Connect with Us

Ku rrinë njerëzit më të pasur në botë kur shkojnë me pushime?

Life Style

Ku rrinë njerëzit më të pasur në botë kur shkojnë me pushime?

Publikuar

-

Për multimilionerët një udhëtim në Bali është njësoj si të blejnë një akullore, por gjithsesi kjo s’do të thotë që ata nuk mendojnë fare kur shpenzojnë. Sigurisht që e bëjnë, ndryshe nuk do të mund të ishin kurrë të pasur!

Por dihet që kur vjen puna tek pushimet secili nga ne përpiqet t’i bëjë ato sa më të bukura. Dhe njerëzit me më shumë para në botë duket se paguajnë vetëm nëse këto pushime do të jenë super luksoze.

Por ku qëndrojnë ata dhe sa kushtojnë mesatarisht pushimet e milionerëve?

Në vende si Greqia apo Italia, një palë pushime luksoze kushtojnë rreth 87.155$ deri në 174.349$ në javë. Por sigurisht çmimi duhet justifikuar me patjetër.

Italian Lakes Villa

Kjo vilë ndodhet në Tremezzo të Italisë, pranë liqenit të Como-s. Një pishinë në qendër dhe e gjithë vila e rrethuar nga malet.

Dhomat ku mund të darkosh siç mund t’i shihni kanë gjithashtu pamje fantastike. Për një palë pushime si këto, bosat paguajnë deri në 105.847$ në javë!

Ndërsa kjo vilë ndodhet në ishullin e famshëm të Mykonos. Ndonëse këto vitet e fundit, duket sikur Mykonos është bërë destinacion i prekshëm për shtresa të ndryshme shoqërore, kjo vilë i ruan standartet. Ata që pushojnë këtu duhet ta dinë se në 7 ditë do t’ju duhet të shpenzoni 174.349$.

Kjo quhet vila Porto Cheli dhe ndodhet në Peloponnese. Milionerët e adhurojnë këtë vend dhe mendojnë se ja vlen të paguajnë 105.831$ për një javë.

Vila Itaka, ndodhet në brigjet e detit jon, pranë Greqisë.  Për 7 ditë qëndrimi këtu do t’ju duhet të shpenzoni rreth 122.010$.

Kjo vilë ndodhet në Toskana. Pamja nga pas është kaq madhështore sa ç’është përballë!/CNA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Sapuni, “arma” më e fortë kundër Coronavirus

Publikuar

-

Nga

Një nga këshillat kryesore në luftën kundër koronavirusit, përpos karantinës në shtëpi, është larja e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun. Mjekët dhe hulumtuesit jo vetëm mendojnë se kjo nuk është thjesht një masë higjienike bazike, por që kemi të bëjmë me një nga armët më efektive jo vetëm kundër koronavirusit, por edhe ndaj […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Dashuria dhe financat/ Horoskopi i fundjavës sipas astologut të famshëm

Publikuar

-

Nga

Dashi Sot yjet janë në anën tuaj dhe ju jep mundësinë të sqaroheni me dikë dhe të kërkoni pajtim nëse keni luftuar në dy ditët e kaluara. Gjëja më e rëndësishme është që të jeni të bindur që e dëshironi atë dhe të armatosni veten me vullnet të mirë ! Demi Sfera sentimentale do të […]

LEXO TE PLOTE

Life Style

Kemal fut në kurth Ejlylin/ Zbuloni se çfarë do të ndodhë sot në serialin Lule të vetmuara

Publikuar

-

Nga

Gokhan nuk e duron dot prezencën e babait në shtëpi dhe zihet vazhdimisht me të. Gokhan i shpreh ndjenjat Xhemresë. Kemal bën një plan që ta rikthejë Ejlylin në shtëpi. Ai gjen pretekstin e punës për të mos u kujdesur për të birin. Mesude i kërkon ndihmë Ejlylit që të kujdeset për Metinin. Kader dhe […]

LEXO TE PLOTE