Connect with Us

Si të gatuajmë vezën me makinë llogaritëse

Life Style

Si të gatuajmë vezën me makinë llogaritëse

Publikuar

-

Gatimi i një veze duket si një nga ato gjëra që do të konsideroheshin të parat që mëson një njeri, i cili nis të gatuajë. Por, sikurse ka thënë edhe fizikani Milosz Panfil, kjo është një gjë që askush prej nesh nuk e bën dot dhe aq mirë.

Pyetja në këtë rast është: Pse? E pra, për arsye të thjeshtë që ka të bëjë me faktin se kur ne marrim një vezë, asnjëherë nuk jemi të ndërgjegjshëm për kompleksitetin e faktorëve që ndikojnë në zierjen e saj.

Sipas specialistit, vlimi i një veze të vogël nuk është i njëjtë me vlimin e një veze të madhe. Duhet të marrim parasysh shumë faktorë të tjerë, veçanërisht një që nuk do të kishte kaluar kurrë mendjet tona: lartësia mbi nivelin e detit në vendin ku ndodhemi.

Vetëm duke menduar për të gjithë këta faktorë do të jemi në gjendje të dimë sa kohë na duhet për të zier mirë një vezë.

Për të kuptuar sa kohë na duhet që të ziejmë vezën, është e nevojshme të merret parasysh ky ekuacion që shihet në foton e mëposhtme, i hartuar nga profesor Panfil.

cats

Meqë shumica dërrmuese nuk do të ishte në gjendje ta zgjidhë ekuacionin, shkencëtari e ka bërë punën edhe më të lehtë. Ai ka krijuar këtë kalkulator të vogël dixhital, përmes së cilit mund të marrim përgjigjen pa shumë vështirësi.

Veç kësaj, fizikani siguron këshilla të tjera që janë të nevojshme për t’u ndjekur në mënyrë që veza të jetë e përsosur. Ju duhet të vendosni gjysmë lugë kripë në ujë të bollshëm.

Preferohet që gjithmonë të përdoren vezët që janë në temperaturën e dhomës dhe jo ato që rrinë në frigorifer. Gjithashtu, pasi ta keni lënë vezën të ziejë aq kohë sa ju ka thënë ekuacioni, këshillohet ta vendosni atë në ujë të ftohtë për jo më shumë se dy minuta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nuk arrijnë dot t’i fshehin emocionet/ 4 fakte interesante që nuk i dinit rreth shenjës së Gaforres

Publikuar

-

Nga

Gaforret kanë tendëncën të analizojnë çdo situatë. Gaforret janë shumë kuriozë dhe duan të dinë çdo gjë rreth gjithçkaje. Kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm ata janë në agoni për orë, ditë apo edhe javë të tëra duke peshuar anët negative dhe pozitive të këtij vendimi. I frikësohen shumë refuzimit nga njerëzit që […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Manipulues dhe kokëfortë/ Tiparet më negative për çdo shenjë të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi Demi ka tendencën që ti bëjë gjërat në mënyrë shumë impulsive për shkak se edhe si natyrë është shumë impulsive. Nëse diçka nuk ka të bëjë me idenë e tyre atyre nuk u intereson aspak kjo gjë. Demi Ata janë shumë posesivë, materialist dhe dembelë. Ndonjëherë duhet forcë tu mësosh atyre rregullat pasi janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kursejnë aspak/ 3 faktet që nuk i dinit rreth shenjës së Demit

Publikuar

-

Nga

Një nga tiparet më të mira të Demit është se janë shumë të qetë. Në përgjithësi Demi është një nga shenjat më të qeta të zodiakut. Tokai  ndihmon ata që të qëndrojnë të qetë në situata stresuese. Nuk është  një shenjë dembele Ata punojnë shumë për të qenë në gjendje të jetojnë jetën me luksin […]

LEXO TE PLOTE