Kuriozitete
Facebook po humbet përdorues për herë të parë/ Zuckerbergu nuk shqetësohet

Facebook ka bërë publike se numri i Amerikanëve që po përdorin këtë rrjet social është ulur për herë të parë. Kompania gjithashtu ka bërë me dije se përdoruesit po kalojnë shumë pak kohë në të.
Sipas CEO-s Mark Zuckenberg, koha e kaluar në site ka rënë me 50 milionë orë çdo ditë, gjatë tre muajve të 2017-ës. Kjo tingëllon shumë e madhe por në fakt është vetëm 5 % humbje.
Fcebook ka qënë një platformë shumë e fuqishme nga e cila ka përfituar miliona dhe ka pasur me mbi dy bilion përdorues.
Bossi Zuckenberg ka thënë se ka qënë një vit i fuqishëm por dhe i vështirë.
‘Në 2018-ën kemi vendosur fokuse të reja, ku jo vetëm Facebook do mund të përdoret për qejf, por do jetë dhe një platformë shumë e nevojshme për shoqërinë’, tregon shpikësi i platformës më të fuqishme në planet./CNA.al