Connect with Us

Pse i kam venat kaq të dukshme në lëkurë?

Life Style

Pse i kam venat kaq të dukshme në lëkurë?

Publikuar

-

Në rast se lëkura juaj karakterizohet nga një transparencë e venave, përgjithësisht 4 janë arsyet kryesore:

1. Venat e dukshme mund të jenë krejt normale për llojin e lëkurës suaj

 

Specialistët shprehen se lëkura e zbehtë dhe e hollë ka tendencë të shfaqë vena më të dukshme se e kundërta e saj. Nëse e keni parasysh, të moshuarve ju vihen re lehtësisht venat në duar apo këmbë. Kjo ndodh për shkak se me kalimin e viteve, shtresa e yndyrës bëhet përherë e më e hollë. Një tjetër arsye është fakti se venat e disa personave pozicionohen shumë më në sipërfaqe së të pjesës tjetër.

2. Përgjithësisht ndodh pas aktiviteti të shumtë fizik

Fryrja dhe shfaqja e venave në sipërfaqe të lëkurës gjatë ushtrimeve është mëse e zakonshme. Muskujt vihen në lëvizje dhe venat ngjiten lart. Pas përfundimit të aktivitetit ndodh shfryrja dhe normalizimi i tyre.

3. Gjatë shtatzënisë

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi volumi i gjakut i një gruaje shtatzënë është shumë i madh, ndaj venave u duhet të zgjerohen për të bërë të mundur rrjedhjen e kësaj sasie të lartë. Nëse nuk keni patur më parë vena të dukshme, zakonisht ato zhduken në pak ditë, fill pas lindjes.

4. Koha për të takuar një mjek

Në rastet e mësipërme nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por jo gjithmonë ndodh kështu! Në rast se venat shoqërohen me simptoma si dhimbje kraharori, probleme me frymëmarrjen apo enjtje duhet të bëni më patjetër një kontroll. Të tilla shenja lidhen me sëmundjet venoze, të cilat nuk duhen anashkaluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nuk arrijnë dot t’i fshehin emocionet/ 4 fakte interesante që nuk i dinit rreth shenjës së Gaforres

Publikuar

-

Nga

Gaforret kanë tendëncën të analizojnë çdo situatë. Gaforret janë shumë kuriozë dhe duan të dinë çdo gjë rreth gjithçkaje. Kur duhet të marrin një vendim të rëndësishëm ata janë në agoni për orë, ditë apo edhe javë të tëra duke peshuar anët negative dhe pozitive të këtij vendimi. I frikësohen shumë refuzimit nga njerëzit që […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Manipulues dhe kokëfortë/ Tiparet më negative për çdo shenjë të horoskopit

Publikuar

-

Nga

Dashi Demi ka tendencën që ti bëjë gjërat në mënyrë shumë impulsive për shkak se edhe si natyrë është shumë impulsive. Nëse diçka nuk ka të bëjë me idenë e tyre atyre nuk u intereson aspak kjo gjë. Demi Ata janë shumë posesivë, materialist dhe dembelë. Ndonjëherë duhet forcë tu mësosh atyre rregullat pasi janë […]

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Nuk kursejnë aspak/ 3 faktet që nuk i dinit rreth shenjës së Demit

Publikuar

-

Nga

Një nga tiparet më të mira të Demit është se janë shumë të qetë. Në përgjithësi Demi është një nga shenjat më të qeta të zodiakut. Tokai  ndihmon ata që të qëndrojnë të qetë në situata stresuese. Nuk është  një shenjë dembele Ata punojnë shumë për të qenë në gjendje të jetojnë jetën me luksin […]

LEXO TE PLOTE