Connect with Us

Këto ushqime nuk duhet t’i lani kurrë para gatimit

Life Style

Këto ushqime nuk duhet t’i lani kurrë para gatimit

Publikuar

-

Na ndodh të gjithëve që para se të gatuajmë t’i lajmë produktet që do të hamë. Mirëpo jo në të gjitha rastet funksionon kështy. Kjo pasi ndonjëherë larja e perimeve apo ushqimeve ka rrezik të jetë edhe e dëmshme për shëndetin.

Arsyet i gjeni më poshtë: Nqs keni menduar që deri më sot tëlani këto ushqime i hiqni të gjitha bakteret, është koha të mendoheni dhe njëherë pasi të keni lexuar këtë artikull:

Pula dhe peshku: Zakonisht e lani pulën në lavaman para se ta gatuani atë? Nëse po, mund të jetë koha për ta lënë këtë zakon. Jo vetëm që nuk eliminon ndonjë baktere nga ushqimi juaj, por mund të rrisë rrezikun e ndotjes. Duke larë pulën e papërpunuar në lavaman, me shumë mundësi mund të përhapni bakteret në të gjithë kuzhinë tuaj. E vetmja mënyrë efektive për të hequr qafe bakteret është të gatuhet.

Mishi I kuq: po aq e rrezikshme sa larja e pulaës dhe peshkut, në aspektin e përhapjes së baktereve. Por përveç kësaj ju jeni duke i shtuar lagështi mishit kur e lani atë. Lagështia e shtuar gjatë larjes do të krijojë avull që gjithashtu do të ndikojë në shije.

Kërpudhat: Si mishi, ashtu dhe kërpudhave I ndryshohet shija në momentin që I lani. Kjo nuk i bën ato të rrezikshme. Kërpudhat janë jashtëzakonisht shumë absorbues, kështu që mbajini ato larg nga kontakti I gjatë me ujin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Nga Florida në Tajlandë/ Zbuloni 7 vijat bregdetare më të bukura në botë

Publikuar

-

Nga

Brigje, plazhe, ishuj, oqeane, male, shkëmbinj dhe gadishuj. Nëse doni t’i shihni të gjitha këto, atëherë “MailOnline Travel” ka menduar për ju dhe ka publikuar disa prej fotove më spektakolare të vijave bregdetare në botë.

Më sipër do të shikoni një fotogaleri me vijat bregdetare që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme.

Tajlandë

Ishujt Faroe

Florida

Marok

Irlande

Indonezi

Marseje

LEXO TE PLOTE

Life Style

Rrezik helmimi dhe probleme shëndetësore/ Zbuloni 11 ushqimet që nuk duhet t’i ngrohni në mikrovalë

Publikuar

-

Nga

A e dinit që jo cdo ushqim duhet të ngrohet në mikrovalë? Sipas ekspertëve ato mund t’ju shkaktojnë probleme shëndetësore, në rast se ngrohen nëpërmjet valëve.

Më poshtë do të njiheni me disa nga ushqimet që mund t’ju rrezikojnë shëndetin nëse i ngrohni në mikrovalë.

Selino, spinaqi dhe panxhari

Nxhetësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.

Vezët

Nëse rinxehni vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.

Kërpudhat

Ngrohini në tigan: mikrovala mund t’i shkatërrojë dhe t’ju provokojë dhimbje stomaku.

Patatet

Ngrohja në mikrovalë ndryshon shijen dhe konsistencën e patateve, por jo vetëm: në patatet e gatuara dhe më pas të lëna në temperaturën e ambientit, tenton të zhvillohet ‘clostridium botulinum’. Mikrovala nuk është në gjendje ta shkatërrojë këtë bakter. Më mirë ngrohini në furrë ose tigan.

Pula

Kurrë në mikrovalë. Më mirë ngroheni në furrën tradicionale. Mishi i pulës kontaminohet lehtë nga bakteret dhe për të eliminuar këto mikroorganizma, duhet një nxehtësi e fortë e përhapur në mënyrë uniforme, gjë që nuk e siguron dot mikrovala.

Piza

Pica është një ushqim që mund të konsumohet edhe në temperaturën e ambientit. Nëse preferoni ta ringrohni, evitoni mikrovalën sepse e zbut shumë. Ngroheni në furrën tradicionale pasi ajo e lë krokante.

Orizi

Lënia e orizit në temperaturën e ambientit lejon shumimin e baktereve të cilat mund të shkaktojnë probleme të zorrëve: ngrohja në mikrovalë nuk i eliminon këto baktere.

Spinaqi

Spinaqi, ashtu si perimet e tjera me gjethe jeshile, mund të përmbajë sasi të rëndësishme nitratesh. Ngrohja në mikrovalë mund t’i transformojë ato në nitrite dhe më pas në nitrosamine, përbërje organike të klasifikuara si kancerogjene: mund të ndikojnë në kapacitetin e gjakut për të transportuar oksigjen.

Mishin e përpunuar

Mos ngrohni ëurstel në mikrovalë: gatimi në mikrovalë gjeneron produkte të oksidimit të kolesterolit të cilat lidhen me sëmundje kardiake.

Specat djegës

Valët e mikrovalës gjenerojnë një reaksion kimik me kapsacinën dhe kjo jo vetëm thekson shijen djegëse të specave, por mund t’i bëjë edhe helmuese.

Bukët dhe fokaçet

Brumi i bukëve dhe fokaçeve ndryshon konsistencën dhe humbet shijen kur futet në mikrovalë.

LEXO TE PLOTE

Life Style

Horoskopi ditor 21 shtator 2019/ Puna dhe dashuria, zbuloni surprizat e fillimit të fundjavës për ju

Publikuar

-

Nga

Dashi

Dashuria: Dita e nisur mund të jetë një pikë kthese për ju. Që në mëngjes mund të ketë risi të habitshme, tranziti i Venusit në një aspekt pozitiv mund t’ju japë një nxitje shtesë. Beqarët do kenë shumë karta për të luajtur.

Puna: Ata që kanë një biznes të pavarur sot mund të kenë mundësi të tjera të mira për të qenë më të suksesshëm.

Demi

Dashuria: Dyshime të forta mund të lindin në dashuri, mos harroni se gjërat do të jenë më mirë nëse ka më shumë disponibilitet nga ana e partnerit/es. Fillimi i ditës premton të jetë shumë interesant për beqarët, mundësi të reja për tu rikthyer në lojë.

Puna: Disa nga ju mund të punojnë për një kompani të re ose të fillojnë një biznes të ri. Gjërat do të fillojnë mirë.

Binjakët

Dashuria: Sot mund të mbështeteni në ndjeshmërinë dhe intuitën tuaj për të kuptuar më mirë qëndrimin e personit që keni pranë jush. Ka shumë beteja për të cilat po luftoni në këtë fazë. Beqarët do rrethohen nga njerëz që nuk janë të sinqertë.

Puna: Nëse keni vendosur të parashtroni një ide tuajin, do të duhet të përdorni të gjithë diplomacinë tuaj për ta realizuar atë.

Gaforrja

Dashuria: Yjet e kësaj dite do të jenë interesante për ndjenjat. Për ca kohë edhe çiftet më solide kanë pasur diskutime dhe janë larguar. Nëse jeni beqar dhe doni të filloni një histori do të favorizoheni.

Puna: Ju dëshironi të dilni në punë, e cila në javët e ardhshme do të kthehet të jetë protagonisti absolut i mendimeve tuaja.

Luani

Dashuria: Një ditë e rëndësishme hapet posaçërisht për ata që janë tashmë në çift, ndjenjat janë intensive dhe të ndërsjella. Në funksion të planeve për të ardhmen. Disa konfuzione mbretërojnë në mendjen e beqarëve, kështu që problemet shumohen.

Puna: Do të duhet të keni kujdes që të mos humbni kohë për përfitime të vogla. Dikush do të duhet të vendosë portofolin e tij.

Virgjëresha

Dashuria: Do të jetë një ditë plot pasiguri. Në dashuri duhet shumë tolerancë, ata që kanë një histori për një kohë të gjatë shpesh do të ndjehen të lënë jashtë. Nëse jeni beqarë, duhet të mbani mend se do të thirreni për të bërë zgjedhje të shkëlqyera edhe në fushën sentimentale dhe ky moment po afron.

Puna: Shumë prej jush tashmë po zbatojnë plane veprimi për projekte të reja që do të dalin në dritë.

Peshorja

Dashuria: Do të duhet të jeni të kujdesshëm sepse sot do të hasni diskutime të papritura dhe ngjarje të papritura. Mundësi të mëdha për ata që kanë patur një krizë në çift. Nëse jeni beqarë, yjet do të jenë në gjendje të gjurmojnë rrugën, por do të duhet të jeni ju ata që të shfrytëzoni mundësitë.

Puna: Nga sot, Mërkuri do të fillojë një tranzit mjaft interesant për ju. Ka të ngjarë që shumë prej jush të rikuperohen profesionalisht.

Akrepi

Dashuria: Sot ata do të jenë yje të rëndësishëm për ju në dashuri. Për ata që duan të jetojnë një histori të re, do të ketë mundësi që të ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e gjërave. Zemrat e vetmuara do të kenë kushte në favor të tyre për tërheqje.

Puna: Për ata që po planifikojnë të ardhmen e tyre mirë, do të vijnë suksese të mëdha.

Shigjetari

Dashuria: Disa mund të kenë dyshime në dashuri. Njerëzit që kanë pasur një shpërthim papritmas mund të pësojnë nostalgji ose zhgënjim. Beqarët do duan të vazhdojnë me një person intrigues.

Puna: Mundësi të mira për ata që kanë vendosur të ndryshojnë profesionin. Shumë prej jush do të jenë të zënë duke bërë gjëra të rëndësishme në lidhje me biznesin.

Bricjapi

Dashuria: Vala e forcës së madhe vazhdon të zhvillohet, veçanërisht në ditët në vijim. Venera do të kthehet në aspektin pozitiv dhe do të ketë momente të paharrueshme në dashuri. Beqarët do të duhet të presin pak më shumë për të gjetur shpirtin e tyre binjak.

Puna: Fillon një kohë më e qetë për punë, shfrytëzojeni lehtë dhe do të jeni shumë të kënaqur me rezultatet.

Ujori

Dashuria: Është një ditë sentimentale e rikuperimit dhe yjet kanë parashikuar për ju një rifillim më të mirë në dashuri. Ndjenjat shpejt mund të shpërblehen. Mundësi të reja për të takuar njerëz të rinj për beqarët, një mbrëmje e paharrueshme.

Puna: Projektet e vazhdueshme po përparojnë dhe pas pushimeve ju keni rifilluar shkëlqyeshëm. Perspektiva të shkëlqyera në horizont.

Peshqit

Dashuria: Hëna në shenjën tuaj do t’ju japë një gjallëri më të madhe dhe gjithashtu do të keni një parajsë pozitive për ndjenjat. Kushdo që ka filluar një lidhje të re gjatë verës, mund ta vazhdojë atë me të mirat e yjeve. Për beqarët gjatë rrugës, shumë surpriza të bukura.

Puna: Situata profesionale është shumë e lodhshme, shumë prej jush kanë filluar një rrugë të re dhe duhet të vazhdojnë.

LEXO TE PLOTE