Connect with Us

Biznesmeni “dorëlëshuar”/Kush ishin VIP-at që shfrytëzuan pasurinë e të dashurit të Elvana Gjatës?

Showbizz

Biznesmeni “dorëlëshuar”/Kush ishin VIP-at që shfrytëzuan pasurinë e të dashurit të Elvana Gjatës?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata rreth 8 muaj më parë pranoi se ishte në një lidhje dashurie. Ajo rrëfeu gjithçka në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”.

Intervista me Ermal Mamaqin u zhvillua në shtëpinë e Elvanës dhe moderatori dëgjohet teksa i thotë: Po mirë mi goc vajte 62-vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare….

“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar,”- iu përgjigj Elvana: “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë. Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë,”- shtoi këngëtarja.

Por këngëtarja nuk e tregoi emrin e të dashurit të saj, biznesmenit, Ervin Mata, i cili u shpall ditën e djeshme në kërkim nga Policia e Shtetit.

Përplasja me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes , e cila la një të vdekur dhe dy të plagosur ndodhi në një lokal në zonën e ish-bllokut, e konsideruar si një ndër zonat më të sigurta në Tiranë.

Dyshohet se motiv për nisjen e sherrit që përfundoi me kasaphanë në zemër të Tiranës, është bërë këngëtarja e njohur, Elvana Gjata. Të paktën kjo është pista e kryesore ku ka përqendruar hetimet grupi hetimor, që ka arritur të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Si ishte jeta e Elvana Gjatës para mbrëmjes që i tronditi të gjithë?

Që prej fundit të nëntorit 2017, Elvana u kishte munguar fansave, derisa papritur u shfaq me një foto nga Hollywood, ku ishte në shoqërinë e një mashkulli simpatik. Ai ishte dhe personi që kishte realizuar foton, pikërisht fotografi i njohur King Vuddha, i cili ka shkrepur një set fotosh me Elvanën, që i paraprinë projektit të saj të ri muzikor. Më pas ajo u rikthye në muajin shkurt të vitit 2018 me një recital në një nga hotelet me emër të kryeqytetit, për ditëlindjen e saj të 31-të.

Ajo e “shndërroi” të gjithë ditëlindjen  në një dokumentar ku fliste edhe për jetën e saj por në sy binte luksi ku ajo jetonte dhe e rrethonte në atë ditë të shënuar për të, që nga ftesat e deri tek veshjet.

Sipas mediave Elvana Gjata do të prezantonte edhe partnerin, ku sipas tyre artistja e kishte  zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me një djalë të njohur në Tiranë për jetën e  shtrenjtë që bën dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur. Lidhja e tyre ishte bërë dhe familjare tashmë. Edhe pse pa ndonjë ceremoni, Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij, ndërkohë që 120 të ftuarit e koncertit recital , do të ishin dëshmitarë të momentit kur ajo ta përshëndesë apo prezantojë gjatë mbrëmjes.

Elvanës nuk i mungonte asnjë gjë për të jetuar si në ëndërr. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu shpenzimet e 31 vjetorit të saj kapën 20 mijë euro, vetëm për udhëtimet e fundjavës.

Pushimet luksoze me miqtë e saj të ngushtë

Vera e këtij viti ishte “shpërthimi” i Elvana Gjatës në mediat shqiptare.

Pushimet e saj luksoze u bënë “kryefjala” ku në sy binin helikopterët privatë, fotot nga Franca, jahte, dhe udhëtimi  me miqtë e ngushtë si Ermal Mamaqi, Ami  dhe Almeda Abazi në koncertin e Beyonce në Itali ku biletat nuk shiten edhe aq lirë.

“Faleminderit Elvana Gjata që na mikprite në këto pushime ëndrrash,”-shkruante Ermali në Instagram, duke konfirmuar se të gjitha këto pushime marramendëse dhe luksoze ishin paguar nga Elvana.

Por lind pyetja a ka pasur gisht në mbulimin e shpenzimeve luksoze i fejuari i Elvanës, biznesmeni Ervin Mata i cili sot është në kërkim për vrasjen që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes?/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

“Një princeshë në karantinë”/ Françeska Jaçe ngre temperaturat me videon e nxehtë

Publikuar

-

Nga

Modelja e njohur Françeska Jaçe ka tërbuar Instagramin teksa ka publikuar një video shumë të nxehtë.  Me veshje intime dhe qëndrim mjaft seksi, Franceska ka lënë të gjithë fansat e saj gojëhapur. “Një princeshë në karantinë”, shkruan ajo krahas videos. Menjëherë rrjeti është mbushur plot komente komplimentuese drejt saj.Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Me bikini të kuqe flakë/ Zaimina Vasjari “tërbon” ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja Zaimina Vasjari është një nga vajazt më seksi të shoëbizit shqiptar. Ajo di të rrëmbejë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj me fotot e nxehta që publikon shpesh në rrjetet sociale. Së fundi Zaimina ka vendosur të vijë me një pozë ‘të nxehtë’, veshur me bikini të kuqe. Duke nxjerr në pah hiret […]

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Rita Ora provokon ndjekësit/ Publikon fotot me bikini nga karantina

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora tashmë është bërë e parezistueshme në rrjetet sociale.  Rita ka publikuar disa foto ku shihet teksa merr rreze dielli me bikini. Këngëtarja ka treguar dhe një herë linjat e saj perfekte. Pavarësisht se jemi në kohë pandemie Rita ka arritur të kontrrollojë kilet e tepërta dhe këtë e vërtetojnë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: