Connect with Us

Si ndikon stresi tek oreksi, gabimet që nuk duhet të bëni

Kuriozitete

Si ndikon stresi tek oreksi, gabimet që nuk duhet të bëni

Publikuar

-

Çdo ditë, njeriu ka angazhime nga më të ndryshmet familjare, shoqërore dhe jo vetëm, të cilat herë pas here shkaktojnë ose shoqërohen me stres. Me stresin jemi mësuar të përballemi rregullisht, pavarësisht ndikimit negativ në shëndet. Shqetësimet e ndryshme dhe puna e tepërt mund të nxisin një stil jetese jo të shëndetshëm, që shkakton më shumë stres.

Kjo i jep jetë një rrethi vicioz shumë të dëmshëm. Për shembull, nëse ju duhet të mbaroni një punë në një orë të caktuar, nuk do të tregoheni të vëmendshëm ndaj ushqimit. Për më tepër, do të keni tendencën të konsumoni më shumë sheqer dhe kafeinë për t’u përballur me sfidat e ditës.

Për fat të keq, këto zgjedhje shkaktojnë një stres afatgjatë. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për zgjedhjet jo të mira që njerëzit bëjnë kur janë të mbingarkuar ose të shqetësuar.

Zgjedhjet e Ushqimit të Nxitura Nga Stresi

Shumë Kafe. Nëse ndiheni të mbingarkuar do të vëreni se jeni duke pirë disa filxhanë me kafe gjatë ditës.

Stresi dhe Ushqimet e Gabuara

Nivelet e rritura të kortizolit, që është edhe hormoni i stresit, i shtyjnë njerëzit të joshen pas ushqimeve të pasura me yndyrë, sheqer dhe kripë. Për shpejtësi dhe prakticitet, një njeri i stresuar gjen ngushëllim të përkohshëm tek patatinat, patatet e skuqura, akullorja, ëmbëlsirat dhe ushqime të tjera të shpejta.

Kapërcimi i Vakteve

Kur njeriu përpiqet të kryejë disa detyra në të njëjtën kohë, kapërcimi i vakteve duket i paevitueshëm. Dikush mund të heqë dorë nga mëngjesi, sepse ka shumë punë për të bërë. Një tjetër, zgjedh të mos hajë drekë, për të njëjtat arsye.

Mungesa e Vëmendjes

Stresi nxit ushqyerjen emocionale. Kjo do të thotë se njeriu i stresuar ha pa pushim ndonëse nuk ka uri, sepse tek ushqimi gjen ngushëllim.

Mos pirja e Ujit

Me një jetë të ngarkuar, është shumë e lehtë të harrosh të pish ujë. Ka shumë njerëz që nuk pijnë ujë dhe në vend të tij pinë lëngje të gazuara apo kafe.

Regjime Jo Të Shëndetshme Ushqimore

Stresi lehtëson shtimin në peshë. Zgjedhjet e këqija ushqimore pa fruta, perime, proteina dhe karbohidrate ndërmerren në periudha stresi. Në një kohë afatshkurtër, këto zgjedhje tingëllojnë ideale. Në një periudhë afatgjatë, dëmi në shëndet është i pallogaritshëm.

Ndikimi i Vendimeve Të Këqija Në Shëndet. Prishje e Ekuilibrave Të Sheqerit Në Gjak. Kur nuk ushqeheni mjaftueshëm me ushqime të shëndetshme, niveli i sheqerit në gjak pëson luhatje të mëdha. Këto luhatje, pasohen nga prishja e humorit, lodhja, mungesa e përqendrimit dhe probleme të tjera.

Efektet Anësore Të Kafeinës

Nëse e teproni me kafeinën, do të keni mungesë të përqendrimit, prodhimtari të dobët në punë, probleme me gjumin dhe nivele të larta të kortizolit.

Probleme Të Tjera Me Shëndetin

Ushqyerja e keqe dobëson imunitetin. Rrjedhimisht, njeriu është një shënjestër e lehtë ndaj sëmundjeve të vogla dhe kronike. Duhet të përpiqeni të konsumoni më shumë fruta e perime gjatë periudhës së stresit. Ushqimet e gabuara nuk ju ndihmojnë ta kaloni, ndërkohë që edhe ju dëmtojnë shëndetin./CNA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Kafshë surrealiste dhe peisazhe mahnitëse/ 9 fotot mbresëlënëse të natyrës që duken si piktura

Publikuar

-

Nga

“BrightSide” ka sjellë në vëmendje disa imazhe nga e gjithë bota, ku tregon se natyra është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste ,  si piktura.

Sidoqoftë, këto imazhe janë reale dhe janë kapur me një aparat fotografik.

 

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Javë stresuese dhe pa energji? Ja cili planet e ka “fajin”

Publikuar

-

Nga

E filluat këtë javë me stres , pa energji dhe të mërzitur? Sipas astrologëve “fajin” për këtë e ka Marsi që tashmë ka kaluar në shenjën e Virgjëreshës dhe është koha të pastroni shtëpinë dhe jetën tuaj. Shenjat e Tokës si Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi do të fillojnë të riorganizojnë lehtësisht jetën e tyre, ndërkohë shenjat si Binjakët, Peshqit dhe Shigjetari do të kenë një periudhë sfiduese.

Marsi në shenjën e Virgjëreshës do të thotë zell dhe perfeksion.Ajo është shenja më perfeksioniste dhe detajiste, që nuk kombinohet shumë mirë me Marsin e nxehtë dhe të paduruar. Kështu që bëhuni gati të kujdeseni për përgjegjësitë tuaja dhe të realizoni çdo gjë në mënyrë perfekte që herën e parë. Nëse vini gjithçka në vijë tani, mund të jeni shumë produktivë dhe të lumtur 6 javët e ardhshme. Do të keni më shumë punë dhe pastrim sesa festa dhe vëmendje.

Por cilat janë rreziqet e kësaj lëvizjeje të planetit? Mund të ktheheni në të fiksuar dhe të shpërtheni sapo bëni një gabim të vogël, apo diçka nuk ju shkon siç duhet. Gjithashtu, do të keni tendencën të kritikoni tërë kohën të tjerët, prandaj përmbahuni.

Shtatori do të jetë muaji më produktiv i vitit, kështu që bëhuni gati.

LEXO TE PLOTE