Connect with Us

Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja pse “kutitë” e fëmijëve nuk janë aspak të sigurta

Kuriozitete

Shkencëtarët japin paralajmërimin: Ja pse “kutitë” e fëmijëve nuk janë aspak të sigurta

Publikuar

-

Shumë prindër nga e gjitha bota, kohët e fundit kanë filluar që t’i ndërrojnë krevatët tradicionalë të fëmijëve me disa kuti kartoni.

Këto kuti, të përshtatura për të mbajtur një fëmijë të vogël, mendohet se janë më të sigurta dhe zvogëlojnë shanset për vdekjet foshnjore.

Por, në një shkrim në revistën mjekësore britanike, hulumtuesit kanë paralajmëruar se kutitë duhet të përdoren vetëm si “zëvendësuese të përkohshme” nëse asgjë tjetër nuk është në dispozicion.

Këto kuti kartoni vijnë me një dyshek që përshtatet në pjesën e poshtme dhe thuhet se mund të shkurtojnë vdekjet foshnjore.

Profesori Peter Blair, nga Universiteti i Bristolit dhe kolegët e tij argumentojnë se nuk ka dëshmi se këto kuti pakësojnë vdekjen e fëmijës.

Shkalla e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS), siç është e njohur, është e ulët në Finlandë. Megjithatë, normat janë po aq të ulëta në vendet fqinje të Finlandës , si Suedia dhe Danimarka, ku kutitë nuk jepen.

Profesor Blair gjithashtu vuri në pyetje sigurinë e këtyre kutive të cilat nuk i lejojnë prindërit që t’i shohin fëmijët nga larg. Pra mund t’i kontrollojnë vetëm nëse ndodhen sipër tyre.

Çfarë janë kutitë e kartonit për fëmijë?

Koncepti buron nga Finlanda, ku prindërve të rinj u jepet një kuti kartoni, e cila mund të përdoret si një shtrat, i mbushur me produkte për fëmijë dhe një dyshek. Tradita është cituar si ndihmesë në reduktimin e shkallës së sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS) – e njohur si “vdekja e djepit”. 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Amerikanët dynden në plazhe/ Thyejnë rregullat e karantinës

Publikuar

-

Nga

Temperaturat e larta kanë bërë që mijëra amerikanë të dynden në plazhet e Kalifornisë Jugore. Plazhet janë mbushur plot edhe pse ndodhen në një periudhë izolimi ku sipas urdhrave të qeverisë duhet të qëndrojnë në shtëpi. Rojtarëve të plazheve u është dashur të zbatojnë një pjesë të udhëzimeve dhe kufizimeve , duke përfshirë mbajtjen e […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Tërheqin meshkujt dhe udhëheqin në një marrëdhënie/ Shenjat më të parezistueshme të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Demi Femrat e lindura nën këtë shenjë janë të mrekullueshme gjë që i bën meshkujt të bien menjëherë në dashuri me to.Femrat e kësaj shenje të zodiakut janë tërheqëse dhe kokëfortë. Ata jetojnë në etikën e tyre, kështu që shumë burra nuk mund të jetojnë me ta. Për të qenë me ta, duhet të tregoni […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Ekipi i NASA krijon ventilatorin për pacientët e prekur nga Covid-19

Publikuar

-

Nga

Inxhinierët në NASA kanë zhvilluar një prototip të ventilatorit nën presion të lartë të përshtatur posaçërisht për të ndihmuar pacientët me koronavirus, sipas agjencisë . Quhet VITAL, ose Teknologjia e Ndërhyrjes së Ventilatorit, e Hapshme në vend. Dhe pasi kaloi një test kritik në Shkollën e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai në Neë York në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: