ajo e pa teksa ndante ushqimin e derrit me një shimpaze femër. Deri në atë kohë njerëzit mendonin se shimpazetë ishin vegjetarianë. Vetëm një muaj më vonë, Jane e pa Davidin teksa hante bar në një pellg. Pasi shimpazeja u largua, Jane shkoi aty afër dhe pa që në fakt kafsha ishte duke përdorur barin si karrem për peshqit që ishin poshtë në ujë. Njerëzit zbuluan kështu se nuk ishin të vetmit që mund të krijojnë dhe përdorin mjete e teknika.

8-Gjelat që u dhanë fuqi ushtarëve të lashtë grekë.

18053160-tumblr_static_3eempp0vodiccw80ogc0gsg4o-1513825105-650-c77a232d09-1513860600

Një rast interesant që përfshin luftën mes dy gjelave ndodhi në dekadën e parë të shekullit të 5 para erës sonë. Gjenerali nga Athina Themistocles ishte gjatë rrugës për t’u përballur me forcat pushtuese persiane, por ai u ndal për të parë 2 gjelat që ziheshin.

Gjenerali u tregoi ushtarëve se dy gjelat nuk po luftonin për liri, lavdi apo siguri, por thjesht sepse njëri nuk donte t’i hapte rrugën tjetrit. Kjo mënyrë instiktive u dha frymëzim ushtarëve që u përballën fuqishëm me pushtuesit duke i mundur ata.

9- Krimbat që zhvilluan bujqësinë.

17813810-Depositphotos_25087501_xl-2015-1512972354-650-442731350c-1513172828

Charles Darëin i adhuronte krimbat, pasi i njohu ato si specie interesante me një rol të rëndësishëm në rritjen e qytetërimit. Jashtëqitjet e krimbave, strofullat e tyre dhe aktivitetet e ushqyerjes sjellin efekte të shumta të dobishme për cilësinë e tokës për prodhim./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: