Connect with Us

Shokuese! 20-vjeçarja për pak sa nuk humbet shikimin, teksa zgjat qërpikët në salonin e bukurisë

Kryesore Show Biz

Shokuese! 20-vjeçarja për pak sa nuk humbet shikimin, teksa zgjat qërpikët në salonin e bukurisë

Publikuar

-

Një nga rregullat numër një që duhet të dimë përpara se të konfirmojmë një takim në qendër estetike, është të bëjmë sa më shumë kërkime. Sidomos në rastet kur bëhet fjalë për qërpikët dhe sytë i kemi të mbyllur përgjatë gjithë procesit dhe nuk e dimë me siguri se çfarë teknike apo produktesh po përdoren.

Por le të marrim një leksion të mirë nga kjo përdoruese e “Twitter”:

Në 19 tetor, studentja 20-vjeçare që jeton në Londër, Megan Rixson prenotoi një takim për të zgjatur qërpikët me një salon që nuk kishte qënë kurrë më parë. Gjatë procesit, ajo përjetoi shumë djegie dhe për dy ose tre orë kur po vendoseshin qërpikët, e kishte të pamundur të shihte.

“Kur po bënte syrin e parë, po digjesha nga dhimbjet. Por ajo më tha mos u shqetëso, është normale dhe më këshilloi që ta mbaja syrin hapur. Më digjte aq shumë syri, saqë mbyllej normalisht, ndërsa ajo sërish këmbëngulte që ta mbaja hapur. Pasi përfundoi, u ula në krevat dhe nuk po mund të hapja dot më sytë. E pyeta nëse kjo është normale, e ajo tha se po.” – është shprehur Rixson për “Buzzfeed News”.

Pasi 20-vjeçarja u largua nga saloni i bukurisë, ajo publikoi një video ku shfaqte sytë e lotuar, duke shpjeguar sesi ndihej: “Njëri sy është në flakë dhe nuk mundem dot ta hap aq shumë. Nuk po qaj se jam e trishtuar, por sepse sytë e mi lotojnë. Nuk shoh më asgjë qartë!”  

 

Megan Rixson@MeganRixson

Girls be very very careful where you get your eyelashes done!!I got my individuals done today somewhere new and it turns out they used nail glue on my lashes. I genuinely lost my sight for 2 hours. Thankfully the swelling has gone down, but there still very sore. Be careful😭

Sipas “Daily Mail” studentja u ritkhye në salon më vonë gjatë ditës, për t’i kërkuar llogari punonjësve.

“Kur i dashuri im pyeti se çfarë ngjitësi u përdor, një grua në salon tha ‘ajo është për thonjtë’ dhe më kapi ankthi” – shpjegon ajo.

Fatmirësisht, Rixson nuk pati dëm afatgjatë, por një paralajmërim të mirë se me shikimin nuk bëhet shaka. Dhe nëse ke vendosur që të zgjatësh qërpikët, bën mirë të kontrollosh rreth salonit, të pyesësh 100 vetë për eksperiencën e tyre dhe më pas të guxosh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“S’ka fjalë për ta përshkruar”/ Jonida Maliqi i kushton fjalët e veçanta babait të saj për ditëlindje

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, shpesh poston foto ose video nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka treguar se këtë të hënë i ati i saj feston ditëlindjen. Me rastin e kësaj dite të veçantë, Jonida ka zgjedhur të publikojë një foto me të atin. Në foton në fjalë këngëtarja po i […]

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Emmy Awards”/ Cilët ishin filmat që “mrekulluan” botën dhe fituan çmimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

“Emmy Awards” ka “gozhduar” përpara ekranit fansat e filmave ku mbrëmjen e djeshme morën çmimet më të rëndësishme. Ceremonia dedikuar prodhimeve më të mira filmike, kishte eventin e 71-të dhe sigurisht  në të nuk munguan çmimet. Ceremoninë që u mbajt në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles shpalli fitues në kategorinë “Filmi më i […]

LEXO TE PLOTE

Fashion

“Konkurrenca ishte e fortë”/ “Emmy Awards”, zbuloni kush ishin të veshurat më bukur në tapetin e kuq

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme në Teatrin Microsoft në qendër të Los Angeles, u zhvillua edicioni i 71-të të “Emmy Awards”. Yjet ishin veshur për të konkurruar njëra-tjetrën fuqishëm në tapetin e kuq ku mes tyre u dalluan Kim Kardashian, Emilia Clarke, Zendaya dhe Mandy Moore te cilat ishin në mesin e të famshmeve që mahnitën me look-un […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: