Connect with Us

Ushqimet që e kthejnë marrëdhënien seksuale në makth

Life Style

Ushqimet që e kthejnë marrëdhënien seksuale në makth

Publikuar

-

Edhe pse mund të keni shumë kohë me partnerin dhe keni krijuar një lidhje të fortë në të gjitha dimensionet, ndonjëherë marrëdhëniet seksuale nuk janë aq të mira.
Ndoshta nuk e kishit menduar por ajo që konsumoni para procesit ndikon në atë që do të ndodhë më pas.

Po po, kot nuk thonë dashuria kalon nga stomaku.Ndonjëherë janë disa gabime të vogla që çojnë në djall të gjitha përpjekjet që keni bërë për të patur një natë sa më të nxehtë me partnerin.

Kështu që, nëse doni që të mos keni telashe ereksioni apo thatësie vaginale sipas Living bëni mirë t’i evitoni ushqimet e mëposhtme, pasi mes tyre do të gjeni nga ata që ndoshta do t’ju befasojnë:

1. Çokollata: Ndonëse është një afrodiziak i çmuar për femrat, çokollata frenon sekretimin e testosteronit tek meshkujt dhe si pasojë ata shfaqin problem me ereksionin.

2. Djathi: Nuk e dimë si ia bëjnë francezët, duke patur parasyh varietetin e panumërt të djathërave që ka ky vend, por djathi para seksit është një ide e keqe për të dyja gjinitë. Me siguri do të përfundoni me dhimbje barku nga pas.

3. Kafeina: Kafeina rrit nivelin e ankthit, sidomos tek disa persona, njëkohësisht ajo nivelin e testosteronit dhe rrjedhimisht dëshirën seksuale.

4. Vera: Ndërkohë që një gotë verë duket sikur ju ndihmon, duke pirë shumë mund të kaloni një përvojë jo aq të bukur. Në një studim të University of Missouri–St. Louis, 11% e përdoruesve të alkoolit raportojnë se kanë probleme në arritjen e orgazmës. Arsyeja është se alkooli prek një pjesë të sistemit nervor që është e rëndësishme për zgjimin seksuale dhe orgazmën.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Mësoni më shumë rreth karakterit tuaj sipas shenjës së horoskopit/ Ja cilët janë personat më të rrezikshëm

Publikuar

-

Nga

1- Binjakët kanë marrë në dorë presidencat. Shumë prej presidentëve të shteteve nga e gjithë bota janë shenja e Binjakëve.

2- Gaforret janë më të rrezikshmit. Personat më të rrezikshëm i përkasin kësaj shenje.

3- Personat e shenjës së Luanit janë më të përkushtuar ndaj palestrës dhe ushtrimeve fizike.

4- Personat më të diskriminuar i përkasin shenjës së Virgjëreshës.

5- Shigjetarët kanë dyfishin e shanseve për t’u bërë të famshëm.

6- Shoferët më të këqinj i përkasin shenjës së Luanit.

7- Bricjapët janë ata që tradhëtojnë më shumë me sy.

8- Personat që i përkasin shenjës së Dashit kanë shumë mundësi të bëhen milionerë.

9- Atletët më të mirë janë zakonisht ata të shenjës së Ujorit.

10- Vrasësit serialë kanë një barazpeshë midis tyre. Vendi i parë ndahet midis Peshqëve dhe Binjakëve.

11- Skizofrenia është më e zakontë në shenjat e Ujorit dhe Peshqëve.

12- Disa nga shënjat qe kanë të ardhura të mira vjetore janë: Akrepi, Gaforrja, Luani dhe Demi.

13- Ndërkohe që ato me më pak të ardhura janë Ujorët dhe Bricjapët.

14- Personat me shenjën e Demit kanë një sens ndjesie shumë të zhvilluar.

15- Peshqit kanë mendime dashakeqe.

16-Binjakët janë ata që ndryshojnë vendet e punës më së shumti.

17- Personat që i përkasin shenjës së Dashit shkaktojnë më shumë aksidente.

18- Akrepat konsiderohen si personat më tërheqës.

19- Ujori është shenja që i përkasin më pak persona se shenjat e tjera.

20- Ndërkohë që dita që mban rekord lindjesh është 16 shtatori dhe personat i përkasin shenjës së Virgjëreshës.

21- Shigjetarët kanë kembë të gjata.

22- Peshqit janë ata që thyejnë më së shumti rregullat e qarkullimit.

23- Shenjat që e duan më shumë punën e tyre janë Shigjetarët, Bricjapët dhe Peshqit.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Ekskluzive-“Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh”/ Anila Kalleshi zbulon “sekretet” për një jetë të shëndetshme dhe të gjatë

Publikuar

-

Nga

Anila Kalleshi është një nga dietologet më të mira dhe të famshme në Shqipëri. Historia e saj e suksesit është shumë frymëzuese për çdokënd që dëshiron të ketë një karrierë të suksesshme në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar.

Ndër të tjera ajo është vlerësuar me çmime të ndryshme në eventet më të mëdha botërore që kanë lidhje me shëndetin. Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Anila ka rrëfyer sekretet dhe këshillat më të domosdoshme për kujdesin ndaj shëndetit.

Intervista e plotë:

1. Ju keni fituar shumë çmime të rëndësishme dhe jeni vlerësuar si një nga dietologet më të mira në Shqipëri. Cili nga këto çmime ka përmbushur qëllimin tuaj? Të thoni, po kjo është ajo që kam dashur gjithnjë?

Nuk ka qenë vetëm një çmim por disa që kanë përmbushur qëllimet e mia dhe kanë afirmuar karrierën time profesionale. Pra mund të përmend disa prej tyre: “ The name of Science” vlerēsuar në Lucerne të Zvicrës me motivacionin “A personal contribution of a candidate to scientific research, his/her personal achievements in the development of national science”, si dietologia më e mirë  në Konferencën e Ekselencës të Cilësisë dhe “ The Rose of Paracelsus”, çmim mjaft i rëndësishëm ndërkombërar që jepet për praktikat më të mira mjekësore nga European Medocal Association me qendër në Bruksel . (The Rose of Paracelsus is an award that is given to those who have excelled in the field of public health, in the organization, implementation and modernization of care and health services in general). Çmimi i Sokrates gjithashtu është një çmim mjaft i rëndësishëm për mua, i marrë në Kanë, me një vlerë të jashtëzakonshme, pasuar më pas me çmime të tjera të marra në Amerikë dhe në shumë vende të Europës. 
Theksoj se përgjatë karrierës sime kam marrë shumë  çmime prestigjoze ndërkombëtare të cilat kanë qenë vendimtare në fillimin e një karriere ndërkombëtare në fushën e dietologjisë. 
Ndërsa po të më pyesni cili është çmimi që them “Po, kjo është ajo që kam dashur gjithmonë”, është padyshim titulli që më është propozuar në Dhjetor të 2019 në Oksford, nga “Unioni Akademik i Oksfordit” si “Profesore Nderi”. Një vlerësim i tillë nga akademikë të shquar ndërkombëtare, është një vlerësim tejet i madh dhe një nder për mua të jem pjesë e tyre.



2. Në qendrën tuaj keni patur shumë personazhe të njohur që falë ndihmës dhe përkujdesit tuaj kanë arritur peshën ideale. Cili ka qenë rasti më i vështirë për ju?

Shumë prej tyre kanë teka, janë të përkëdhelura dhe mendojnë që e gjithë bota rrotullohet rreth tyre. Shpesh nuk janë të rregullt me seancat dhe nuk kanë vullnetin e duhur që t’i shkojnë deri në fund. Ka qenë një rast, nje personazh mjaft i njohur i skenes shqiptare ku gjatë periudhes se trajtimeve tek “AKC” hante çdo ditë akullore me pesë kupa. Ka shumë raste të tilla dhe gjithmonë mundohem që të kultivoj te ta një stil të shëndetshëm të të ushqyeri, pasi shpesh herë shikoj që abuzojnë me ushqimin.

3. Ku e gjen Anila të gjithë energjinë për të motivuar personat që vijnë në qendrën tuaj për t’u dobësuar pasi është shumë e vështirë të bindësh dikë të heqësh dorë  nga ajo që do më shumë për shembull ushqimi?

Pas gjithë këtyre viteve punë, i kam kushtuar një vëmendje të veçantë punës psikologjike te persona që kanë pasur nevojë të humbin kilogramët e tepërta. Pra kam pasur mundësinë të punoj me persona të cilët kanë pasur vullnet të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës dhe jetën e tyre, si dhe me ato që në një farë mënyre kanë dështuar në arritjen e qëllimit të tyre për shumë shkaqe. Sot janë në rrugën e duhur në sajë të trajtimeve në “AKC”, në sajë të vullnetit dhe përkushtimit të tyre, si dhe në sajë të punës së palodhur nga ana ime dhe stafit të “Anila Kalleshi Center” AKC.

4. Cili është 24 orëshi ideal sipas jush, si duhet të nisë,  vazhdojë dhe përfundojë dita?

24 orëshi ideal është një regjim i mirëbalancuar, nuk është një dietë por një regjim i mirëbalancuar i cili do të kishte të gjithë nutrientët dhe mikronutrientët e nevojshëm për organizmin. Trupi ynë është i programuar për të marrë të gjitha elementët që i japin energji, e mbajnë larg sëmundjeve, i rrisin sistemin imunitar si dhe të mbajnë çdo qelizë të trupit në funksion optimal. Dhe për të arritur këtë, duhet një regjim ushqimor i mirëbalancuar, i cili konsiston në marrjen e sasive të duhura të karbohidrateve, yndyrnave, proteinave por gjithashtu edhe të vitaminave, mineraleve, enzimave, fibrave dhe anti-oksidantëve. Një regjim ideal 24 orësh do të ishte ai që fillon me një zgjim të hershëm, i shoqëruar me një aktivitet fizik dhe nisjen e mëngjesit me një gotë uji me lëng limoni ose kanellë (të cilët janë perfekte për pastrimin e zorrëve).

Mëngjesi mund të jetë kos me drithëra dhe të kombinuara me fruta të thata. Antioksidantët që ato përmbajnë të mbajnë të ngopur gjatë dhe nuk e lejojnë trupin të kalojë në gjendje urie. Dreka është mirë të konsumohet në të njëjtin orar dhe të përmbajë sasi të balancuara karbohidrate/perime si dhe darka të përmbajë proteina/perime. Por gjithmonë duhet të kemi kujdes me sasitë e porcioneve si dhe me balancimin e tyre përgjatë ditës. Konsumi çdo ditë i lëngjeve të perimeve dhe frutave do të ishte një zgjidhje ideale për të marrë sasitë e duhura të lëngjeve që i nevojiten trupit. Sasia e ujit është ajo më e rëndësishmja, duhet konsumuar rreth 30 ml ujë për peshë trupore, duke i shtuar gradualisht sasi nëse personi merret me aktivitet fizik. Pra nëse merret me aktivitet fizik duhet të marri një sasi më të madhe të ujit, në mënyrë që të mos jetë i/e dehidratuar.



5. Cila është dieta më pak e “mundimshme” që do t’iu sugjeroje atyre që ndjekin dhe dëgjojnë me shumë vëmendje këshillat tuaja për mënyrën e të ushqyerit?

Dietat nuk janë shkop magjik, por janë një kombinim i shumë faktorëve: stil i shëndetshëm ushqyerje, aktivitet fizik, shumë vullnet dhe përkushtim. Pra “dieta perfekte” do të ishte një regjim ushqimor afatgjatë i kombinuar me aktivitet të rregullt fizik, i cili është çelësi kryesor për një jetë të shëndetshme dhe shëndet optimal. Mbani mend: Me shëndetin nuk ka kompromise! Është më mirë të parandalosh sesa të kurosh!

Intervistuar nga: Anxhelina Elezaj & Enxhi Rapo

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

A e shikoni dot? 16 fotot që do t’ju lënë pa mend, zbuloni kafshët më “kamufluese” në planet

Publikuar

-

Nga

Instikti i parë i kafshëve është të mbrohen nga grabitqarët duke zbuluar shumë mënyra si të fshihen. Disa kamuflime të tyret janë aq mira në mjediset e tyre natyrore, saqë është  gati e pamundur t’i shohësh ato.

Shikoni 16 fotot më sipër për të parë nëse mund të dalloni disa nga këto krijesa të pabesueshme dinake.

LEXO TE PLOTE