Kryesore Show Biz
Krizë mes Donald dhe Melanie Trump?/ Ja detajet tronditëse që sqarojnë çdo gjë

Tashmë u bë kohë që në media të ndryshme flitet që Donald Trump dhe Melanie Trump janë ndarë me njëri tjetrin pavarësisht se jetojnë në një shtëpi. Ata as nuk hanë as nuk flenë dhe nuk kalojnë aspak kohë të lirë së bashku. Kështu shkruan “Washington Post” e cila ka zbuluar disa detaje mjaft tronditëse përsa i përket jetës së çiftit.
Prestigjozja shkruan se ata flenë në dhoma të ndara dhe ai kur zgjohet në orën 5:30 të mëngjesit ndez televizorin ose qëndron në telefon duke shkruar në Twitter në lidhje me situatat politike. Ndërsa Melanie thjesht ngrihet më vonë dhe merret vetëm më të birin. Një mik i presidentit Trump u shpreh se edhe kur shkojnë me pushime, Trump vetëm takon zyrtarë të larte dhe ndonjëherë luan edhe golf.
Pas aludimeve që dolën disa ditë më parë zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë u shpreh se asgjë nuk është e vërtetë dhe se çifti presidencial kalojnë shumë darka së bashku. Fakti që Melanie është shumë e mbyllur kohët e fundit e shprehu edhe Zonja e Parë e Francës pas takimit që patën. Thuhet se edhe mardhënia me vajzën e madhe të Trump , Ivanka dhe Melanie është zbehur shumë dhe ata nuk kanë raportin që kishin disa kohë më parë.