Connect with Us

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festojnë ndryshe nga të tjerët Shën Valentinin

Kryesore Show Biz

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festojnë ndryshe nga të tjerët Shën Valentinin

Publikuar

-

Gjatë ditës së sotme rrjetet sociale janë mbushur me postime të dhuratave dhe të momenteve festive të personazheve të famshëm. Alban Skënderaj ndryshe nga çiftet e tjerë kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të festuar ditën e Shën Valentinit.

Ata së bashku me disa çifte te tjera, Fotinia dhe Danieli, Venera Lumani dhe Lindi Islami, Ermira Causholli dhe bashkëshorti i saj Arditi, i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës “Këtë vit mos këput asgjë për dashurin, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite”.

Këta çifte zgjodhën ta përjetësonin dashurinë e tyre duke mbjellë një pemë. Këngëtari Alban Skënderaj përgëzoi Bashkinë e Tiranës për nismën e dobishme për qytetin dhe të ardhmen e tij.

“Në ditën e Shën Valentinit, ku simbolikisht promovohet dashuria, dua të them se dashuria për natyrën është jashtëzakonisht primare, sepse është burim i jetës, është gjithçka për ne. Kjo është një mënyrë e vogël për t’u treguar të përgjegjshëm për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse ajo që jemi dhe bëjmë sot, është pjesë e asaj që do vijë në të ardhmen. Simbolikisht, kjo ka një domethënie shumë të madhe, ndaj e falënderoj Erionin dhe stafin e tij, që duket që përtej profesionit i bën me zemër dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme për një projekt kaq të madh”, tha Albani.

Nga ana tjetër Miriam Cani theksoi se në një ditë simbolike si kjo e sotmja është shumë bukur të tregosh dashurinë jo vetëm ndaj partnerit, por edhe ndaj natyrës e vendit.

“Në rastin tonë ky është një investim i vogël. Duke qenë se jemi prindër e ndiejmë edhe më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e nismës”, u shpreh ajo.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: