Kuriozitete
Mënyrat për të udhëtuar falas në 2018 !
Nëse udhëtimi është një ndër synimet e Vitit të Ri, ju duhet të siguroheni që keni fituar një lotari të mirë. Por mos u shqetësoni, do ju mësojmë disa truke se si të udhëtoni në disa vende të botës pa shumë para. Jeta që bëhet në Instagram na duket shumë luksoze, por do ju tregojmë se çfarë bëjnë këta njerëz për të udhëtuar me pak para.
-Merrni një kartë krediti për turista
Ju nuk po grumbulloni pikët si një udhëtar tek karta juaj e kreditit. Këto pikë ju ndihmojnë të udhëtoni me pak shpenzime, dhe mund të arrini të fluturoni dhe falas.
-Kërkoni për dhuratat që vijnë nga kartat e udhëtimit
Në këtë mënyrë do keni më shumë para për të shpenzuar gjatë udhëtimit tuaj, dhe më pak shpenzime për dhurata.
-Udhëtoni me makinën e dikujt tjetër në vendin ku do shkoni
Nëse nuk keni një makinë, apo mundësi për të marrë një makinë me qera në vendin ku do shkoni, është më mirë që të praktikoni ato që keni parë në filmat amerikanë, pra ti kërkoni dikujt tjetër t’ju marrë për një xhiro deri në destinacion.
-Mësoni anglisht
Nëse nuk dinit anglisht më parë, është koha e duhur që të filloni të mësoni. Pasi do njiheni me shumë persona të tjerë, me turistë të tjerë si ju. Mbani një libër përkthimi me vete, dhe pak nga pak do mësoni fjalë të reja.
-Bëhuni vullnetar tek WWOOF
Nëse doni një akomodim falas, fjetje falas, ushqim, dhe mbi të gjitha të mësoni gjëra të reja për bimët, kulturën dhe për vendin ku jeni, kjo është organizata e duhur./CityNews