Connect with Us

Hashashi në mjekësi/ Efekte pozitive te të sëmurët me Alzheimer

Life Style

Hashashi në mjekësi/ Efekte pozitive te të sëmurët me Alzheimer

Publikuar

-

Kanabisi, një drogë me nam të keq, gjithmonë e më shumë po gjen përdorim në mjekësi si mjet kundër dhimbjes, e shpresat janë edhe për një efekt pozitiv të tij tek personat që vuajnë nga Demenca.

Në kohën kur Kanadaja u bë vendi i dytë i botës që e legalizoi përdorimin rekreativ të lëndës narkotike, ekspertët e Universitetit të Bonit tregojnë se eksperimentet e bëra tek minjtë, dëshmuan një ndikim të qartë të marijuanës në ngadalësimin e procesit të plakjes së trurit.

Studiuesit e Institutit për Psikiatrinë Molekulare pranë këtij universiteti vunë re përmirësim të funksioneve të trurit tek minjtë e vjetër pas dhënies së një dozë të vogël të lëndës përbërëse të kanabisit THC, thuhet në revistën “Nature Medicine”.

Drejtori i Institutit, Andreas Zimmer nuk e fsheh optimizmin se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe tek njerëzit. Për këtë do të nisë shumë shpejt një studim klinik me persona të moshuar në Bonn.

Studiuesit duan të dinë, nëse THC ka ndikim në funksionet e trurit të njerëzve me demencë në stadin e parë apo në fillimet e Alzheimerit. Edhe në Izrael studiuesit janë marrë me kërkime të shumta mbi efektin e kanabisit dhe kanë dalë në përfundime pozitive.

Aktualitet

Horoskopi ditor 23 korrik 2019/ Dashuria dhe financat, zbuloni si do të jetë kjo ditë për ju

Publikuar

-

Dashi

Lidhja që keni gatuar me dikë tjetër është duke u bërë më e komplikuar tani dhe sot ju mund të dëshironi të tërhiqeni dhe t’i shikoni gjërat nga perspektiva e një të huaji. Askush nuk është perfekt dhe ju duhet ta kuptoni këtë.

Demi

Nëse doni të keni një ditë unike, gjithçka që duhet të bëni është të keni një qasje unike. Ajo që duhet të bëni është t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Provoni ta shikoni botën si një audiencë që duhet të argëtohet. Jini më të shoqërueshëm me të gjithë.

Binjakët

Përpiquni. Kjo fjalë e vogël mund të thotë gjëra të mëdha për ju sot. Nuk mund të jeni gjithmonë i suksesshëm në çdo gjë që nisni, por gjithmonë mund të provoni përsëri. Është koha që ju të shpalosni personalitetin tuaj.

Gaforrja

Një person tek i cili keni pasur shumë besim në të kaluarën mund t’ju ketë zhgënjyer kohët e fundit, por ka më shumë në këtë histori se sa keni kuptuar ju. Sot mund t’ju tregohen arsyet e vërteta të veprimeve të këtij personi.

Luani

Dëgjoni me vëmendje përpara se të reagoni. Merrni të gjitha udhëzimet që nevojiten para se të hyni në veprim. Në çështjet e dashurisë duhet të keni më shumë besim tek partneri.

Virgjëresha

Është dita e përsosur për ju që të ndaloni atë që po bëni dhe të shijoni sukseset që keni arritur qofshin ato të vogla. Kaloni një darkë të këndshme nën shoqërinë e një personi që e doni dhe e vlerësoni shumë.

Peshorja

Kufizimet që i keni vënë vetes kohët e fundit nuk janë më të dobishme për jetën tuaj. Nëse e vendosni veten në një buxhet më të shtrënguar, një dietë të re, ose ndonjë lloj tjetër regjimi të rreptë, sot universi ju jep leje të shkoni jashtë planit dhe të bëni atë që dëshironi.

Akrepi

Idetë tuaja janë të mëdha dhe mbresëlënëse, por-ndoshta nuk kuptohen nga njerëzit që keni përreth. Mendoni për auditorin tuaj-çka është më e rëndësishme për ta? Përqendrohuni në atë dhe tregojini atyre se si mund të marrin atë që duan nga plani juaj.

Shigjetari

Ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për problemin tuaj kompleks financiar – mos shpenzoni para për një kohë të caktuar! Mundohuni të mendoni më tepër si një konservator fiskal. Marrëdhënia juaj tashmë e ndërlikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse.

Bricjapi

Shfaqja e një niveli të lartë agresioni do t’ju bëjë më shumë dëm sesa të mirë tani, kështu që përpiquni fort të luani me kujdes sidomos me njerëzit që thjesht duan t’ju shkatërrojnë nervat. Ka shumë gjëra pozitive për të menduar sidomos në dashuri.

Ujori

Nëse diçka konfuze po fillon të ndërtohet mes jush dhe një personi tjetër, mos u përpiqni ta luftoni kot. Edhe nëse e dini që kjo nuk është aspak diçka që ju e dëshironi, një ditë tjetër e përjetimit të kësaj ndjesie nuk do të dëmtojë askënd. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për ju që të kuptoni se çfarë nuk dëshironi në jetë.

Peshqit

Ju do të merrni shumë vëmendje pozitive shumë shpejt. Nëse një grup po kërkon një udhëheqës, duhet të emëroni veten për këtë punë. Me mënyrën se si gjërat po shkojnë sot, të jeni të sigurt se do të fitoni çdo lloj konkursit të popullaritetit.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasje të vogla/ Oja i merr Merves shtëpinë, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Oja kërkon të marrë shtëpinë e Merves dhe ëndërron të krijojë një familje të madhe. Merve e përqesh Ojan pasi mendon se ajo nuk mund të krijojë familje. Oja e kërcënon se do i tregojë provat Serhanit. Ajo i merr Merves edhe Rashelin. Komisari mëson se hetimet për vrasjen në Sarmashëk janë mbyllur. Ai vendos të mos ndalojë së zbuluari të vërtetën dhe i vihet pas Tajlanit. Tajlan ia mbath nga komisari por ai arrin ta kapë dhe e merr në pyetje. Tajlan i tregon komisarit se Merve dhe Oja gjithnjë kanë qenë armike por ditën e vrasjes ishin bërë ortake. Burxhu tronditet kur sheh se ka helmuar Mehmetin.

Arzu shkon në spital ndërsa Burxhu e ndjek pas. Arzu ka frikë se do e humbasë Mehmetin ndërsa Enver i gjendet pranë. Doktori njofton Arzun se Mehmet e ka kaluar rrezikun për jetë. Enver e kupton që Arzu vazhdon ta dojë Mehmetin dhe vendos të mbeten miq. Merve kërkon ndihmën e avokates por nuk i tregon asaj të vërtetën. Arzu dhe Mehmet rikthehen në shtëpinë e tyre dhe kuptojnë që nuk mund të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Arzu vendos ta falë Mehmetin. Mehmet shkon në shtëpinë e Burxhus dhe e kërcënon se do e vrasë. Serhan i tregon Mehmetin situatën e vështirë në të cilën ndodhet me Ojan.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rreziku i mbajtes së ushqimeve në frigorifer/ Ja cilat duhet t’i hiqni urgjentisht

Publikuar

-

Keni dëgjuar se buka duhet të mbahet në frigorifer që mos të prishet? E keni gabim.  Sipas ekspertëve lista e mëposhtme e ushqimeve nuk duhet mbajtur kurrë në frigorifer.

Përshembull, jemi të sigurtë se në frigoriferin tuaj tani, ka plot ushqime që s’e kanë vendin aty. Madje, po i prishni nëse i lini edhe më. Cilat janë këto ushqime?

 

Qepët: Zënë myk dhe squllen

 

Salca pikante: Shumica prej tyre mund të ruhen në dollap deri në 3 vjet

 

Borziloku: Fishket dhe absorbon aromat e mjedisit përreth

 

Patatet: Bëheni si me rërë, gjë që ndikon në shijen e tyre

 

Alkooli: Duhet ruajtur në temperaturën e dhomës

 

Buka: Ndonëse na është thënë që një bukë e vendosur në frigorifer, mund të qëndrojë për ditë të tëra dhe të konsumohet pa problem më pas, e vërteta është ndryshe. Thahet!

 

Mjalti: Në frigorifer mjalti kristalizohet dhe bëhet më i trashë shumë më shpejt

 

Domatet: Humbasin shijen dhe cilësinë

 

Shalqini: Humbet antioksidantët

 

Hudhra: Ju dalin filiza dhe myken

LEXO TE PLOTE