Connect with Us

Pushimet perfekte në 2018-n? Vetëm në këto 8 plazhe, sipas “Forbes”

Kuriozitete

Pushimet perfekte në 2018-n? Vetëm në këto 8 plazhe, sipas “Forbes”

Publikuar

-

Pas konsultave me një panel ekspertësh nga e gjithë bota, “Forbes” nxori listën e 8 plazheve më të mira të verës për vitin 2018, e i pari i padiskutueshëm konsiderohet i ashtuquajturi “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.Emrin nuk e ka marrë më kot. Ngjyrën e mrekullueshme, kësaj zone ia japin miliona fragmente koralesh të vogla të kuqe, të përziera me rërën e bardhë.

Peizazhi idilik është një prej vetëm 7 plazheve rozë të planetit, e famën e fituar prej rërës së rrallë ia shtojnë edhe ujërat e kristaltë.

I dyti renditet ishulli Pass në Filipine. I gjithë vendi njihet për plazhet e tij, por Passi të lë vërtet pa frymë. Ai konsiderohet “mishërimi i parajsës” dhe nuk ka mizeri njerëzish, ndaj kush shkon mund të shijojë një qetësi absolute.

Kalifornia arriti të bëhet pjesë e listës me plazhin e San Onofres, më i miri sipas “Forbes” për të kaluar të gjithë ditën. Ka çdo gjë që nevojitet, duke nisur nga dushet, vendet e barbekjusë dhe për të apasionuarit nuk mungojnë as dallgët me famë botërore.

Një plazh në Kamerun, Seme ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ekspertëve me rërën e vet vullkanike dhe pemët e kokosit.

Me ujërat e tij të kaltra nuk mbeti pas as “Paje” në Zanzibar, apo “Cayes” në Belize. I shtati është ishulli Phi Phi i Tajlandës, e renditjen e përmbyll Kendrosi në Greqi, një gji i bukur i rrethuar nga kodra që të kujton shumë, në fakt, Jugun tonë.

  • Kendros, Donousa, Greece

  • Phi Phi Islands, Thailand

  • Cayes of Belize, Belize

  • Paje, Zanzibar

  • Seme Beach, Cameroon

  • San Onofre State Beach, California, United States

  • Pass Island, Coron, Philippines

  • Pink Beach, Flores, Indonesia

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: